“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Gogu shkruan se, në qendër të bisedës ishte bashkëpunimi ndërinstitucional në disa drejtime kyçe, që sipas ministrit lidhen me përmirësimin e kuadrit ligjor, forcimin e kapaciteteve institucionale, mbështetjen infrastrukturore dhe rritjen e efikasitetit të sistemit.

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u takua dje me drejtuesin e SPAK, Klodjan Braho, në kuadër të përgjegjësive të Ministrisë së Drejtësisë për funksionimin e sistemit të drejtësisë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Gogu shkruan se, në qendër të bisedës ishte bashkëpunimi ndërinstitucional në disa drejtime kyçe, që sipas ministrit lidhen me përmirësimin e kuadrit ligjor, forcimin e kapaciteteve institucionale, mbështetjen infrastrukturore dhe rritjen e efikasitetit të sistemit.
Gogu e vlerësoi SPAK-un si një institucion kyç në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke e lidhur rolin e tij jo vetëm me forcimin e shtetit të së drejtës, por edhe me avancimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.
Postimi i Ministrit Gogu :
"Dje zhvillova një takim institucional me drejtuesin e SPAK, z. Klodjan Braho në kuadër të përgjegjësive të Ministrisë së Drejtësisë për funksionimin e sistemit të drejtësisë. Bashkëpunimi ndërinstitucional do të zhvillohet në këto drejtime:
• përmirësimin e kuadrit ligjor, duke adresuar boshllëqet ekzistuese në lidhje me statusin e prokurorëve, kompetencat proceduriale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar
•forcimin e kapaciteteve institucionale dhe mbështetjen infrastrukturore
•rritjen e efikasitetit të sistemit dhe koordinimit në nivel politikash publike
•konsolidimin e standardeve dhe praktikave që garantojnë siguri juridike dhe besim publik.
SPAK mbetet një institucion kyç në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe avancimin e procesit të integrimit europian të vendit.
Bashkëpunimi ynë mbështetet në respektimin e plotë të ndarjes së pushteteve dhe të pavarësisë së institucioneve." shkruan ai./Dosja.al
erion veliaj TIRANË- Sot në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe 29 personave të tjerë....
TIRANË-Sot në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, do zhvillohet seanca e parë gjyqësore mbi ...
Ilir Meta Në pamundësi për ti takuar në paraburgim, e vetmja alternativë e ish- Presidentit Ilir Meta për të komunikuar ...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka deklaruar se nuk ka autoritarizëm brenda PS, ndërsa s...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe deklaroi se nuk do të ndryshojë kryesocialistin...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka deklaruar se i intereson beteja politike me përmbajtje....
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka deklaruar se kërkon një proces real bre...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialisti Erion Braçe ka deklaruar se nuk ka marrë leje askund për t&eu...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, ku th...
Kristian Shkreli TIRANË- Në GJKKO u zhvillua sot seanca e radhës ndaj kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës Kristian ...