Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ky vendim u është komunikuar këtë të mërkurë këshilltarëve të Partisë Socialiste të cilët pritet të depozitojnë një kërkesë të re për shkarkimin e Veliajt, e cila do t’i prezantohet Këshillit Bashkiak.
TIRANË- Këshilltarët socialistë të Bashkisë së Tiranës do të mblidhen ditën e martë (23 shtator) për të shqyrtuar shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. ky vendim u është komunikuar këtë të mërkurë këshilltarëve të Partisë Socialiste të cilët pritet të depozitojnë një kërkesë të re për shkarkimin e Veliajt, e cila do t’i prezantohet Këshillit Bashkiak.
Argumenti kryesor që do të përdoret në këtë kërkesë është neni 62 pika c i ligjit për qeverisjen vendore, i cili parashikon shkarkimin për mosparaqitje në detyrë për një periudhë tremujore të pandërprerë.
Pas nisjes së procedurave nga Këshilli Bashkiak, do të jetë Këshilli i Ministrave që do të vendosë për shkarkimin e kryetarit të bashkisë. Pas kësaj, Veliaj do të ketë 15 ditë kohë ta ankimojë vendimin për shkarkim në Gjykatën Kushtetuese.
Si do të bëhet shkarkimi i Veliajt?
Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:
a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve;
b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata;
c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.
Pika e fundit pritet që të jetë ajo që do të përdoret nga Këshilli Bashkiak për shkarkimin e Veliajt, që sërish do të duhet të çohet në kryeministri. Më Rama duhet t’i propozojë presidentit mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, por ky proces mund të zgjasë deri në 45 ditë.
Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga peronat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme./Dosja.al
Paul Williams HAGË- Paul Williams, i cili ishte këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje m&eu...
PD TIRANË- Opozita do të jetë me tre grupe parlamentare në gjatë këtij sesioni parlamentar në Kuvend. Ditën e ...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi ynë po bën hapa përpara drejt integrimit dhe theksoi se Europa ësht&eum...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministrit Edi Rama, tha se BE nuk është vetëm tregu i përbashkët, por është një bashk&eu...
Edi Rama BRUKSEL- Kreyministri Edi Rama duke folur në Parlamentin Europian, u shpreh se Olivier Rokpte drejtuesi i komitetit Ekonomik Social Eur...
Erion Veliaj TIRANË- Këshilltarët socialistë të Bashkisë Tiranë do të mblidhen ditën e sotme për të ...
Jeffrey Hovenier SHBA- Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, shpjegon se pezullimi i Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara &...
Andis Salla CËRRIK- Këshilli Bashkiak i Cërrikut ka zgjedhur sot kryebashkiakun e komanduar. Kjo pas kryebashkiaku i zgjedhu...
Foto Ilustruese TIRANË- Programi qeverisës i Partisë Socialiste është bërë publik ditën e sotme. Programi i s...
Genta Vangjeli TIRANË- Zëdhënsja e Anti-korrupsionit për Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka denoncuar një tjetër ska...