Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Me anë të rrjeteve sociale, Meta e cilëson hetimin si një “farsë hetimore të tejzgjatur”, ndërsa thotë se Prokuroria e Posaçme është thjesht një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës.
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pasi SPAK mbylli hetimet për dosjen e tij. Me anë të rrjeteve sociale, Meta e cilëson hetimin si një “farsë hetimore të tejzgjatur”, ndërsa thotë se Prokuroria e Posaçme është thjesht një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës.
Ai shton se me publikimin e akuzave ndaj tij synohet që të spostohet vëmendja nga krimet zgjedhore. Gjithashtu Meta thotë se pavarësisht kësaj, do të ballafaqohet me ato që i konsideron si “pseudoakuzat” e Ramës dhe mercenarëve të tij.
Postimi:
Pas farsës kriminale zgjedhore, që nuk mund të ndodhte pa ndihmën e SPAK edhe me rrëmbimin tim në mënyrë kriminale më 21 tetor 2024, siç e panë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota, përshëndes përfundimin e farsës hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve, të nisur që në dhjetor 2019 nga Altin Dumani.
Pres me padurim, nisjen e gjykimit të këtij procesi, i cili do të jetë publik dhe do të faktojë botërisht se SPAK-u që nuk shikon krimin intelektual të inceneratorit që nuk ekziston dhe që lëshon urdhër-arreste fiktive për terroristët zgjedhorë, duke i lajmëruar që të largohen, është vetëm një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës, që me “Task Force” e saj anti-opozitë i dha atij një mandat të paligjshëm vetëm me qëllimin që të garantojnë mandate të përjetshme për veten e tyre.
Nga sot ne nisim çmontimin e kësaj farse hetimore e cila kërkon të spostojë vëmendjen nga krimet e tmerrshme zgjedhore, edhe duke porositur titra te mediat e inceneratorëve për publikimin e akuzave që nuk qëndrojnë, kur çdo shqiptar e di se Ilir Meta u rrëmbye në mënyrë kriminale dhe mbahet në izolim ekstrem me zero fakte dhe zero prova penale.
Ne do të ballafaqohemi më të gjitha pseudoakuzat e formuluara nga Edi Rama dhe të nënshkruara nga mercenarët e tij.
Ne do të ballafaqohemi me të gjithë “dëshmitarët” e prodhuar nga Edi Rama dhe që kanë patur probleme me drejtësinë dhe integritetin e tyre. Jemi të bindur në shpartallimin e plotë të kësaj farse kundër Ilir Metës si President i Partisë së Lirisë, por edhe si ish-President i Republikës, i cili provoi botërisht në Komisionin e Venecias dhe kudo tjetër, shndërrimin e Reformës në Drejtësi me 140 vota në Ramaformë me 69 vota.

Sali Berisha TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha s...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha s...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha s...
Foto ilustruese ELBASAN- SPAK mësohet se ka ushtruar kontroll në banesën e një prej deputetëve të Partisë Soci...
Para Kuvendit të Kosoves KOSOVË- Organizata të ndryshme të shoqërisë civile zhvilluan një protestë simbolik pa...
Monika Kryemadhi TIRANA-Deputetja aktuale e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është pyetur nga gazetarët para SPAK në l...
Foto ilustustruese KOSOVË- Edhe tentimi i 22-të për formimin e Kuvendit të Kosovës përfundoi pa rezultat. Në seancë...
Aulon Kalaja TIRANA- Kandidati për deputet i PD-ASHM në zgjedhjet e 11 majit në qarkun Durrës, Aulon Kalaja ka depozituar kal...
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dh...