16 Dhjetor 2024, 13:10
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar procesin e vettingut si një nga proceset më të korruptuara në Europë dhe botë. Berisha u shpreh se vetingu filloi me lista të formulara në komitetet e PS-së.
Ai u shpreh se vetingu në Shqipëri është bërë nga persona të inkriminuar, ku përmendi Valbona Sanxhaktarin. Më tej, kryedemokrati shtoi se vetingu që sipas tij pati pasoja dramatike, u hoqi qytetarëve shqiptarë të drejtën për një proces ligjor të drejtë.
Berisha tha se tre rezoluta të partive politike të cilat përbëjnë shumicën e forcave politike në Europë, SHBA dhe botë, e cilësuan drejtësinë shqiptare si një armë në duart e ekzekutivit.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Në bindjen time më të thellë, ky është një nga proceset më të korruptuara që historia ka njohur në Europë dhe në botë.
Dhe më lejoni t’u paraqes argumente. Vetingu filloi me lista, 100 përqind e sigurt kjo, të formulara në komitetet e PS-së, gjykatësit dhe prokurorët armiqësorë ndaj saj që duhet të largoheshin. Dhe vetingu i largoi ata me shpejtësi të rrufeshme. Kjo është e vërteta. Janë larguar nga sistemi gjyqësor, gjyqtarë për garsioneren dhuratë e të atit.
Janë larguar nga sistemi gjyqësor, gjyqtare, e cila kishte jetuar në shtëpi me të atin, dhe pasi martohet, gjatë periudhës që ka jetuar para martesës, ka dorëzuar rrogën në familje. I ati, rrogën ia ka vendosur mënjanë, një traditë eprore e prindërve në Shqipëri dhe me rastin e martesës i ka dhënë të gjithë paratë e rrogës të kursyera për të ndihmuar vajzën e vet.
Dhe kësaj, nga këta vetorë, i është quajtur burim i paqartë dhe është nxjerrë nga sistemi. Vetingu në Shqipëri është bërë nga persona të inkriminuar, ish-bashkëshorte e Hakmarrjes për Drejtësi, si Valbona Sanxhaktari.
Dhe duhet ta dini mirë se të gjitha të dhënat nga SHISH dhe DSIK nuk i dorëzoheshin komisionit, i dorëzoheshin vetëm një personi, dhe ishte ky person, Valbona me një tjetër, që përcillte çfarë do nxirrte ose jo. Vetingu u bë mbi baza krahinore, u bë mbi baza fetare dhe është procesi më i korruptuar, më i kompromentuar që mund të jetë bërë ndonjëherë. Vetingu pati pasoja dramatike. U hoqi qytetarëve shqiptarë të drejtën për një proces ligjor të drejtë, duke krijuar një vakum vetëm e vetëm që drejtësia të vendosej nën kontroll. Ky vakum shkon në 14 vite për çështje civile dhe 10 vite për çështje penale.
Vetingu krijoi organizatën kriminale të Skapit të partisë, një organizatë të vërtetë kriminale, e cila bën gjahun e opozitës.
Por ju mund të më thoni me të drejtë, po ja komuniteti ndërkombëtar, po ja që tre rezoluta të partive politike më serioze të planetit, të cilat përbëjnë shumicën dërrmuese të forcave politike në Europë, SHBA dhe botë, e damkosën drejtësinë shqiptare si një armë në duart e ekzekutivit.
Jo vetëm unë, por edhe mediat, analistët dhe politikanë të tjerë jemi përpjekur t’u themi shqiptarëve se kjo është një drejtësi totalisht degë e ekzekutivit më të korruptuar të kohës. Tani, fatmirësisht, sado me vonesë, e konfirmojnë organizatat më të mëdha të partive politike të qendrës së djathtë në botë. Kemi një damkosje përfundimtare të kësaj reforme.
Më pyetët për investitorët e huaj. Me këtë drejtësi, nuk ka investitorë të huaj që të vijë. Nuk mund të presë ai 14 vite për procesin civil. Kjo ishte reforma e Xhorxh Sorosit, një monstër e njerëzimit. Kjo ishte historia më e turpshme, atentati më i rëndë që iu demokracisë së një vendi, me të cilën ai donte që Edit të tij t’i dhuronte drejtësinë. Mos harro skenën në parlament të Donald Lu me Romana Vlahutin. Mbaje dhe shihe, kujto drejtësinë e tyre pastaj. Që të dy ushtarë të korruptuar të Xhorxh Sorosit. Por e vërteta mund të vonojë, por kurrë nuk mund të fshihet përfundimisht. Rikthehet dhe do dalë në dritë.
sali berisha procesi i vetingut
Politike
16 Dhjetor 2024, 13:11
N.F
Berisha
TIRANË- Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën...
Politike
16 Dhjetor 2024, 13:07
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me fëmijët gjatë inagurimit të teatrit të Kuk...
Politike
16 Dhjetor 2024, 12:48
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në konferencën me gazetarët se shtyrja e ligjit për...
Politike
16 Dhjetor 2024, 12:46
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi ka zbuluar arsyen se përse ka shkuar ditën e sotme me bastun në ambientet e Pr...
Politike
16 Dhjetor 2024, 12:43
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se do të ndjek rrugën ligjore për vendimin e SPAK për sekue...
Politike
16 Dhjetor 2024, 12:36
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka prezantuar sot në konferencë "Kartën e Konsumatorit". Berisha tha se me kë...
Politike
16 Dhjetor 2024, 12:27
r.ll
ilirjan celibashi
TIRANË- Kreu i Komisioni Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka folur sot në nënkomisionin parlamentar për...
Politike
16 Dhjetor 2024, 12:17
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partis Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë me gazetarët në sel...
Politike
16 Dhjetor 2024, 12:01
r.ll
ilirjan celibashi
TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se para Krishtlindjeve do të ket&eum...
Politike
16 Dhjetor 2024, 11:36
r.ll
albin kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale për të d&...