Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndërkohë që në lidhje me rritjen e pagave dhe pensioneve, Ibrahimaj tha pagat janë rritur si në sektorin privat po dhe në sektorin publik.
TIRANË- Deputeti demokrat Edmond Spaho ka ironizuar komentet e Ministrës së Financave Delina Ibrahimaj në komisionet në lidhje me rritjet e pagave dhe pensioneve në vend. Gjatë fjalës në Kuvend, Spaho ironizoi qeverinë duke shtuar se mirëqeverisja tregohej qartë se si veprohej në doganën e Durrësit, ku qëllim është ryshfeti. Ndërkohë që në lidhje me rritjen e pagave dhe pensioneve, Ibrahimaj tha pagat janë rritur si në sektorin privat po dhe në sektorin publik. Ndërsa për pensionet tha se janë rritur 7%.
Pjesë nga biseda:
Spaho: E kam ndjekur ministren e Financave në komisione dhe sot, është për t’u çuditur nga gjuha reklamative që përdor. Kjo është të flasësh si me qesim dhe t’i paraqesësh të gjitha si arritje të qeverisë. Të pretendosh sot në kulmin e krizës ekonomike që është rritur konsumi i popullsisë, vetëm një mendje si kjo e ministres mund t’ua deklarojë qytetarëve. Janë rritur pagat 7% në sektorin publik dhe 9 % në sektorin privat, për këto pretendime thuhet; pyet INSTAT. Po Instatin e partisë. Kur jemi në kushtet e kësaj mrekullie, si në kohën e diktaturës ku paraqiteshim si shembulli më mirë i botës, pse ikin njerëzit? Pagat rriten, inflacioni është ulur. Pse kanë ikur në Angli vetëm 13 mijë vetë këtë vit?! Edhe mburremi dhe themi që rritja e të ardhurave 45 mld lekë përgjatë vitit që thuhet se ka ardhur nga puna e mirë e qeverisë. Punën e mirë të qeverisë e pamë te filmimet në Doganën e Durrësit. Se si punohet dhe merret ryshfet. S’ka asnjë shqetësim për të mbledhur taksat nga Doganat dhe Tatimet. Vëmendja është te korrupsioni. Më thoni një vit që nga 2013 që të jenë mbledhur paratë më shumë se sa janë parashikuar. Këto para janë mbledhur në buxhet të shtetit pothuajse nga rritja e fëmijëve. A dini ndonjë vend që të japi paktën e ndihmës sociale dhe të kursejë 1.8 mld. Kur të gjithë japin mbështetje sociale, këta japin më pak dhe kursejnë. Ska dëshirë/. Edhe paratë pastaj shpërndahen. Korporata e investimeve ka hallin e investimeve, për rrugët, urat. A po i jep ndihmë federatës së sportit dhe lihet bujqësia. I hoqën 6 % bujqësisë. Në vend që t'i bëjnë pyetje vetes, pse nuk rrisin pagat, përse nuk japin ndihmat, përse nuk rrisin pensionet, përse nuk ulin borxhin.
Ibrahimaj: Përse nuk ulim borxhin. Në vitin 2022 kemi reduktim të burxhit. Pagat janë rritur si në sektorin privat po dhe në sektorin publik. Pensionet janë rritur me 7 përqind. Kemi mbështetur të gjitha kategoritë në nevojë. Këto nisma dhe këto ndihma janë mbështetur nga FMN. FMN përshëndet mënyrën e qeverisë së Shqipërisë për të vazhduar me ndarjet.
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se ortaku i Olsi Ramës, Amant Josifi ka vjedhu...
Kuvendi TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti ministrin Ulsi Manja bodyguard të kryeministrit Edi Rama. Berisha k&eu...
Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi të dinte çmimin e dronëve 'Bayraktar'. Nga seanca plena...
Kyriakos Mitsotakis HIMARË- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se çështja e pronës në Himarë të minori...
Nikos Dendias, minister i Puneve te Jashtme TIRANE- Deklaratat e ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias gjat&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se qeveria ka vjedhur 122 miliard lekë me buxhetin e vitit 2022. ...
Belinda Balluku TIRANË- Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku kërkoi nga opozita që të mos bëjë ndasi mes jugut dh...
Belinda Balluku TIRANË- Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku u shpreh ditën e sotme se qeveria shqiptare ka ndjekur me përpikm&e...
Dashnor Sula TIRANË- Depuuteti demokrat Dashnor Sula ka deklaruar se paratë e dhëna nga qeveria për termetin janë për q&...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla replikoi sot në Kuvendin e Shqipërisë me deput...