LIVE UPDATES
Politike

“Të rinjtë që frymëzojnë”, Muzhaqi: Dorëzuam çmimet për 14 të rinj model frymëzimi dhe certifikuam 40 të tjerë

Ministrja Bora Muzhaqi vlerësoi nismën “Të rinjtë që frymëzojnë”, e cila bën bashkë të rinj frymëzues nga e gjithë Shqipëria që shkëlqejnë në fusha të ndryshme dhe janë një shembull frymëzues për bashkëmoshatarët e tyre, por dhe për komunitetin në tërësi”.

27 Janar 2024, 20:06 Nga r.ll
“Të rinjtë që frymëzojnë”, Muzhaqi:
pamje nga eventi

TIRANË- Të rinj që janë modele suksesi, të rinj të talentuar dhe aktiv në fusha të ndryshme si inovacioni, arti, sporti, angazhimi rinor dhe të drejtat e njeriut u promovuan në një ceremoni tejet të vecantë të organizuar nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.  

Ministrja Bora Muzhaqi vlerësoi nismën “Të rinjtë që frymëzojnë”, e cila bën bashkë të rinj frymëzues nga e gjithë Shqipëria që shkëlqejnë në fusha të ndryshme dhe janë një shembull frymëzues për bashkëmoshatarët e tyre, por dhe për komunitetin në tërësi”. Muzhaqi shprehu bindjen se “në Shqipëri do ketë gjithmonë të rinj që frymëzojnë dhe ne do të jemi gjithmonë këtu për t’i mbështetur dhe promovuar kurdoherë, që secili prej tyre të ndajë arritjet me bashkëmoshatarët për t’i nxitur dhe ata të ndjekin ëndrrat e tyre”. 

Për Ministren Muzhaqi këta të rinj janë kartolina më e bukur e Shqipërisë dhe ata do të vijojnë të na bëjnë krenar në të gjitha kompeticionet kombëtare e ndërkombëtare, sikurse është edhe e reja Kler Caku, e cila ndonëse vetëm 13 vjeç, numëron 18 medalje fitoreje në shah.

Eventi u konceptua si një ndërthurje mes të rinjve të vitit 2022, të cilët krijuan atmosferë me një performancë muzikore dhe një kërcim modern. Në kuadër të nismës “Të rinjtë që frymëzojnë”, u kurorëzuan 14 të rinj nga e gjithë Shqipëria dhe u certifikuan 40 të tjerë. 

Të pranishëm në event ishin dhe personalitete të tjerë si përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri, Zv. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Zv. Ministri i Arsimit dhe Sportit, Zv. Ministrja e Financave, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Rinisë të cilët u dhanë medaljet 14 të rinjve të përzgjedhur si shembuj frymëzimi për vitin 2023: 

· Ema Meçaj - aktiviste dhe anëtare e Bordit Këshillimor të Adoleshentëve të UNICEF në Shqipëri dhe Grupeve Këshillimore Rinore të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri dhe Prezencës së OSBE në Shqipëri.

· Afrim Tahiraj - inxhinier, natyrdashës, fotograf. Fitues i Tirana Photo Festival 2020.

· Firdeus Kasaj - fitues i Konkursit të Turizmit Expocity dhe Hackathon-i CodeWeek në Bruksel. 

· Bleis Koni - ka studiuar menaxhim Agrobiznesi në Spanjë, dhe është kthyer në Shqipëri për të punuar në biznesin e familjes.

· Enkelejda Cara - peshëngritëse, kampione e trefishtë e Europës dhe tre medalje ari në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes.

· Gersi Troka - një i ri me aftësi ndryshe, atlet i Special Olympics Albania që prej vitit 2019. Medalje ari në garën në garën 200 metra stil i lirë, në Berlin. 

· Altea Daja - nxënëse ekselente me mesatare 10.00 dhe është përfshirë në shumë nisma vullnetare për të dhënë një kontribut pozitiv në komunitet dhe shoqëri.

· Tobias Xhaxhiu - shkrimtar dhe dramaturg i filmave me metrazh të shkurtër. Fitues i Çmimit kombëtar për shkrimtarët e rinj, dhënë nga QKLL.

· Luana Myrto - ka prodhuar 6 filma me metrazh të shkurtër. Themeluese e organizatës rinore Ylberofilia. 

· Eligerta Sadia - e reja nga Elbasani me aftësi të kufizuara, e anagazhuar në aktivizmin rinor, ka përfituar nga aplikimi si punëkërkuese e pa punë nga AKPA

· Kein Katroshi - një i ri aktiv dhe themeluesi i dy paltformave: The7Chambers & The7TALKS.

· Endri, Gerti dhe Emi - tre të rinjtë nga Shkodra fitues të vendit të parë në INTEL AI, me projektin për lehtësimin e trafikut.

· ⁠Aleksandra Pano - autore e dy librave për fëmijë me tituj "Lili dhe Varësja e Sirenës" dhe "Fantazma në Bulevard". Pasioni dhe dëshira për leximin ka bërë që 15-vjeçarja të lexojë përafërsisht 230 libra të zhanreve të ndryshme.

· Kler Caku - 13-vjeçarja shqiptare që është shpallur kampione bote në shah. Numëron 18 kupa. 

bora muzhaqi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet