Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rama shkruan se sot Tirana është zgjuar si Europa e Ballkanit.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit mëngjesin e sotëm një foto nga Piramida e Tiranës, ku do të zhvillohet Samiti i Procesit të Berlinit. Në postimin e tij në Facebook, Rama shkruan se sot Tirana është zgjuar si Europa e Ballkanit.
Ai shkruan edhe për Piramidën e Tiranës, vendin ku do të mbahen punimet e samitit të sotëm, ku thotë se sot aty do të ulen armiqtë e betuar të diktatorit Enver Hoxha.
POSTIMI I PLOTË:
Mirmëngjes dhe me tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar, të cilët e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë, që sot është gdhirë si Europa e Ballkanit, ju uroj një javë të mbarë.
Tirana mirëpret sot për herë të parë Samitin e Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe organizimi i është besuar qeverisë shqiptare. Në këtë samit, do të marrin pjesë përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërriti dje në Tiranë, ndërsa i pranishëm në samit do të jetë edhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Nuk mund të mungonte kancelari gjerman, Olaf Scholz, vendi i të cilit inicioi Procesin e Berlinit. Në punimet e samitit pritet të marrë pjesë edhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron anuloi pjesëmarrjen, mirëpo pasdite do të jetë në Tiranë.
Ndërkohë, të pranishëm do të jenë edhe 6 përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe kryeministrin Edi Rama. Për herë të parë, që pas përplasjeve me Ramën, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Nga radhët e Serbisë pritet që të marrë pjesë kryeministrja Ana Brnabiç dhe jo presidenti Aleksandër Vuçiç.
Ursula von der Leyen dhe Edi Rama TIRANË-Në Tiranë, më 16 tetor mbahet samiti i Procesit të Berlinit në të cilin, p&eum...
Edi Rama dhe Von der Leyen TIRANË- Presidentja e Bashkimit Europian, Ursula Von der Leyen mbërriti sot në Tiranë kuadër t&eum...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për media deklaroi se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do t&eu...
TIRANË- Presidentja e Bashkimit Europian në një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama, në fjalën e saj tha s...
Von der Leyen TIRANË- Në kuadër të Procesit të Berlinit që do të mbahet nesër në Tiranë, kryeministr...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen mbajtën sot një ...
Ursula Von Der Leyen dhe Edi Rama TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen në një konferencë të p&eum...
Foto nga takimi TIRANË- Presidentja e Këshillit të Europë, Ursula Von der Leyn dhe Presidenti i Republikës së Shqipëris...
Edi Rama dhe Ursula Von der Leyen TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar sot me Presidenten e Komisionit Europian Ursula Von der Le...
Ursula Von der Leyen dhe Bajram Begaj TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë dhe &e...