Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në reagim thuhet se prej gati 3 muajsh, Veliaj është penguar të ketë akses te avokatët e tij ligjorë ndërkombëtarë
TIRANË- Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë reaguar pasi Prokuroria e Posaçme ka marrë zyrtarisht të pandehur klientin e tyre dhe sot i kanë komunikuar akuzat në paraburgimin e Durrësit.
Në reagimin e mëposhtëm thuhet se Veliaj i mohon në mënyrë të prerë të gjitha akuzat për shkelje të ligjit, ndërsa theksohet se ndalimi i kryebashkiakut është i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe joproporcional.
Më tej thuhet se prej gati 3 muajsh, Veliaj është penguar të ketë akses te avokatët e tij ligjorë ndërkombëtarë. Në reagim avokatët kanë shprehur dhe shqetësimin për mënyrën se si është zhvilluar hetimi.
POSTIMI I PLOTË:
Reagim i avokatëve ndërkombëtarë të z. Veliaj:
Sot, 163 ditë pas ndalimit të z. Erion Veliaj, rezultatet e hetimit të zgjatur nga SPAK i janë dorëzuar nga ana e prokurorisë së posaçme. Avokatët e z. Veliaj mund të nisin tashmë shqyrtimin e provave të çështjes, të kundërshtojnë qëndrimin e SPAK-ut ndaj tij dhe të paraqesin prova në mbështetje të mbrojtjes.
Z. Veliaj i mohon në mënyrë të prerë të gjitha akuzat për shkelje të ligjit. Ne mbetemi në bindjen se vijimi i ndalimit të z. Veliaj është i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe joproporcional. Kemi shqetësime serioze se kërkesat e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) nuk janë respektuar në rastin e tij. Fatkeqësisht, prej gati 3 muajsh, z. Veliaj është penguar të ketë akses te avokatët e tij ligjorë ndërkombëtarë, gjë që cenon seriozisht aftësinë e tij për të ushtruar të drejtat që i garanton KEDNJ-ja.
Si një funksionar i zgjedhur në mënyrë demokratike, të cilit i është pamundësuar ushtrimi i mandatit, është thelbësore që SPAK të ketë vlerësuar domosdoshmërinë e vazhdimit të ndalimit të tij. Deri më sot, nuk ka asnjë provë që kjo është bërë.
Jemi thellësisht të shqetësuar për mënyrën se si është zhvilluar hetimi. Së fundmi, detaje në lidhje me përfundimin e hetimit dhe raportin e Prokurorisë janë rrjedhur në mediat shqiptare. Kjo rrjedhje informacioni është në përputhje me trajtimin që i është bërë z. Veliaj që prej ditës së arrestimit, ku të dhëna paragjykuese mbi hetimin e SPAK-ut janë publikuar vazhdimisht në hapësirën publike. Nga informacionet e marra prej avokatëve të tij vendas, kuptojmë se këto rrjedhje përbëjnë shkelje të sekretit hetimor sipas legjislacionit shqiptar.
Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me ekipin ligjor vendas të z. Veliaj dhe të ndjekim çdo mjet ligjor të mundshëm.
Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur zyrtarisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën. Kjo e fundit është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ku iu komunikuan akuzat. Bëhet me dije se hetimet për kryebashkiakun e Tiranës do të përfundojnë më 29 shtator. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka marrë të pandehur edhe biznesmenin Mirton Lika në lidhje me dosjen ‘Veliaj’. Lika akuzat për veprën e “Fshehjes së të ardhurave”. Lika është një emër i ri në këtë dosje pasi më parë nuk është përmendur.
Agjentët e BKH-së kanë mbërritur mesditën e sotme në ambientet e paraburgimit të Durrësit për t'i komunikuar akuzat kryebashkiakut Erion Veliaj. Agjentët janë parë teksa futen në ambientet e burgut disa orë pasi Veliaj u mor i pandehur zyrtarisht nga SPAK. Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e SPAK. Raportohet se paraqitje e tij ka të bëjë me komunikimin të akuzave që rëndojnë ndaj tij në lidhje me dosjen "Veliaj".
veliaj, bushka TIRANË- Ish- deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posa&cced...
Spiropali TIRANË- Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me ftesën e presidencës daneze në BE për hapje...
shabani, lapaj, xhuveli TIRANË- Endri Shabani ka reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që Kleana Xhuveli të marrë mandati...
igor popovic KOSOVË- Keqpërdorim i mundësive dhe i serbëve në Kosovë. Kështu e komentojnë Dushan Janjiç...
edi rama TIRANË- Mëngjesin e 3 korrikut, kryeministri Rama bëri një vizitë të paparalajmëruar në godinën e Bas...
Foto TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka marrë vendimin që të prishë dënimin prej 4 vitesh burg për korrupsion ndaj ish-dep...
Foto ilustruese TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet socale ku bën të ditur se Komiteti i Pë...
Benet Beci TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj afatet e hetimit për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci për...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka bër&e...
Balluku TIRANË- Zv.Kryeministrja njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka propuzuar që bashkitë...