Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas tij Rama kërkon të instrumentalizojë edhe lidhjet emocionale e intime të vajzave në funksion të partisë shtet.
TIRANË- Drejtuesi politik i PD në qarkun e Tiranës Belind Këlliçi përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me takimin e djeshëm të kryeministrin Edi Rama me të rinjtë në Tiranë. Këlliçi është shprehur se gjuha seksiste dhe fyese e Ramës është e papranueshme.
Sipas tij Rama kërkon të instrumentalizojë edhe lidhjet emocionale e intime të vajzave në funksion të partisë shtet. Këlliçi shkruan se ai pretendon të shndërrojë në “dashnore” votueset që do të votojnë për herë të parë. Ai theksoi se ajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës
"Rroftë dashnorja. Gjuha seksiste dhe fyese e Edi Ramës është e papranueshme!!! Në një shpërfaqje të paprecedentë të injorancës së tij dhe shpërfilljes ndaj grave dhe vajzave, ai pretendon që të instrumentalizojë madje dhe lidhjet e tyre emocionale e intime, ne funksion të partisë shtet!
Për votat e PS-së, ai pretendon të shndërrojë në “dashnore” votueset për herë të parë. Kjo nuk është hera e parë që ky individ me pushtet sillet në mënyrë të papërgjegjshme ndaj grave. Që nga koha kur kërcënonte me sëpatë gazetaret e vendit, ke prekja me duar dhe goditja e gazetareve opozitare, e deri tek fyerjet banale në sallën e kuvendit, mizogjinia e tij është e dukshme.
Është koha që ky politikan të marrë një mësim të vlefshëm. Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës!!! Ato me vullnetin dhe punën e tyre çojnë përpara këtë shoqëri, në spitale, në shkolla, në fabrika, në familje. Ato janë të angazhuara në politikë në çdo nivel, dhe analiza e tyre për realitetin është ku e ku më e saktë se ç’imagjinon mentaliteti prej horri lagjeje i një njeriu që fatkeqësisht është kryeministër i Shqipërisë. Vajzat dhe gratë e Shqipërisë, pavarësisht bindjeve apo përkatësive politike, do i japin atij një mesazh ekzemplar në kutinë e votimit," shkruan Këlliçi.
Kryeministri Edi Rama në takimin e djeshmëm (16 prill) me të rinjtë në Tiranë që votojnë për herë të parë dha "leksione" për vajzat. Rama teksa po u drejtohej vajzave u dha disa leksione dashurie sesi ato të përdorin fuqinë e tyre tërheqëse me djemtë. Patjetër këtë temë kryeministri e lidhi me bindjet politike të djemve ndërsa u bëri thirrje vajzave që nëse djemtë janë të lëkundur duhet ti tolerojnë.
Sa i përket djemve të cilët duan të votojnë për opozitën, Rama ishte pak më i ashpër dhe u shpreh se vajzat duhet t'i dënojnë dhe t'i lënë duke mos ua varur fare. Ai theksoi se në të ardhmen djemtë do pendohen dhe kur vendi të jetë pjesë e BE-së do t'ia japin meritat të dashurave të tyre pasi nga ata nuk do të arrihej si proces.
"Kurse ata do shohin pasaportën dhe do thonë “rroftë dashnorja ime se të ishte për mua nuk do futesha kurrë në BE,” tha ai.
edi rama DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takim me gratë dhe vajzat e qarkut të Dibrës. Gjatë fjal&eum...
Jonathan Hargreaves KOSOVË- Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves në një reagim së fundmi është...
edi rama TIRANË- Më 2 prill, në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë u shfaq për pak minuta një reklamë...
dardan molliqaj KOSOVË- Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ëshëtë arrestuar nga policia. Lajmin e ka dhën&e...
PRISHTINË- Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) shprehu shqetësim që deputetët sërish dështuan të miratonin raportin e K...
Gjykata e Lartë TIRANA- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të krut të Partisë Demokratike S...
Pavarësisht se gjatë vitit 2024 kishte 1760 pozicione të lira në shërbimin civil, vendimet e formës së prerë të g...
Jurgis Çyrbja TIRANA- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për zgjaten me 3 muaj të hetimeve për ish-deputet...
Lumir Abdixhiku KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas dështimit të seancës konstituive p&eum...
Kuvendi i Kosovës KOSOVA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e quajti të padrejtë ndërprerjen e seancës kon...