LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Samiti në Tiranë/ Rama dhe Zelenskyy në konferencë: Ukraina ka nevojë për mbështetje. Presidenti: Vendet e Ballkanit janë nën kërcënim nga Rusia

• Samiti Ukrainë- Europa Juglindore ka përfunduar pas rreth një ore punime. • Pas përfundimit të samitit, kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy kanë mbajtur konferencën e përbashkët për mediat. • Rama ishte i pari që nisi fjalën para gazetarëve, ndërsa deklaroi se vendi ynë si anëtar i NATO-së ka treguar çdo herë mbështetjen e tyre për Ukrainën. • Po ashtu ai shtoi se i gjithë populi shqiptar qëndron në krah të Ukrainës. • Rama gjatë fjalës së tij shprehu gadishmërinë për të vijuar mbështetjen e Ukrainës. • Ndërkohë që theksoi se plani i paqes me 10 pika i përpunuar nga ekipi ukrainas duhet që të diskutohet nga të gjitha kombet. • Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në qëndrimin e tij ka falenderuar popullin shqiptar për ndihmën dhe mbështetjen e treguar ndaj Ukrainës. • Zelensky ka deklaruar se ata e mbështetin plotësisht integrimin e vendeve të Ballkanit në BE dhe se presin të njejtin gjë nga liderët e Ballkanit. • Për agresionin rus në Ballkan, Zelensky ka theksuar se vendet ku ka qenë i pranishëm Bashkimi Sovjetik janë të gjitha të rrezik. • Ndërkohë Rama për këtë ka deklaruar se duhet që të nxjerrin shumë mësime dhe mos të luajnë me zjarrin. • Zelensky bëri thirrje për ndihmë pasi është e vetmja mënyrë që ata mund të mbijetojnë.

8 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Deklarata e Macron për trupa në Ukrainë, Zelensky: Ne duhet të mbijetojmë, Putin është Hitleri 2

Samiti në Tiranë/ Rama dhe Zelenskyy në konferencë: Ukraina
Volodymyr Zelensky

TIRANË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy gjatë fjalës së tij në konferencë me kryeminsitrin Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e homologut të tij, Emmanuel Macron. Macron pak ditë më parë tha se e perjashton si mundësi dërgimin e trupave në Ukrainë. Në lidhje me këtë deklaratë Zelenskyy u shpreh se ka patur një takim të mirë me Macron dhe kanë diskutuar shumë nisma. 

Më tej gjatë fjalës së tij Zelenskyy se Ukrainës i duhet të mbijetojë dhe çdo lloj ndihme duhet tu arrijë në kohë. Ai më tej shtoi se duhet të përgatiten dhe të qëndorjnë të fortë para Putinit të cilin e cilësoi si Hitleri numër 2.

“Së pari, kam patur një takim të mirë me Macron dhe ishte një takim me shumë nisma. Vërtet shumë nisma dhe do të flas për të gjitha ato, për shembull koalicioni për artilerinë, gjëra konkrete. Ne duhet të mbijetojmë dhe kjo për Ukrainën do të thotë të kemi vendime konkrete prandaj nuk mund të ndaj me ju shifrën për armatime që mund të kemi. Pra, ne na duhet që të mbijetojmë, do të thotë që gjithçka që kemi vendosur, çdo lloj ndihme duhet të na arrijë në kohë. Kjo është nisma më e mirë e të gjithë, që të na e sillni armatimet në kohë.

Dhe nëse do të fitojmë varet nga kjo pikë, prandaj pati shumë vendime si të ndryshohet aspekti kohë dhe si të forcohet Ukraina në fushat e betejës. Folëm për inteligjencën, dronët. Ndërsa pyetja që më bëtë, nuk kam qenë në samit dhe ai tha për disa ide të reja se si mund të fuqizohet Ukraina. Më duket më tha se zyrtarisht do të vijë në Ukrainë në mes të muajit tjetër. Mendoj se do t’i ndajë këto ide të tij me mua kur të takohemi, atëherë do të mund ti përgjigjem pyetjes tuaj. Kur ne ndajmë me njëri-tjetrin nisma të ndrysnme, të gjitha këto janë hapi i dytë, i katërt por i pari është mbrojtja, që të jemi të fortë në front sepse kemi disa pyetje për këto paketa me partnerët tanë, evropianë dhe SHBA.

Sot është e rëndësishme që të vazhdojmë të qëndrojmë të fortë, sepse nuk kemi as kohë dhe as alternativa. Ne na duhet të përballemi me një vrasës, me Hitlerin 2. Nëse flasim për Netflix, është vërtetë një rrezik i madh që i kanoset jetës tonë. Besoj se të gjithë ne duhet të përgatitemi që të jemi të fortë, për luftë apo për paqe, është e rëndësishme për hapa të tjerë që do të ndërmarrë Putini. Nëse nuk e bëjmë këtë, që të mos ia dalë mbanë ai, që të zbrapset, duhet të përgatitemi për luftë. Natyrisht kryeministri Rama tha se lufta nuk ka distancë, a është në agim apo në mesnatë. Duhet të jeni të përgatitur nëse ju hedhin raketa. Ne duam të jemi të fortë. Ne Putinin do ta mundim. Kjo është nisma jonë”, tha Zelensky.

2 VITE ME PARE

Agresioni rus në Ballkan/ Zelensky: Vendet janë në kërcënim nga Rusia. Rama: S’duhet të luajmë me zjarrin

 

Samiti në Tiranë/ Rama dhe Zelenskyy në konferencë: Ukraina
Zelensky dhe Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kanë folur lidhur me agresionin rus në Ballkan. Zelenskyy tha se Rusia do të tentojë të destabilizojë situatën. Ai tha se vendet baltike, Moldavia, vendet e Ballkanit, gjithashtu janë nën kërcënim. 

"Fakti që gjendemi këtu sot, në një tryezë së bashku, është një shembull i rëndësishëm që kemi ardhur e jemi bërë së bashku. Unë mendoj se ajo që po ndodh tani është shembulli i duhur. Ne nuk u kushtojmë vëmendje provokimeve, pasi vetëm përçajnë. Samiti i sotëm ka të bëjë me bashkimin. Mendoj se Rusia do të tentojë të destabilizojë situatën. Rusia del në përfundime për gabimet që ka bërë në territorin e Ukrainës, për rrjedhore do të tentojë të destabilizojë më tej. Besoj se vendet baltike janë në kërcënim, Moldavia, vendeve e Ballkanit, ku Bashkimi Sovjetik ka qenë i pranishëm.", tha Zelensky.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama tha se ka një rrezik të qartë dhe real për Ballkanin Perëndimor. Rama tha se duhet mbajtur një qëndrim i qartë në raport me Ukrainën dhe mos të luhet me zjarrin. Sipas Ramës, lufta sado e pamundur të duket mund të ndodhë. 

"Ka shumë mësime që mund të nxjerrim nga historia jonë në Ballkan, por ajo që po ndodh në Ukrainë, është një tjetër mësim. Ka një rrezik të qartë dhe real për Ballkanin Perëndimor, për shkak të agresionit rus. Askush nuk duhet ta shohë si një sit ku ushtria ruse vjen këtu. Por, ajo që po ndodh atje, mund të përsëritet në mënyra të ndryshme, duke vënë në ? themelet e rendit tonë botëror. Nuk është një botë që kush është më i madh e ka më shumë ushtar, mund të sulmojë vendim më të vogël. Kjo është mesjetë. Vazhdojmë të ecim para së bashku. Lufta është po kaq pranë sa jemi ne këtu. Sado e pamundur të duket sot, mund të ndodhë. Nuk duhet të luajmë me zjarrin. Duhet të ruajmë një qëndrim të qartë në raport me Ukrainën. Ka të bëjë me ne.", tha Rama. 

2 VITE ME PARE

Rama: Plani i paqes me 10 pika i Zelenskyt duhet të diskutohet nga të gjitha kombet, Shqipëria një prej shtëpive tuaja

Samiti në Tiranë/ Rama dhe Zelenskyy në konferencë: Ukraina
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se plani10 pikësh i Zelenskyt duhet të diskutohet në mënyrë serioze nga të gjitha kombet. Rama tha se Putin ka dështuar pasi, Ukraina në vend që të merret peng është afruar edhe më shumë me vendet e Bashkimit Europian. 

Ai tha se populli shqiptar mbështet Ukrainën në luftën ndaj Rusisë, ndërsa shtoi se Shqipëria është një prej vendeve që çdo qytetar ukrainas do të ndihet në shtëpi. 

"Një paqe e drejtë që mbështet në parime e planit 10 pikesh të presidentit Zelensky të cilin e mbështesim dhe të diskutohet në mënyrë serioze nga të gjitha kombet. Me këtë samit jam i kënaqur që patëm mundësinë të japim argumente tonat dhe të flisnin për Shqipërinë dhe Ukrainë, për të sotmen dhe të nesërmen. Një prej gjerave mjaft të rëndësishme është që miqësia jonë të vazhdojë. Ka është një gjë tjetër që na lidh tashmë, që në sytë e mi tregon sa shumë ka dështuar Putin. Në vend që të merret peng dhe të qeveriset, Ukraina është bërë pjesë me vendet e bashkimit evropian. Është bërë bashkë me vendet e tjera drejt integrimit.  Nuk ka veçse admirim për presidentin dhe popullin, që në mënyrë mbresëlënëse po luftojnë dhe po punojnë që të ecin përpara në procesin e integrimit në BE. Përtej rrënojave të raketave ruse, plagëve të ushtarëve, vdekjes, është në vend që po punon çdo ditë për të ardhem. Nuk mund të jemi më krenar që jemi miq më këtë komb dhe të përfytyrojmë të ardhmen tonë si një të ardhme mes miqsh të vërtetë. Dua të më besoni plotësisht se gjithçka keni dëgjuar nga unë dhe nga ne vjen nga zemra. Populli shqiptar iu mbështet dhe duan që Ukraina të mos e humbas këtë luftë dhe të fitojë. Tani e prehër Shqipëria është një prej shtëpive tuaja, ku çdo qytetar i juaji do të ndihet si në shtëpi," tha Rama.

2 VITE ME PARE

Zelensky: Ne mbështesim integrimin tuaj në BE, por dhe ju duhet në pranoni integrimin tonë të plotë

Samiti në Tiranë/ Rama dhe Zelenskyy në konferencë: Ukraina
Volodymyr Zelensky

TIRANË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy gjatë fjalës së tij në konferencë, tha se mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. Por ai tha gjithashtu se edhe Shqipëria duhet të mbështesë integrimin e Ukrainës në BE. 

Ai bëri sërish thirrje që e gjithë Europa të marrë pjesë në samitit Global të Paqes në Zvicër. Zelenskyy tha se lufta nisi nga një person i vetëm, por të gjithë duhet të ndihmojnë ta përfundojnë. 

"Ju duhet të keni besim tek ne, te stabiliteti që do mund ti ofrojmë Evropës por edhe vlerave të përbashkëta. Ne mbështesim integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në BE, por edhe ju duhet të na mbështesni integrimin tonë në BE. Ukraina si edhe i gjithë rajoni i Evropës juglindore, duhet të bashkëpunojmë, duhet të merrni pjesë në samitin global të paqes. Na mbështesni në formulën tonë të paqes. Lufta është filluar nga një person i vetëm, por ne duhet të jemi të gjithë së bashku. Duhet të na ndihmoni, faleminderit për mbështetjen tuaj“, tha Zelensky.

2 VITE ME PARE

Zelensky: Falenderoj shqiptarët për mbështetjen, duhet të bashkohemi të prodhojmë armë

Samiti në Tiranë/ Rama dhe Zelenskyy në konferencë: Ukraina
Volodymyr Zelensky

TIRANË- Presidenti Volodymyr Zelensky ka falenderuar popullin shqiptar për mbështetjen që po i jep Ukrainës. Gjatë konferencës për mediat me kryeministrin Edi Rama, Zelensky ka deklaruar se ata duhet që të bashkëpunjnë dhe të prodhojnë armë. Po ashtu ka theksuar se duhet që të bëhet çdo gjë që munden që të mos kenë vonesa. 

“Së pari dëshiroj t’ju falënderoj juve Edi, popullin tuaj, të gjithë qytetarët e Shqipërisë për mbështetjen e sinqertë e të plotë që na keni dhënë dhe të gjithë mbështetjen që i jepni drejtësisë në Europë. Ju falënderojmë për të gjitha paketat që keni mbështetur, e kemi parë mbështetjen tuaj. Ju keni kuptuar që çdo komb ka nevojë për sigurinë e vet. Këto janë ato elementë përkufizojnë siç duhet çdo gjë të mirë që mund të ofrojë një komb, rendi botëror dhe ndërkombëtar. Së bashku duhet të bashkohemi që të prodhojmë armë. Duhet të bëjmë gjithçka mundemi mos të kemi vonesa. Ne na duhet më shumë besim të çfarë mund të bëjmë ne”, tha Zelensky.

2 VITE ME PARE

Rama tregon mesazhin në konferencë: Thuaji Zelenskyt se ekipi jonë është i mahnitur nga ukrainasit

Samiti në Tiranë/ Rama dhe Zelenskyy në konferencë: Ukraina
Edi rama

TIRANË- Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, kryeministri Edi Rama tha se mbështet planin 10 pikës të Zelenskyt.

Rama tregoi se mori një mesazh nga dikush që punon me institucionet ukrainase, ku i kërkohej t'i thoshte Zelenskyt se janë të mahnitur nga aftësitë e ukrainasve. Kryeministri tha se dhe ai personalisht admiron presidentin Zelensky dhe ukrainasit.

"Ukraina meriton të mbështetet e të ndihmohet me të gjitha mjetet për t’u siguruar që çdo paqe që do vijë pas luftës, të jetë një paqe e drejtë, e bazuar kryesisht në parimet e planit 10 pikësh të presidentit Zelensky, të cilin e mbështesim dhe duam ta shohim të diskutohet nga kombet dhe bashkësia e tyre. Putin ka dështuar në planin e tij pasi në vend të merret peng, Ukraina është bërë pjesë e vendeve të bashkuara për në rrugëtimin e integrimit në BE. Nuk kam veçse admirim për Zelensky dhe ukrainasit. Pak më parë mora një mesazh nga dikush që po punon me instiucionet ukrainase për të ngritur një fond të teknologjisë së lartë. Më tha thuaji Zelenskyt se ekipi jonë është absolutisht i mahnitur nga ukrainasit që kemi takuar dhe aftësitë, talenti e aftësitë e tyre," tha Rama.

2 VITE ME PARE

"Jemi të vetëdijshëm për kapacitetet tona", Rama: Ukraina ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve

Samiti në Tiranë/ Rama dhe Zelenskyy në konferencë: Ukraina
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Ukraina ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve dhe jo vetëm të vendit tonë. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me Presidentin Volodymyr Zelensky, Rama ka theksuar se kushdo që pretendon se lufta ndalet nëse nuk do të ndihmohet më Ukraina, është cinike dhe absurde. Rama ka shtuar se lufta nuk ndalet duke çarmatosur viktimën por duke ndalur agresorin. 

“E mbështesim Ukrainën në mënyrë të palëkundur. Do ta mbështesim për sa kohë do të jetë e nevojshme dhe sa të ndodhë një paqe që zgjat. Shqipëria është një anëtare krenare, edhe pse e vogël e NATO-s. Bashkë me aleatët e NATO-s dhe partnerët tanë, kemi dënuar agresionin dhe kemi bërë gjithçka kemi mundur dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar Ukrainën me të gjitha mjetet. Në të njëjtën kohë, jemi të vetëdijshëm për kapacitetet tona. Jemi të ndërgjegjshëm se ajo që ka nevojë Ukraina, është mbështetja e të gjithëve, ndihma dhe mbështetja e më të mëdhenjve dhe më të pasurve në bashkësinë tonë demokratike. E shohim me shqetësim që kjo mbështetje ndonjëherë ngecet, se Ukraina shndërrohet në çështje e politikës së brendshme të një vendi. Ose se ndodhin vonesa burokratike. Nëse demokracitë kanë procedurat e tyre, demokracitë janë më të vështira dhe komplekse për të punuar dhe sjellë rezultate, nga ana tjetër kemi një agresor që nuk ndalet për asnjë sekondë së godituri për të pasur më shumë territor, për të marrë jetët e pafajshme. Shumë njerëz në mbarë Evropën që deklarojnë se ti japësh Ukrainës për të mbrojtur kombin e vet është ajo çka po nxit vazhdimësinë e luftës. Ata pretendojnë se ndalja e dhënies së armëve do të sjellë paqe. Kjo është jo vetëm cinike, por edhe absurde. Nuk e ndal luftën duke çarmatosur viktimën, por e ndal luftën  duke ndalur agresorin”, tha Rama.

2 VITE ME PARE

Rama: Do e mbështesim Ukrainën, ne jemi anëtar të NATO-së

Samiti në Tiranë/ Rama dhe Zelenskyy në konferencë: Ukraina
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me samitin e sotëm Shqipëria konfirmon mbështetjen ndaj Ukrainës. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me Presidentin Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se vendi ynë është anëtarë i NATO-së dhe se e kanë deklaruar çdo herë mbështetjen e tyre për Ukrainën. Po ashtu ka shtuar se i gjithë populi shqiptar qëndron në krah të Ukrainën. 

"Është një moment i veçantë për ne në Shqipërisë sepse nuk jemi vetëm të privilegjuar të presim kreun e shtetit, por edhe të nderuar të mirëpresim një udhëheqës të rezistencës. Nuk ka vetëm të bëjë me qëndresën kundër një agresioni brutal kundër atdheut të vet, por qëndron për demokracisë kundër ëndrrës neo-imperialiste që kërkojnë të ndërtojnë. I nderuar mik, jam shumë i kënaqur që sot patëm mundësinë të theksojmë pozicionin tonë jo vetëm si një vend si Shqipëria, por si një bashkësi vendesh e kombesh që ndajnë të njëjtin qëndrim në Evropën Juglindore, që qëndrojmë krah Ukrainës dhe të drejtën e saj për integritetin territorial. Jam krenar dhe e kemi bërë të qartë se nuk është vetëm qeveria, Parlamenti, jo vetëm institucionet por u gjithë kombi e populli i vendit tonë që qëndron krah Ukrainës dhe e mbështet Ukrainën në mënyrë të palëkundur," tha Rama. 

samiti ukraine-europajuglindore ne tirane edi rama volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës