LIVE UPDATES
Politike

Analiza: Si u prit në Kosovë dëshmia e James Rubinit në mbrojtje të ish-presidentit në Hagë?

James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit, si dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit, tha se ai nuk kishte autoritet të plotë mbi komandantët e UÇK -së.

15 Shtator 2025, 21:46 Nga E. D
Analiza: Si u prit në Kosovë dëshmia e James Rubinit në
Hashim Thaçi

HAGË- Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan për mbrojtjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, është parë si e rëndësishme dhe vendimtare në favor të mbrojtjes së ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit, si dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit, tha se ai nuk kishte autoritet të plotë mbi komandantët e UÇK -së.

“Ishte e qartë për mua se ai nuk ishte në krye. Ai nuk kishte dijen, aftësitë apo autoritetin për të marrë vendime në asnjë mënyrë”, tha Rubin para gjykatës të hënën.

Thaçi po gjykohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, së bashku me tre ish-udhëheqës të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit - akuza që ata i kanë mohuar plotësisht.

Rubin gjithashtu dëshmoi se nuk kishte asnjë informacion që e lidh Thaçin ose të akuzuarin tjetër, Jakup Krasniqi, me pretendimet për vrasje apo ekzekutime.

Cilat ishin reagimet?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha për dëshminë e Rubinit se në Hagë “po dëshmon një mik i madh nga përtej Atlantikut”.

“Kjo është një dëshmi e qartë, e bazuar në fakte të pakontestueshme, për drejtësinë e luftës sonë çlirimtare, për qëllimet e saj dhe përpjekjet e çlirimtarëve tanë për paqe e liri, duke hedhur poshtë të gjitha akuzat e Prokurorisë ndaj tyre”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Krasniqi – i cili tani udhëheq partinë të cilën për vite të tëra pas luftës së vitit 1998-‘99 e udhëhoqi Thaci dhe pastaj Veseli – shtoi se “me Shtetet e Bashkuara krah, dhe assesi ndryshe, Kosova gjithmonë ka triumfuar mbi padrejtësitë dhe sfidat më të mëdha!”

Rubin është ish-ndihmës sekretar i shtetit për çështjet e informacionit publik dhe zëdhënës kryesor i Madeleine Albright kur ajo ishte sekretare e shtetit në administratën e Klintonit.

Ai ishte me Albrightin në bisedimet e paqes në Francë në vitin 1999 dhe më vonë shërbeu si negociator i posaçëm në bisedimet për çarmatosjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Rubin e përshkroi Thaçin para gjykatës si një “figurë politike” pa pushtet të vërtetë.

Analisti politik, Agon Maliqi, shkroi në Facebook se dëshmia e Rubinit “është dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm historik që i përmbys shumë narracione propagandistike”.

“Ai e çmonton argumentin kryesor të prokurorisë, e të cilin e di çdo njeri në Kosovë me sens arsyeje, se UÇK ka pasur strukturë qendrore të konsoliduar apo dhe të aftë për të udhëzuar dhunë dhe krime në mënyrë sistematike”, theksoi Maliqi.

Sipas tij, dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan e “jep pasqyrën e një grupi të decentralizuar dhe kaotik që vepronte në rrethanat e përballjes me një shtet me plane shfarosëse që u materializuan në Bosnje - kontekst kyç të cilin prokuroria e anashkalon krejtësisht, thuajse UÇK doli maleve për të kontrolluar territor prej pikës së qejfit”.

Ai beson se dëshmia e tij e bazuar në raporte të inteligjencës gjithashtu “nuk mundohet ta mohojë ekzistencën e krimeve sporadike ndaj civilëve, por e konteston idenë se ajo ka qenë e organizuar dhe aludon - saktësisht do të thosha - se ajo ishte më shumë produkt i kaosit dhe mungesës së kontrollit, si dhe e tërheq vërejtjen se ka pasur edhe propagandë të Beogradit”.

“Është e qartë se krimet e dokumentuara nga prokuroria kanë qenë më shumë qërim lokal hesapesh apo sulme hakmarrëse, dhe se viktimat e tyre meritojnë drejtësi. Por, prokuroria e Speciales qartazi e ka humbur adresën e kësaj përgjegjësie duke u munduar ta ndërtojë një akuzë politike, duke prodhuar kështu padrejtësi të dyfishtë”, përfundoi Maliqi.

Për drejtorin e Institutit Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Lulëzim Peci, dëshmia e Rubinit si dëshmitar i mbrojtjes të ish-presidentit Thaçi, nuk ishte “vetëm një dëshmi e thjeshtë gjyqësore!”

“Kjo dëshmi është edhe një ligjëratë publike e dorës së parë për historinë moderne të Kosovës, lidershipin vizionar të shqiptarëve, luftën e UÇK-se dhe rrugëtimin e saj drejtë pavarësisë!” shkroi Peci në Facebook.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në një postim në Facebook, tha se ndihet mirënjohëse dhe falënderuese për praninë dhe gatishmërinë e Rubinit për të dëshmuar në Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Dëshmia e tij e qartë, e drejtë dhe e bazuar në të vërtetën, është një dëshmi tjetër e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, në veçanti gjatë luftës sonë çlirimtare dhe në mbrojtje të vlerave të UÇK-së”, tha ajo.

Gjykimi i katër ish-eprorëve të UÇK-së nisi në vitin 2023. Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998-‘99, Veseli ishte udhëheqës i shërbimit të inteligjencës së UÇK-së, Krasniqi ishte zëdhënës, ndërsa Selimi në mesin e shtabit të përgjithshëm.

Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe njerëzve që nuk donin të merrnin pjesë në luftime.

Në mbrojtje të ish-eprorëve të UÇK-së pritet të dëshmojnë edhe disa dëshmitarë të tjerë, përveç Rubinit, i cili do të kthehet në bankën e dëshmitarit edhe të martën. Mbrojtja e të akuzuarve i tha Radios Evropa e Lirë javën e kaluar se lista e atyre që do të dëshmojnë në anën e tyre është konfidenciale.

Në media, megjithatë, qarkulluan disa emra - në mesin e tyre: Wesley Clark, William Walker, Bernard Kouchner e të tjerë. Të njëjtit u përmendën edhe në një listë që zbuloi mbrojtja në vitin 2022. Gjykata Speciale pret që deri në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së./REL

hashim thaçi

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!