25 Prill 2024, 13:27
Nga r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pasi SPAK vendosi mospranimin e kallëzimit të Olsi Ramës ndaj tij. Prokuroria e Posaçme ka konstatuar se nuk ka asnjë shpifje dhe asnjë kallëzim të rremë. Për këtë arsye, Prokurori Elvin Gokaj, ka vendosur mosfillimin e procedimit penal.
Në reagimin e tij, Bardhi shprehet se nuk ka bërë asnjëherë denoncime të pabazuar në të dhëna konkrete dhe dokumente zyrtare. Ai thotë se sot kryeministri Edi Rama ka detyrimin të shpjegojë çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain e tij Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet me targa AA 653 DM, në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë. Bardhi i bëri sërish thirrje SPAK të hetojë vëllain e kryeministrit dhe provojë që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjesisë cilido.
REAGIMI I PLOTË:
Edi Rama nuk mund të fshihet më! Pretendimi i tij se nuk jep shpjegime në Kuvend, sepse kërkuesi i interpelancës është kallëzuar në SPAK, është rrëzuar më 17 Prill.
Nuk ka ndodhur kurrë të kem bërë denoncim të pabazuar në të dhëna konkrete, fakte konkrete apo dokumente zyrtare. Prandaj, pasi u fsheh pas Olsit për 1 muaj, fitojë kohë për të gjetur alibi e gënjeshtra, sot Edi Rama ka detyrimin të shpjegojë çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain e tij Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet me targa AA 653 DM, në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë?
Nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës. Prandaj ripërsëris kërkesën për heqjen e pezullimit ndaj procedimit penal nr. 335/1-2016. SPAK duhet të na provojë që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjesisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit. Prova janë aty, duhet vetëm të hiqet pluhuri që ka zënë atë dosje të lënë në harresë. Kaq duhet dhe më pas zotimi i Edit të vogël, “ose unë ose ai në burg”, merr përgjigje vetiu!
gazment bardhi olsi rama spak
Politike
25 Prill 2024, 12:58
N.F
Fredi Beleri
TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet seanca për rekursin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë së...
Politike
25 Prill 2024, 12:31
r.ll
olsi rama, gazment bardhi
TIRANË- SPAK nuk e ka pranuar kallëzimin e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama ndaj kreut t&eu...
Politike
25 Prill 2024, 12:13
r.ll
ilir meta
TIRANË- Kreu i PL-së, Ilir Meta ka mbajtur sot një konferencë për mediat ku u pyet nëse deputetja Monika Kryem...
Politike
25 Prill 2024, 12:09
N.F
albana vokshi
TIRANË- Ditën e sotme po mbahet seanca e radhës e Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të steril...
Politike
25 Prill 2024, 11:58
r.ll
edmond spaho
TIRANË- Vijon me debate mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë. Deputeti i opozitës, Edmond Spaho ka deb...
Politike
25 Prill 2024, 11:50
N.F
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për s...
Politike
25 Prill 2024, 11:44
r.ll
ina zhupa
TIRANË- Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Komisionit Hetimor, deputetja e PD-së, Ina Zhupa tha se deputetja social...
Politike
25 Prill 2024, 11:36
N.F
Mbledhja
TIRANË- Ditën e sotme po mbahet seanca e radhës e Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të sterilizimit dhe ...
Politike
25 Prill 2024, 11:29
r.ll
mbledhja e komisionit
TIRANË- Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit që do të hetojë koncesionet dhe PPP e dhëna për Sh&eum...
Politike
25 Prill 2024, 10:50
r.ll
ilir meta
TIRANË- Partia e Lirisë ka miratuar emrat e anëtarëve të Kryesisë së Konventës që do t’i propo...