LIVE UPDATES
Politike

Nga koalicionet te listat e hapura dhe vota e diasporës, Bylykbashi prezanton qëndrimin e PD-së në lidhje me reformën zgjedhore

Nënkryetari demokrat u shpreh se ky është një qëndrim që përmban pikat kyçe që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira dhe të ndershme. Ai më tej shtoi se ky qëndrim i PD-së që gjithashtu i jep përgjigje problematikave të rënda që zgjedhjet në Shqipëri kanë pasur këto 10 vitet e fundit, por në mënyrë të veçantë në vitin 2021 dhe 2023.

25 Prill 2024, 11:50 Nga N.F
Nga koalicionet te listat e hapura dhe vota e diasporës, Bylykbashi
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për shtyp. Gjatë kësaj konference Bylykbashi prezantoi publikisht propozimet dhe qëndrimet e opozitës për reformën zgjedhore.

Nënkryetari demokrat u shpreh se ky është një qëndrim që përmban pikat kyçe që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira dhe të ndershme. Ai më tej shtoi se ky qëndrim i PD-së që gjithashtu i jep përgjigje problematikave të rënda që zgjedhjet në Shqipëri kanë pasur këto 10 vitet e fundit, por në mënyrë të veçantë në vitin 2021 dhe 2023.

Bykykbashi shtoi se një tjetër propozimi i tyre është që votimi të jetë i detyrueshëm në përputhje me shtetet të tjera që e përdorin këtë mekanizëm. 

Fjala e plotë:

Sot jemi para jush për të bërë prezantimin publikisht të qëndrimit të PD në lidhje me reformën zgjedhore. Një qëndrim i cili është prezantuar para grupit parlamentar, po ashtu është diskutuar edhe me aletët e PD në kuadër të Federatës Opozitare. Është një qëndrim që përmban pikat kyçe që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira dhe të ndershme. Është një qëndrim që gjithashtu i jep përgjigje problematikave të rënda që zgjedhjet në Shqipëri kanë pasur këto 10 vitet e fundit, por në mënyrë të veçantë në vitin 2021 dhe 2023.

Kjo platformë e PD i përgjigjet Librit të Zi të Zgjedhjeve 2023, që u konfirmua me të njëjtin ton kritik të rëndë edhe nga raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR. Sigurisht gjuha e përdorur në këtë libër është e ndryshme, por problematika është e njëjtë. Fakti që OSBE/ODIHR në një seri raportesh në rekomandimet prioritare, që ngërthejnë problematikat më të rënda, tashmë i kondensuar çështje të tilla si shitblerja e votës, abuzimi masiv i shtetit në zgjedhje, përdorimi i të dhënave nga sistemi kriminal dhe gjigant i patronazhimit. Kjo platformë u përgjigjet këtyre pyetjeve. Pa u zgjatur do kaloj te çështjet që përfshin kjo platformë.

Janë dy elemente shumë të rëndësishme. E para, PD kërkon rikthimin te Marrëveshja e 5 Qershorit 2020. Kjo marrëveshje jo vetëm trajton të gjitha problematikat e zgjedhjeve, të cilat vetëm sa janë rënduar edhe më shumë, duke e bërë më dramatike situatën e standardeve zgjedhore. Është një marrëveshje që ka konsensusin e palëve politike. Është një marrëveshje që nuk u përshëndet vetëm nga ambasadorët, por u përshëndet edhe nga kancelaritë diplomatike në Uashington, në Bruksel, Berlin e me radhë.


Pra është një bazë shumë e fortë që ne të ecim përpara dhe Edi Rama nuk mundet t’i shmanget.
Edi Rama e rrëzoi këtë marrëveshje me ndryshimet e njëanshme kushtetuese të sistemit zgjedhor. Kur flasim për rikthim, ne kërkojmë që sistemi zgjedhor të rikthehet në parametrin thelbësor që e kishte. Në këtë aspekt, çështja që ne kërkojmë është rikthimi i koalicioneve siç kanë qenë deri në vitin 2020. Koalicione të partive politike ku çdo parti shfaqet me emrin e vet dhe kanë kutinë e vet ku zgjedhësi zgjedh partinë që do. Pra, po kërkojmë listën e hapur të partive të koalicionit. Por të njëjtën kohë të jetë edhe koalicioni me listë të përbërë ku çdo parti del me listë të përbërë. Partitë të zgjedhin koalicionin që duan, e rëndësishme është që zgjedhësit të votojnë partinë që duan dhe më pas të votojnë edhe kandidatin e secilës parti që duan.

Kjo ka qenë nga viti 2003 deri në vitin 2008, kur kodi zgjedhor i ka pasur të dy versionet e koalicioneve. Ky është një model funksionues që ka garantuar dy herë rotacion politik.
Çvështja tjetër po në këtë aspekt është e garantimit që të mos ketë pabarazi vote. Aktualisht me ndryshimet kushtetuese të korrikut dhe tetorit 2020, duke hequr koalicionin u bë e mundur të hiqej edhe një mekanizëm tjetër i rëndësishëm siç është formula zgjedhore, e favorshme për partitë politike të mesme apo të vogla.

Pse flas për pabarazi vote? Kemi rastin e LSI që mori 108 mijë vota dhe vetëm 4 mandate dhe PSD e Tom Doshit me 30 mijë vota mori 3 mandate. Kjo është një padrejtësi ulëritëse, e papranueshme që fyen çdo standard kushtetues dhe ndërkombëtar.

Ajo që kërkojmë ne që kjo të zgjidhet dhe mekanizmi për këtë të përfshihet në mekanizmin e koalicionit që duhet të kthehet në kod zgjedhor. PD qëndron gjithashtu plotësisht edhe për listat e hapura. Jemi për standardin më të mirë që përdorin shumica e shteteve europiane në këtë aspekt. Gjithashtu kolona e dytë e rëndësishme që ka lidhje me Marrëveshjen e 5 Qershorit, ne angazhohemi në kuadër të përmirësimit të kuadrit ligjor, në mënyrë të veçantë forcimit të kornizës penale ligjore, të trajtojmë rekomandimet përfundimtare dhe ato prioritare të OSBE/ODIHR të vitit 2021 dhe 2023. Janë rekomandime shumë të rënda dhe na duhen edhe dispozita të reja penale ose të forcojmë dispozitat ekzistuese.

Ndëshkimi të jetë më i fortë ose të detajojmë më mirë shkeljet me figura të reja specifike penale në mënyrë që prokuroria ose SPAK të mos vijnë rrotull dhe t’i hedhin hi në sy shqiptarëve duke bërë sikur hetojnë. Pikërisht mosveprimi i këtyre prokurorive ka prodhuar perceptimin, ndjenjën e pandëshkueshmërisë te këta zyrtarë të administratës, që me urdhër nga Edi Rama dhe ministrave, vendosin të blejë vota.

Gjithashtu PD angazhohet të kontribuojë që në një kohë sa më të shkurtër të bëjë realitet votën e diasporës. Votën e të gjithë shqiptarëve praktikisht. Ne e dimë se censusi ka prodhuar të dhëna dramatike dhe PS i fsheh, boll të mos tregojnë se Shqipëria është shpopulluar dhe për rrjedhojë shumica e zgjedhjeve janë jashtë Shqipërisë. PD angazhohet të analizojë me seriozitet problematikat e votimit elektronik të shfaqura në zgjedhjet e fundit. Një sistem i cili mund të sjellë avancime shumë të mëdha në standardin zgjedhor, duhet të jetë i sigurt dhe i besueshëm.

Një tjetër propozimi i yni është që votimi të jetë i detyrueshëm në përputhje me shtetet të tjera që e përdorin këtë mekanizëm. Duket sikur detyrohet zgjedhësi, por në fakt është mbrojtje e zgjedhësit. Pra mbron të drejtën e tij për të votuar i lirë.

oerd bylykbashi pd reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës