LIVE UPDATES
Bota

Ndërprerja e fondeve të USAID/ Guterres, thirrje për rikthimin e ndihmave amerikane: Kjo po e bën botën më pak të shëndetshme dhe më pak të sigurt

Ai u kërkoi Shteteve të Bashkuara, si dhe vendeve të tjera që kohët e fundit kanë njoftuar reduktime në ndihmën humanitare dhe të zhvillimit, të ndryshojnë vendimet e tyre pas rishikimeve më të kujdesshme të programeve.

1 Mars 2025, 09:58 Nga M.B
Ndërprerja e fondeve të USAID/ Guterres, thirrje për rikthimin e
Antonio Guterres

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha të premten se Uashingtoni ka njoftuar shumë agjenci të OKB-së dhe organizata humanitare dhe të zhvillimit këtë javë për shkurtime "të rënda" të financimit, të cilat ai tha se do të jenë "shkatërruese" për njerëzit më të cenueshëm në botë dhe ai i kërkoi administratës së Presidentit Trump t'i rishqyrtojë ato.

“Zbatimi i këtyre shkurtimeve do ta bëjë botën më pak të shëndetshme, më pak të sigurt dhe më pak të begatë”, u tha zoti Guterres gazetarëve në Kombet e Bashkuara. “Reduktimi i rolit dhe ndikimit humanitar të Amerikës do të jetë në kundërshtim me interesat amerikane në rang global”.

Ai u kërkoi Shteteve të Bashkuara, si dhe vendeve të tjera që kohët e fundit kanë njoftuar reduktime në ndihmën humanitare dhe të zhvillimit, të ndryshojnë vendimet e tyre pas rishikimeve më të kujdesshme të programeve.

“Ndërkohë, çdo agjenci e Kombeve të Bashkuara është e gatshme të sigurojë informacionin dhe justifikimin e nevojshëm për projektet e saj”, shtoi zoti Guterres. "Dhe ne dëshirojmë të bashkëpunojmë me Shtetet e Bashkuara në këtë drejtim".

Shefi i OKB-së nuk dha një shifër në dollarë se sa do të humbasin OKB-ja dhe agjencitë e saj dhe nuk pranoi t’i drejtohen pyetje nga gazetarët. Por Shtetet e Bashkuara janë vendi më i madh donator për sa i përket financimit humanitar për Kombet e Bashkuara. Në vitin 2024, Shtetet e Bashkuara dhanë 14 miliardë dollarë, pak më shumë se 40% të kontributeve totale. Në të kundërt, Gjermania, kontribuesi i dytë më i madh, ofroi 2.7 miliardë dollarë ose rreth 8% të financimit global.

Administrata e Presidentit Trump, nëpërmjet Departamentit të saj të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), ka shkurtuar 60 miliardë dollarë nga ndihmat për vendet e tjera, në kuadrin e përpjekjeve për të ulur masivisht kostot e qeverisë. Kjo përfshinte mbylljen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) dhe ndryshimin e dekadave të politikës së jashtme amerikane, që e shihte fuqinë e butë të ndihmës humanitare si në interesin kombëtar të Amerikës.

Kjo ka bërë që shumë agjenci ndërkombëtare të ndihmave të hasin në vështirësi për të vazhduar programet e tyre. Sekretari i Përgjithshëm tha se stafi i OKB-së në terren po ndërmerr gjithashtu hapa urgjente për të mbrojtur sa më shumë nga puna e tyre jetike.

I pyetur më vonë nga gazetarët, zëdhënësi i zotit Guterres tha se agjencitë ishin informuar me letra për shkurtimet, shumica të firmosura nga zëvendësadministratori në detyrë i USAID-it, Peter Marocco. Zëdhënësi Stephane Dujarric tha se zyrtarët e OKB-së "në një nivel mjaft të lartë" ishin përpjekur të bisedonin me zyrtarët amerikanë për shkurtimet.

Sekretari Rubio ka thënë se në vijim, e gjithë ndihma për vendet e tjera do të duhet ta bëjë Amerikën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha të enjten se deri më tani janë shqyrtuar mbi 9,100 projekte të lidhura me ndihmën për vendet e tjera, me vlerë mbi 15.9 miliardë dollarë. Më shumë se 4,100 projekte me vlerë gati 4.4 miliardë dollarë janë identifikuar për t’u eliminuar, si pjesë e "axhendës Amerika e para" - një ulje prej 28% të vlerës totale.

“USAID vlerësoi 6,200 projekte shumëvjeçare me 58.2 miliardë dollarë në vlerë të mbetur”, shtoi zëdhënësi. “Në përfundim të një procesi të udhëhequr nga drejtuesit e USAID-it, përfshirë këstet e shqyrtuara personalisht nga Sekretari Rubio, u identifikuan rreth 5,800 projekte me 54 miliardë dollarë në vlerë të mbetur për t'u eliminuar si pjesë e axhendës Amerika e Parë – një ulje prej 92%”./ VOA

okb

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet