10 Tetor 2023, 11:32
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar rreth Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor në Tiranë, i cili për herë të parë zhvillohet jashtë vendeve të Bashkimit Europian. Mësohet se në orën 11:00 do të nisë dhe pritja e liderëve që do të marrin pjesë në Samitin i cili do të ndahet në dy sesione.
Në sesionin e parë do ta nisë fjalën kryeministri Rama ndërsa do të pasohet nga Presidentja e Komisionit Evropian Von der Leyen dhe më pas do të mbajë fjalën Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel. Gjithashtu do të ketë takime bilaterale deri në orën 17:45. Në orën 18:00 do të mbahet dhe konferenca për shtyp.

Përveç kryeministrave të rajonit, në Tiranë do të vijnë edhe drejtuesit e institucioneve të BE-së si dhe liderët e 10 shteteve të unionit që mbështesin Procesin e Berlinit. Nga Gjermania si ideator me kancelarin Olaf Scholz, kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak si dhe presidentin francez Emanuel Macron, i cili do të zhvillojë edhe takim bilateral me homologun shqiptar Bajram Begaj.

Macron do të qëndrojë në Tiranë 2 ditë, duke shënuar edhe vizitën e parë zyrtare për një president francez në vendin tonë.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka konfirmuar se kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në Procesin e Berlinit që sivjet mbahet në Tiranë./Dosja.al
samiti i procesit te berlinit
Politike
10 Tetor 2023, 10:16
A.B
Myslym Murrizi
TIRANË- Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ndarë në profilin e tij në 'Facebook', deklaratën e avokatit Kujtim Cak...
Politike
10 Tetor 2023, 09:13
A.B
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka bërë të ditur se ministrja Ogerta Manastirliu nuk do jetë e pr...
Politike
9 Tetor 2023, 22:42
I.A
Galit Peleg
TIRANË- Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg ka deklaruar se pavarësisht rëndësisë së rolit t...
Politike
9 Tetor 2023, 22:13
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i grupit parlament të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se është fakt i mamohuesh&eum...
Politike
9 Tetor 2023, 21:57
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i grupit parlament të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se betejën e tij në PD e ka n...
Politike
9 Tetor 2023, 21:52
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i grupit parlament të PD-së, është shprehur se, Lulzim Basha e sulmon me të njëjtat fjal...
Politike
9 Tetor 2023, 21:03
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i grupit parlament të PD-së, Gazment Bardhi ka folur edhe për një vendim të ardhur nga grupi ...
Politike
9 Tetor 2023, 17:31
I.A
Igli Hasani dhe Galit Peleg
TIRANË- Ministri i Jashtëm Igli Hasani është takuar pasditen e sotme me ambasadoren izraelite në ...
Politike
9 Tetor 2023, 16:29
Blerina Gjoka
Olta Xhaçka
TIRANË- Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka vijon të shtyhe...
Politike
9 Tetor 2023, 15:33
r.ll
Hana A.S. Shawa
TIRANË-Ambasadorja e Palestinës në Shqipëri, Hana A.S. Shawa ka folur lidhur me luftën që po zhvil...