Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai u ndal dhe te vota e diasporës për të cilën tha se "do t'i japë opozitës shuplakën më të nxehtë".
SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama deklaroi se Partia Socialiste nuk është në garë për 71 mandate. Sikurse dhe më parë, Rama tha se deklaroi se në vizitën në Kuç do të shkruajë rezultatin minimal që ai mendon.
Gjithashtu Rama tha se 71 mandate nuk mjaftojnë për të pasur siguri se do t'i mbyllim më 2027 negociatat me BE-në. Ai u ndal dhe te vota e diasporës për të cilën tha se "do t'i japë opozitës shuplakën më të nxehtë". Ai u bëri thirrje emigrantëve që të mos e humbisnin mundësinë për të votuar.
“Në 11 maj është takim me historinë, jo zgjedhje e zakonshme. Për pak ditë do të shkoj në Kuç dhe do të shkruaj rezultatin, minimumin. S’jemi në garë për 71 mandate. Ne 71 i kemi tani, por 71 mjaftojnë për të qeverisur, për karriget e parlamentit, për deputetët, por s’mjaftojnë për të pasur siguri se do t'i mbyllim në 2027 negociatat me BE. Atje negociohen çerek milionë faqe, mbi 250 mijë fletë që nuk janë komebte fb, por kritere, rregulla, masa e ligje dhe duhet të biem dakord me ta për çdo gjë, dhe mbasi të biem dakord, duhet të vijmë këtu edhe t’i bëjmë. Duhet të shkojmë në parlament të bëjmë ligjin. Parafytyroni ju se duhet me fol me kënetën për të bërë ligjin. Ndërkohë që këneta e ka filluar këngën dhe mbajeni mend më 11 në darkë, do të thotë fituam.
Në 12 në mëngjes do të thotë qëndroni fort se kutitë se fitorja është aty, në 12 pasdite s’do të flasë. Në 13 do të thotë na i vodhën. Do të thotë është vjedhja më e madhe e historisë sepse do të jetë fitorja më e madhe e PS. Kur ata arrijnë edhe thonë se Edi Rama po blen diasporën merre me mend, ndërkohë që unë pres nga diaspora shpullën më shembullore për kënetën. Shuplakën më të nxehtë këneta do ta marrë nga diaspora. Dhe iu them të gjithë atyre që janë regjistruar, që tani që fletët iu kanë vajtur, të mos humbin mundësinë për të votuar. Të mos bëhen shqipo që të thonë po e lëmë për momentin e fundit dhe të ngelin pa votuar.
Ju lutem të gjithë atyre që janë regjistruar në diasporë, të shënojnë numrin 5 dhe t’i kthejnë. Mbi të gjitha mesazhi e kam për ata shqiptarët në Greqi, ata jabnë ata që e kuptojnë më mirë nga të gjithë se çfarë domethënë kjo pasaporta. U nisën në 90 si gjithë të tjerët vetëm me rrobat e trupit dhe fsëmijët në krah, derdhën gjak, lot e djersë, bënë jetë qeni për një periudhë, u ngritën avash avash por sot kanë ankthin e pensionit. Pa ata Greqia do të kishte falimentuar. Pa shqiptarët s’do t’i bënin dot lojërat olimpike. Por duhet të jetë marrëveshja e pensioneve. Nëse ne hyjmë në BE, dhe nëse shqiptarët marrin këtë pasaportë, kjo në Greqi dmth se s’të duhet më pasaporta greke", tha Rama.
Sali Berisha TROPOJË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin përmbyllës elektoral në ...
Edi Rama dhe Noizy SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama ironizoi llogaritë e ...
Sali Berisha TROPOJË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin përmbyllës elektoral në ...
Sali Berisha TROPOJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin përmbyllës elektoral n&...
Edi Rama SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama ironizoi nënkryetari e Partisë ...
Edi Rama SHKODRA-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama foli sërish në Shkodër për ...
Sali Berisha TROPOJË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Tropojë...
Sali Berisha TROPOJË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Tropoj&...
Philip Griffin TROPOJA- Këshilltari i strategut Chris LaCivita, Philip Griffin mori pjesë sot në takimin elektoral të Partisë...
Edi Rama SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama tha se qeveria ka 10-fishuar buxhetin p&e...