LIVE UPDATES
Politike

"Të gjitha grumbullohen në një shportë!" Vota e emigrantëve/ Celibashi: Është një proces mjaft i thjeshtë nga pikëpamja teknike

Parlamenti miratoi në fund të korrikut ndryshimet në kodin zgjedhor, përfshirë dhe votën e emigrantëve, duke ia ngarkuar përgjegjësinë e organizimit të të gjithë procesit, Komisionit Qendror të zgjedhjeve.

24 Shtator 2024, 19:17 Nga M.B
"Të gjitha grumbullohen në një shportë!" Vota e
Ilirjan Celibashi

TIRANA- Në Shqipëri, Komisioni Qendror i zgjedhjeve po punon për përgatitjen e të gjitha akteve dhe procedurave që lidhen me votimin nga jashtë vendit të emigrantëve. Një praktikë e cila do të provohet për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme të pranverës së ardhshme. Votimi do të bëhet përmes postës.

Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi thotë në një bisedë me Zërin e Amerikës se do bëhen të gjitha përpjekjet që nga pikëpamja e garancisë së votës cdo gjë të jetë e qartë e të mos ketë dyshime. Por nga ana tjetër ai pranon se bëhet fjalë për një operacion logjistik i cili bëhet disi i vështirë për shkak të kohës së ngushtë në dispozicion. Pikërisht afatet e ngushta kohore po vënë në pikëpyetje serioze dhe zbatimin e votimit dhe numërimit elektronik në një numër të reduktuar qarqesh.

Parlamenti miratoi në fund të korrikut ndryshimet në kodin zgjedhor, përfshirë dhe votën e emigrantëve, duke ia ngarkuar përgjegjësinë e organizimit të të gjithë procesit, Komisionit Qendror të zgjedhjeve. Një ditë më parë, ky Komision, hodhi për konsultim projektvendimin për rregullat për rregjistrimin e tyre dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve që do të votojnë nga jashtë.

Ky proces do të realizohet përmes një platforme online, ku secili nga ata që jetojnë jashtë, dhe dëshiron të votojë, duhet të hapë një llogari e më pas, siç shpjegon për Zërin e Amerikës, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, të ngarkojë aty dokumentin e identifikimit dhe një dokument që tregon se ku banon, “kjo më shumë për të treguar adresën se ku do të duhet t’i shkojë më pas fleta e votimit. Me pak fjalë, është një proces mjaft i thjeshtë nga pikëpamja teknike e aspak i komplikuar”.

Askush nuk di të thotë një shifër të saktë të emigrantëve me të drejtë vote, por sipas përllogaritjeve të përafërta shifra mund të vërtitet te 1 apo 1.1 milionë votuesë potencial. Zoti Celibashi thotë se KQZ do të angazhohet në një fushatë informimi për t’i njohur ata me këtë mundësi.

Votimi do të realizohet përmes postës. Fleta e votimit për emigrantët do të niset që në momentin kur KQZ-ja, do të ketë përmbyllur procesin e rregjistrimit të kandidatëve dhe ka prodhuar fletën e votimit.

Mbeten rreth 28-32 ditë për KQZ-në, për të prodhuar fletët e votimit e për ta dërguar. Që në momentin që ne i dërgojmë fletën e votimit, procesi i votimit, konsiderohet i hapur. Pra mund të kenë një hapësirë disa ditëshe për të votuar”, shpjegon zoti Celibashi.

Komisioni do të dërgojë në adresën e treguar nga votuesi jashtë vendit, zarfet dhe fletën e votimit e cila, pasi është plotësuar, do të duhet t’i kthehet KQZ-së.

Zarfi në të cilin ndodhet fleta e votimit është një zarf i bardhë. Ky futet në një zarf tjetër që përmban të dhënat e votuesit. Kur mbërrin, zarfi që përmban adresën, griset dhe mbahet zarfi i bardhë. Të gjithë grumbullohen në një shportë dhe aty bëhet procesi i numërimit”, tregon Komisioneri i Zgjedhjeve.

Koston e dërgimit të fletës së votimit drejt KQZ-së, do të duhet ta mbulojë vetë votuesi. Zoti Celibashi pranon se bëhet fjalë për një proces të kushtueshëm.

Mjaft të dishkostot e shërbimit postar ndërkombëtar. Në varësi të largësisë, ato shkojnë nga 10-40 euro apo dollar, e më shumë, për një votues”, thotë ai.

Numërimi do të realizohet në Komisionin Qendror të zgjedhjeve, i cili këtë herë do të duhet të angazhohet kështu dhe në një proces të ri për të.

Eshtë një operacion logjistik, jo aq i komplikuar, se sa me angazhime, dhe për kohën në dispozicion na vë goxha në vështirësi. Po punojmë për të adresuar të gjitha pikëpyetjet se si do administrohet procesi. Ndarja do të jetë në 12 qarqe, sepse në varësi se ku ka regjistrin e gjendjes civile, aty shkon vota. Që në momentin e mbërritjes do ndahet sipas qarqeve. Ne po përpiqemi që nga pikëpamja e garancisë së votës cdo gjë të jetë e qartë e të mos ketë dyshime”, thekson Celibashi.

Koha nuk premton dhe për aspekte të tjera të procesit zgjdhor që do të zhvillohet në Shqipëri. Ende nuk është e qartë se në sa qarqe do të zbatohet, edhe në zgjedhjet e ardhshme, votimi e numërimi elektronik.

Kishim propozuar që të zhvillohej në 4 po 5 qarqe, por tani, për kohën që ka mbetur, kjo është e pamundur. Do bëjmë dhe një diskutim të fundit me përfaqësuesit e partive politike, nëse mundet ta shtrijmë procesin e votimit elektronik të paktën në dy ose tre qarqe kryesore të vendit. Por çdo ditë që kalon, e ul mundësinë e zhvillimit të votimit elektronik në tre apo dy qarqe. Ndoshta, nëse koha kalon më tej, nuk do kemi mundësi fare për të përgatitur votimin elektronik qoftë dhe në një qark", tregon zoti Celibashi duke mos fshehur keqardhjen për këtë.

Ai shprehet i bindur se “do të ishte me dobi që kjo mënyrë votimi të shtrihej më tej”. Në zgjedhjet e fundit vendore, votimi dhe numërimi elektronik u realizua në bashkitë e Kamzës, Vorës dhe Elbasanit./ VOA

vota e emigranteve

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet