LIVE UPDATES
Politike

"Të largohet nga gjykimi i Metës"/ Blushi i publikon dokumentat e dënimit në Greqi: Irena Gjoka me 5 mbiemra, gjyqtare antiopozitare

Duke folur në një konferencë për shtyp, Blushi theksoi se Gjoka ka përdorur pesë mbiembra dhe duhet të largohet nga gjykimi ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

3 Shtator 2025, 15:17 Nga E. D
\"Të largohet nga gjykimi i Metës"/ Blushi i publikon
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka deklaruar se gjyqtarja Irena Gjoka është një gjyqtare antiopozitare dhe se ajo ka qënë e dënuar në Greqi për falsifikim. Duke folur në një konferencë për shtyp, Blushi theksoi se Gjoka ka përdorur pesë mbiembra dhe duhet të largohet nga gjykimi ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Sipas Blushit, sot drejtësia shqiptare ndodhet para një momenti dramatik, me gjyqtarë që përdoren sipas nevojës së pushtetit, duke i kthyer sallat e gjykatës në instrument të mafias politike.

Fjala e Tedi Blushit:

Irena Gjoka, e njohur tanimë si Irena me 5 mbiemra, e cila prej kohësh duhej të kishte dalë vet para drejtësisë si një delinkuente recidiviste, e dënuar penalisht me vendim gjykate për falsifikim, e dënuar administratisht edhe me dëbim për shkelje ligji nga Greqia dhe që kaloi vettingun me mashtrim duke fshehur dënimet penale, e njëjta gjyqtare kamikaze antiopozitare dhe antiligj, që sipas ligjit nuk duhet të ishte fare gjykatëse se nuk plotëson kriteret për të qenë magjistrate, e njëjta që ka gjykuar çështjet politike farsë kundër liderit Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha, kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës,

Fredi Beleri, është caktuar sot gjyqtare paraprake për dosjen ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Irena Gjokën sot nuk e caktoi shorti, por e përzgjodhi vet Kreu i Organizatës, Edi Rama, si dhe drejtuesi i organizatës kriminale SPAK, Altin Dumani, që i ngarkuan kamikazes së duhur politike të kryejë edhe një shërbim të fundit politik, në funksion të misionit të tyre për asgjesimin e pluralizmit politik dhe demokracisë në vend.

Caktimi i Irena Gjokës, gjyqtare paraprake për të ashtëquajturën çështja Meta, kur në fakt kjo çështje nuk ekziston sa kohë nuk ka një vepër dhe një provë penale, është tregues jo vetëm i procesit farsë kundër Presidentit të Partisë së Lirisë, standardet e të cilit u vulosën me rrëmbimin e tij kriminal në 21 tetor të vitit të kaluar, pork jo është prova më e freskët dhe më pakundërshtueshme e “Drejtësisë me regji” dhe përdorimit të saj si armë politike nga regjimi dhe personalisht nga Edi Rama për të goditur liderët e opozitës.
Një turp dhe skandal institucional që fashit çdo iluzion për ekzistencën e një drejtësie të pavarur.

E njëjta gjyqtare antiopozitare kamikaze, e keqpërdorur politikisht deri në shpërfytyrim ekstrem nga Edi Rama, që caktoi masat antiligjore dhe antikushtetuese të sigurisë ndaj liderit të Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha, që ka marrë pjesë në gjykimin e çështjes së Fatmir Mediut dhe Fredi Belerit, pa integritet dhe e diskredituar publikisht, që ngjall revoltë për çdo qytetar që beson në vlerat e lirisë dhe barazinë para ligjit, e dënuar me vendim gjykate, e denoncuar nga opozita për mashtrime, shkelje ligji, e hetuar nga SPAK për dënimin e saj penal në Greqi, kurrë nuk mund të pranohet si mjet për të legjitimuar një farsë gjyqësore ndaj Ilir Metës të porositur politikisht nga vet Kreu i Organizatës.

Po u rikujtojmë të gjithë shqiptarëve, me fakte dhe prova autentike dhe të pamohueshme, te siguruara nga avokatja e mirenjohur Adriana Kalaja, se kush është në të vërtetë Irena Gjoka, që prej kohësh duhet të ishte subjekt i ndëshkimit penal, një delinkuente e dënuar me burg nga gjykatat greke për falsifikim të dokumentit të identifikimit dhe kalim të paligjshëm të kufirit. Nuk ka shtet ligjor kur një gjyqtare me rekorde penale jashtë vendit do vendosë gjoja drejtësi ish-Presidentit të Republikës.

Së pari, po publikojmë dokumentin e vendimit të gjykatës penale të Janinës, që në vendimin e datës 7 korrik 2005 ka vendosur për deklarimin fajtore të Irena Gjokës, alias Irena Maneku, se në datën 24.12.2002, në orën 15:30 në Kakavijë të Janinës, në kontroll pasaporte u kap të mbajë dokumenta udhëtimi të falsifikuara dhe konkretisht në vendin dhe kohën e mësipërme posedonte pasaportën e Shqipërisë me nr. 1068376/98, e cila ishte ndryshuar kështu: Tjetërsim VISA në faqen 17 të pasaportës përsa i përket afatit të vlefshmërisë dhe rrjedhimisht pasaporta e mësipërme provohet se është e falsifikuar. E dënon të pandehurën të shpallur fajtore me burgim tre muaj, gjobë 1500 Euro, si dhe me shpenzimet gjyqësore prej 73 Euro”, si dhe vendos dëbimin e saj nga Greqia. Gjithashtu po publikojmë edhe prokurën e vitit 2003, me të cilën Irena Gjoka me noter kishte autorizuar për të marrë avokat që të kundërshtonte vendimet e dëbimit nga Greqia.

Prej majit të vitit të kaluar SPAK deklaroi se do nisë hetim të thelluar për Irenën me 5 mbiemra, por kanë kaluar 14 muaj dhe pa asnjë rezultat sepse Irena mbrohet nga Edi Rama dhe Altin Dumani, sepse u duhet kjo gjyqtare delinkuente, që pasi vendosi masën e arrestit për Berishën dhe Malltezin, tani të gjykojë edhe dosjen e Ilir Metës.
A ka më absurditet se sa një gjyqtare e hetuar nga SPAK për të njëjtat kritere që po përdoren për të akuzuar liderët e opozitës, të caktohet për të gjykuar pikërisht kërkesat e SPAK-ut?

Që nga prilli i 2024, Prokuroria e Përgjithshme, mban pezull pa hetim këtë pseudo gjyqtare që nuk është gjë tjetër veçse një patronazhiste dhe kamikaze e Edi Ramës, ndërkohë janë bërë 8 kërkesa në këtë institucion.
Vlen të thkesohet se kallëzimi penal me prova të pakundërshtueshme, nga Altin Dumanit është rregjistruar pa emër në qershor 2025 dhe nga 6 maji i 2025, asnjë reagim nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ku është kërkuar pezullimi dhe shkarkimi i kësaj delikuente dhe kamikaze të përdorur kundër opozitës shqiptare me qëllim agjesimin e pluralizimit politik dhe demokracisë.

Kjo është drejtësia me regji në versionin më vulgar: një skenar ku aktorët janë të njëjtët, prova nuk ka, por urdhri politik është i qartë, godit opozitën me çdo kusht! Caktimi i Irena Gjokës nuk është aspak rastësi. Është pjesë e një skeme të mirëmenduar ku të njëjtët “gjyqtarë kamikazë” përdoren për të ekzekutuar urdhra politike. Ashtu siç është përdorur më parë për të sulmuar opozitën, sot i jepet roli i turpshëm për të vlerësuar një dosje të ndërtuar mbi baltë dhe shpifje, me zero fakte dhe prova penale, ndaj z. Ilir Meta. Gjyqtare të tilla nuk kanë vend në sistemin e drejtësisë, por në aktpaditë për korrupsion moral, profesional dhe ligjor.

Sot drejtësia shqiptare ndodhet para një momenti dramatik, me gjyqtarë që përdoren sipas nevojës së pushtetit, duke i kthyer sallat e gjykatës në instrument të mafias politike. Partia e Lirisë kërkon me vendosmëri që Irena Gjoka të largohet urgjentisht nga çështja, përndryshe ky proces nuk do të njihet kurrë si proces gjyqësor, por ashtu sikundër është një proces fund e krye politik i montuar nga Edi Rama, i diktuar nga Charles McGonigal dhe i orentuar nga Altin Dumani, që kanë marrë përsipër të vënë në jetë misionin ogurzi të asgjesimit të pluralizmit politik dhe demokracisë në vend, ç’ka kurrë nuk do lejohet që të ndodhë.

tedi blushi


Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!