Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha shtoi më tej se vendi ynë po qeveriset nga një njeri që bota e ka quajtur kryeministri më i mirë i Serbisë pas Pashiqit, një argat i Vuçiçit.
TROPOJË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Tropojës. Gjatë fjalimit të tij Berisha tha se nëse do të mund të zgjidhte vendlindjen e tij, nuk do të kishte zgjehdur vend tjetër përveç Tropojës. Berisha shtoi më tej se vendi ynë po qeveriset nga një njeri që bota e ka quajtur kryeministri më i mirë i Serbisë pas Pashiqit, një argat i Vuçiçit.
Berisha tha gjithashtu se ato po vinin tek populli me një projekt të ri, i cili synon që këtë madhështi të pjerrur, ta rikthejë në madhështinë e saj.
PJESË NGA FJALIMI:
"Të dashur banorë të rrethit të Malësisë së Gjakovës. Një përshëndetje vëllazërore të gjithë ju që jeni në këtë shesh, po të gjithë banorëve të këtij rrethi, kudo që ndodhen sot në Tropojë, në Shqipëri, jashtë vendit.
Një mirënjohje të pakufishme, të pafundme për ju për, për mbështetjen e jashtëzakonshme që keni dëshmuar këto 32 viite për PD, për Sali Berishën, për Azem Hajdarin, për kauzën e drejtë. I dashur z.Flamur Hoxha, drejtues politik i qarkut të Kukësit për PD-ASHM. I dashur z.Fatmir Mediu, kryetar i PR, aleat i çmuar kryesor i PD, që nga themelimi gjer sot. I dashur Phil, me mirënjohje të madhe ju falënderoj për praninë tuaj sot këtu. Të dashur kandidatë për deputetë në Kuvendin e Shqipërinë për qarkun e Kukësit.
Nderimin tim më të madh ëpr ju, vlerësimin më të madh. Jen ikrenaria e qarkut të Kukësit, Tropojës, Hasit, Kukësit dhe mbarë Shqipërisë. Miqtë e mi, unë vij sot në Tropojën madhështore. Madhështore nga natyra, madhështore nga historia, madhështore nga shpirti dhe zemra e banorëve të saj. Edhe një herë, edhe njëmijë herë dua të theksoj se, nuk do të zgjidhja kurrë po të zgjidhej vendlindja, nuk do zgjidhja kurrë një vend tjetër përveç Tropojës.
Por, miqtë e mi, unë vij sot në Tropojën madhështore në një kohë kur, madhështia e Shqipërisë, madhështia e Tropojës ka pjerrur këto 12 vite, si rrallë ndonjëherë në historinë e saj. Vij sot, kur këtë tokë të bekuar me pasuri nga më të mëdha e braktisin çdo muaj djem dhe vajzat e saj, kështu braktisin dhe Shqipërinë.
Vij sot në Tropojë, kur pasuritë e saj nuk janë pasuri të banorëve të Tropojës. Kur taksat e tyre nuk shkojnë për rrogat dhe pensionet e tyre, për një jetë më të mirë për ta. Vij sot, kur vendi qeveriset nga konglomeratë të pushtetit me krimin.
Tropoja është vendi i njerëzve krenarë, është vendi i njerëzve atdhetarë. Por, vij sot tek ju, kur në Tiranë qeveris një person, një njeri, që bota e ka quajtur kryeministri më i mirë i Serbisë, pas Pashiqit. Pra, qeveris Shqipërinë dhe Tropojën një argat i Aleksandër Vuçiçit. Ndaj dhe, ne vijmë tek ju me një projekt të ri. Me një projekt me të cilin duam, këtë madhështi të pjerrur, ta rikthejmë në madhështinë e saj. Duam që, Tropoja dhe Shqipëria, banorët të Tropojës dhe mbarë Shqipërisë të jetojnë të lirë, me dinjitet, të mëkëmben çdo vit e më shumë. Pasuritë e tyre të kthehen në të mia për familjet, për qyettarët eTopojës dhe të Shqipërisë. Ne, vijmë sot këtu tek ju, si një forcë politike tradicionale e lidhur që vlerëson dhe beson në traditën tonë, dhe tradita jonë është familja, është trashëgimia më e virtytshme që kemi ne shqiptarët. Trashëgimia jonë është morali, virtyti. Tradita jonë është atdhedashuria," tha Berisha.
Philip Griffin TROPOJA- Këshilltari i strategut Chris LaCivita, Philip Griffin mori pjesë sot në takimin elektoral të Partisë...
Edi Rama SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama tha se qeveria ka 10-fishuar buxhetin p&e...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i PD Sali Berisha ka shpërndarë një mesazh urgjent për drejtuesit politik të qarqeve, kryetarë...
Edi Rama SHKODRA-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama tha se sot kemi 2 blloqe pensionistësh, dh...
Edi Rama SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama ka ironizuar sërish kontrat&eu...
Edi Rama SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama tha se Shqipëria ishte shum&eum...
Edi Rama SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama tha se drejtpërdrejtë me të...
Edi Rama SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama iu përgjigj dhe akuzave të opoz...
Edi Rama SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama foli për sondazhet e shfaqura në...
Foto nga vendi i ngjarjes KORÇA- Policia ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur mes kandidatit të Partisë Demokratike në...