Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Partitë nisën thirrjet njëra pas tjetrës për t’i bindur ata që tu riktheheshin kutive të votimeve dhe që defektet e pajisjeve të mos bëheshin shkak për mosvotimin e tyre, por nga shifrat e pjesëmarrjes duket se kjo gjë ka qenë e pamundur.
TIRANË- Votim elektronik që për herë të parë do të mundësonte të dhënat reale mbi numrin e zgjedhësve në Elbasan, Kamëz dhe Vorë nuk funksionoi. Për ditë më radhë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve testoi pajisjet, tregonte se gjithçka ishte në rreëgull, por kur më mëngjesin e këtij 14 maji, qytetarët u gjendën në qendrat e votimit, dukej se asgjë nuk shkonte siç duhej.
Në tre bashkitë Elbasan, Kamzë dhe Vorë janë gjithsej 401 QV dhe numri i zgjedhësve është 310.846 dhe risia e votimit elektronik ishte transmetimi në mënyrë periodike i të dhënave për pjesëmarrjen në zgjedhje, pasi një zgjedhës identifkohet përmes pajisjes PEI, ku përveç dokumentit të identifikimit do të lërë edhe gjurmët daktiloskopike (shenjat e gishtërinjve), të cilat do të shërbejnë për evidentuar rastet e votimit të paligjshëm. Kjo gjë, sipas KQZ-së ishte arma e duhur kundër votimit të dyfishtë apo parregullsive që janë regjistruar gjithmonë në proceset zgjedhore.
Por, përveçse kjo gjë nuk ndodhi, mosfunksionimi i këtyre pajisjeve, solli dhe të tjera problematika. Një prej tyre dhe largimi i qytetarëve që kishin zgjedhur orët e para të mëngjesit për të votuar. Për shkak të punëve e angazhimeve të ndryshme, shumë prej zgjedhësve shfvrytëzuan orët e para të mëngjesit për të vulosur vullnetin e tyre, por u gjendën para qendrave bosh. Kjo pasi në raste defektesh, siç ishte lajmëruar edhe më parë nga nënkomisionerja Lealba Pelinku, duhej pritur të paktën tre orë.
Orët kaluan, qytetarët u larguan pa votuar…
Partitë nisën thirrjet njëra pas tjetrës për t’i bindur ata që tu riktheheshin kutive të votimeve dhe që defektet e pajisjeve të mos bëheshin shkak për mosvotimin e tyre, por nga shifrat e pjesëmarrjes duket se kjo gjë ka qenë e pamundur.
Deri në 17:00 raportohet se kanë votuar 34.54% e qytetarëve, ndërsa në vitin 2021 kishin 43.89% e tyre, shifra që tregojnë se dëmi i mëngjesit nuk është rikuperuar.
Megjithatë, KQZ mendon ndryshe…
Në një dalje për mediat, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se defektet në pajisje nuk kishin ndikuar në pakësimin e votuesve, pa e argumentuar këtë gjë.
Por thirrjet nuk ndaluan…
I pari që e ‘ceku’ pakëz ishte kryeministri Edi Rama, por zyrtarisht Partia Socialiste zgjodhi të përfaqësohej nga ministrja Bora Muzhaqi, e cila ia ngarkoi të gjithë përgjegjësinë publikisht KQZ-së dhe kërkoi që të njihej përgjegjësia. Sipas Muzhaqit, pjesëmarrja e ulët në votime, erdhi për shkak se shumë qytetarë u kthyen mbrapsht pas problemeve me pajisjet e identifikimit elektronik.
Duke iu përgjigjur kësaj deklarate, Celibashi tha se e njohin përgjegjësinë e kërkoi falje publike, por a mjafton kjo gjë?
“Nëse dikush do ta tërheqë KQZ në një debat jo produktiv, ne nuk kemi pse ta bëjmë, nëse ajo çfarë klasifikohet si parregullsi apo problematik në lidhje me funksionimin e pajisjeve të identifikimit, ka cenuar votën e një votuesi, ne ju themi që njohim përgjegjësinë dhe nëse kjo ka ndikuar tek ata edhe ndjesën e kemi kërkuar, nuk e di nëse dikush tjetër kërkon më shumë se kaq. Çfarë do duhet të ishte bërë ndryshe?”- tha Celibashi.
Por a mjafton ndjesa publike?
A i kthen ndjesa publike qytetarët?
A e tjetërson vullnetin e qytetarëve kjo gjë?
Ky nuk ishte blofi i vetëm!
E dyta ishte boja me të cilën lyhet gishti i zgjedhësve. Denoncimet e para nisën që paradite, port ë dokumentuara me video erdhën më vonë. Gazetarja Erla Mëhilli publikoi momentin kur me një tjetër të lahur fshinte gishtin e lyer pasi kishte votuar. Brenda pesë sekondave, nuk kishte më bojë në gisht!
Videoja e mëhillit u pasua nga ajo e gazetares Sonila Meço dhe e shumë denoncimeve të tjera. Me gishtin e fshirë, çdokush mund t’i kthehet për së dyti kutisë së votimit dhe në mungesë të një identifikimi e votimi elektronik, gjërat janë akoma më të manipulueshme.
Celibashi u pyet publikisht për këtë gjë, por e mohoi në mënyrë kategorike që boja të fshihej nga gishti. Atij iu ofrua dhe mundësia që ta bënte provën ‘live’, por tha se vetë nuk kishte votuar ende.
Provat treguan që gënjeu, duke shënuar kështu një blof të dytë.
Andi Bushati TIRANË- Gazetari Andi Bushati ka komentuar zgjedhjet lokale që po zhvillohen sot në Shqipëri. Ndërkohë që ...
Foto ilustruese MALLAKSTËR- Vetëm 30 minuta na ndajnë nga mbyllja e procesit të votimit. Ndërkohë problemet në qendrat ...
Foto ilustruese ELBASAN- Procesi i votimit në qendrën e votimit nr. 2361 në shkollën profesionale 'Ali Myftiu është pezulluar...
Votuesit në Kavajë KAVAJË- Fluks i madh qytetarësh në Luz të Vogël, njësia administrative e bashkisë Kavaj&eu...
Zini Tollozhina POGRADEC- Zini Tollozhina, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Pogradec, Zini Tollizhina ka votuar n&eum...
Votimi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatin e pjesëmarrjes në zgjedhjet vendore. Këtë vit deri në or...
E moshuara KUÇOVË-Një e moshuar 77-vjeçare nga fshati Gegë i bashkisë Kuçovë tregon se nuk ka lënë ...
Belind Këlliçi TIRANË- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi u...
Erisa Xhixho TIRANË- Në dy orët e fundit të votimeve për zgjedhjet, nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xh...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Ilirjan Celibashi ka bërë me dije ecurinë e procesit të votimit për zgjedhjet lokale të 14 ma...