LIVE UPDATES
Politike

Shkrihet FNSH, Balla njofton strukturën e re të policisë: Do krijohet Forca Kombëtare e Sigurisë Publike

Balla theksoi gjithashtu se prioritet kryesor mbetet paketa e sigurisë në shkolla dhe goditja e fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

2 Nëntor 2023, 21:07 Nga I.A
Shkrihet FNSH, Balla njofton strukturën e re të policisë: Do
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka njoftuar krijimin e një strukture të re të policisë, që do të quhet ‘Forca Kombëtare e Sigurisë Publike’. I ftuar në emisionin “Real Story” në AbcNews, Balla u shpreh se nuk do të ketë dy polici, por do të jetë një strukturë e re brenda policisë së shtetit.

Balla theksoi gjithashtu se prioritet kryesor mbetet paketa e sigurisë në shkolla dhe goditja e fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Ministri vuri gjithashtu në dukje edhe faktin se gjatë këtij sezoni turistik, nuk ka pasur asnjë ngjarje kriminale të ndodhur ndaj një shtetasi të huaj. Kjo, siç shtoi ministri, e ka bërë Shqipërinë jo vetëm një destinacion turistik me natyrë dhe bregdet të veçantë por edhe një destinacion më të sigurt.

"Ka një të dhënë që, ju si njohës apo ndjekës i të gjitha sondazheve që ndodhin, ka një të dhënë inspiruese, më shumë se 62 % e të anketuarve sa i përket rolit të policisë kërkojnë që Policia e Shtetit të marrë një rol tjetër, sa i përket besueshmërisë. Brenda oborrit nuk ka munguar siguria, por sapo fëmija del nga oborri i shkollës, bie pre e keqbërësve, që mund ta përfshijnë në aktivitete kriminale, por më shumë është fenomeni i shpërndarjes së lëndëve narkotike. Dhe këtu është edhe një fenomen tjetër që në fakt ka qenë edhe pjesë e shqetësimeve të ngritura nga televizioni juaj që ka të bëjë me një trend të ri të përdorimit të lëndëve narkotike dhe që ka të bëjë më shumë me lëndët psikotrope, që është i dëmshëm sa i përket shëndetit, por është kthyer në trend jo vetëm në Tiranë, por edhe rrethe. Për të cilin unë kam shkuar edhe në kuvend dhe opozita, flas për opozitën që e konsideron rolin si detyrë, jo për opozitën që e sheh pjesëmarrjen aty si aktivitet destruktiv, që të kemi mundësinë që në një nga seancat e para të kuvendit, të votohet që edhe ajo lëndë dhe lëndë të tjera që ne kemi identifikuar si lëndë psikotrope të ndalohet me ligj përdorimi i tyre veç faktit kur ato përdoren nga mjekët për shërbim spitalor. Në këtë këndvështrim, paketa e sigurisë në shkolla është një prej fillimeve të mira dhe një qasje e re për të garantuar që fëmijët tanë të jenë të sigurt jo vetëm brenda shkollës por brenda një perimetri sigurie. Dhe ne do ta shtrijmë këtë. Prej vitesh është folur, janë harxhuar para, konferenca, diskutime, për policimin në komunitet, por e vërteta është që tashmë kjo qasje do të ketë një forcë tjetër. Dua ta ndaj me publikun, krijimin e një force të re që quhet Forca Kombëtare e Sigurisë Publike. Kjo do të jetë një strukturë e re brenda policisë së Shtetit.

Që kur erdhëm në drejtimin e vendit kemi pasur diskutime, natyrshëm, ka një dallim. Është brenda strukturës së Policisë së Shtetit pra, ne nuk do krijojmë dy polici. Kemi vetëm një dhe brenda saj një pjesë e forcave, si për shembull FNSH, tashmë duhet të ndryshojnë qasjen e tyre dhe nuk do kemi më Forcën e Ndërhyrjes së Shpejtë por do kemi Forcën Kombëtare të Sigurisë. Jo vetëm FNSH, do futen edhe struktura të tjera, ku përjashtohet RENEA. RENEA do vijojë siç është, është histori e madhe suksesi. Agjencitë homologe, si Gjermania zhvillon në mënyrë të vazhdueshme stërvitje me forcat tona të RENEA-s. Dhe jo pa qëllim zgjodha këtë repart, që është një repart elitë për të bërë edhe analizën e sezonit turistik, të 100 ditëve të mia në krye të ministrisë. RENEA është krenaria e Policisë së Shtetit, ajo që lidhet me Forcën Kombëtare të Sigurisë, po ju marr një shembull. Është e pamundur që Policia vendore e Sarandës të përballojë një sezon turistik me forcat e veta. Na ka ndodhur, si komisariatin e Krujës, apo raste të tjera ku na është dashur që të ndërhyjmë me dorë të fortë për të vendosur rendin dhe ligjin. Atëherë, Forca Kombëtare e Sigurisë pikërisht do të ketë. Në momentin që familjariteti i tepërt i policisë vendore me elementët kriminale me problematikat e sigurisë, Forca Kombëtare e Sigurisë do të jetë një forcë, në drejtimin e drejtpërdrejtë të drejtorit të Përgjithshëm të policisë së Shtetit, që shkon dhe merr përsipër operacionet vendosjen e sigurisë publike, shtimin e forcave sa i përket ngjarjeve të mëdha. Si në rastin e Samitit, që u përballua me shumë sukses. Kemi ngjarje dhe evente kombëtare si ndeshjet e futbollit, që besoj e keni parë se ka pasur një qasje të re. Sigurisht nuk kemi arritur atje ku unë dua të jemi me standartin që është e pafalshme që Shqipëria të ndëshkohet me gjoba sepse persona të papërgjegjshëm arrijnë të penetrojnë në perimetrat e sigurisë," tha Balla.

taulant balla

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet