Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TikTok, aplikacioni popullor për ndarjen e videove të shkurtra ka qenë në qendër të polemikave vitet e fundit. Aplikacioni është përballur me akuza për shkelje të intimitetit dhe ka pasur shqetësime për lidhjet e tij të pretenduara me qeverinë kineze. Si rezultat, disa vende të botës e kanë ndaluar ose kufizuar.
TIRANË- Aplikacioni i njohur 'Tik Tok' mund të ndalohet për përdorim nga punonjësit e administratës dhe zyrtarët. Këtë e dha si kërkesë kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë mbledhjes së komisionit të Integrimit. Ai propozoi që në institucionet publike të ndalohet përdorimi i rrjetit sociale Tik-Tok, duke u shprehur se aplikacioni mund të jetë rrezik për sigurinë.
‘Mazhoranca do ta mbështesë propozimin e qeverisë. Do ta votoj në të gjitha komisionet e në seancë plenare. I kërkojmë përfaqësuesit të qeverisë të mbaj në vëmendjen një pjesë të diskutimeve që u bënë këtu.
AMA nuk rregullon, miraton rregullore që platformat vetërregullohen. Flas këtu për METEN, Twitter, Netflix, YouTube. Ajo që Shqipëria duhet të bëjë. Ne të ndjekim modelet e rregullatorëve europianë. Diskutimi më i gjatë që duhet të merrte kohë këtu janë disa vendime të rregullatorëve europianë, në fillim të këtij viti, META, zotëruesi i FB u gjobit për çështje që edhe në Shqipëri kemi defiçenca, mbrojtja e të dhënave personale. Në këtë aspekt, do duhet të përfaqësojmë barrierat, digat, për të ndaluar abuzimin me këto të dhëna personale.
Pjesa më e madhe këtu jemi prindër, ajo e dhëna që mes moshës 8-18 vjeç, çdo fëmijë harxhon 9 orë në këto platforma, duhet të na alarmoj, më pas ndërgjegjësoj për forcimin çdo lloj barriere apo dige që arrijnë në sytë e kësaj moshe. Për një nivel më të mirë rregullimi për të dhënat personale, bëjë pjesë në ato politikbërës, që Tik-Tok është rrezik për sigurinë në hapësirën tonë euroatlantike.
I bashkohem vendimeve për ndalimin të përdorimit të këtij aplikacionin në tre nivelet. Të paktën tek pajisjet e zyrtare. SHBA kanë shkuar përtej, në këtë qasje, me dyshimet se pas aplikacionit Tik-Tok fshihet partia komuniste kineze.’- tha Balla.
Çfarë po ndodh me Tik Tok, cilat shtete kanë ndalur përdorimin e aplikacionit?
TikTok, aplikacioni popullor për ndarjen e videove të shkurtra ka qenë në qendër të polemikave vitet e fundit. Aplikacioni është përballur me akuza për shkelje të intimitetit dhe ka pasur shqetësime për lidhjet e tij të pretenduara me qeverinë kineze. Si rezultat, disa vende të botës e kanë ndaluar ose kufizuar.
India ishte vendi i parë që ndaloi TikTok-un në qershor të vitit 2020. Në korrik të vitit 2020, Shtetet e Bashkuara gjithashtu konsideruan ndalimin e TikTok, duke përmendur shqetësime të ngjashme për sigurinë kombëtare dhe intimitetin e të dhënave. Por SHBA ende nuk e ka ndaluar përfundimisht.
Kanadaja u bashkua me SHBA-në dhe BE-në në miratimin e ndalimit gjithëpërfshirës, duke parandaluar që TikTok të instalohej në të gjitha pajisjet mobile të lëshuara nga qeveria. Në janar 2021, Pakistani ndaloi TikTok për përmbajtje “imorale dhe të pahijshme”, ndërsa në shkurt të vitit 2021, Myanmar ndaloi aplikacionin si pjesë e një goditjeje më të gjerë në mediat sociale pas një grushti ushtarak.
Edhe në qershor të vitit 2021, Nigeria ndaloi aplikacionin. Edhe udhëheqja e talebanëve të Afganistanit ndaloi TikTok dhe lojën PUBG në shtator të vitit 2022 për shkak të mbrojtjes së të rinjve nga “mashtrimi”.
Në dhjetor të vitit 2022, Tajvani vendosi një ndalim të sektorit publik për TikTok pasi FBI paralajmëroi se TikTok paraqiste një rrezik të sigurisë kombëtare./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu drejtua me disa pyetje kreut të SPAK, Altin Dumanit në lidhje me &...
Jorida Tabaku TIRANË- Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë ku po diskutohet projektligji i ri për AMA, kryetarja e Komi...
Gabriel Escobar TIRANË- I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escoba...
Intervista me Sali Berishën TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë duke u shprehur lidhur me q&eu...
Edi Rama TIRANË- Podkasti 'Flasim', i kryeministrit Edi Rama do bëjë pjesë të saj personazhe të ndryshëm nga bota e arti...
Edi Rama ITALI- Kryeministri Edi Rama e konsideron të padrejtë burgosjen e liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosov&eu...
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç ITALI- Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vu&cc...
Edi Rama ITALI- Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur takimin e zhvilluar në Itali duke zbuluar se çfarë do të bënte më pas me...
LIderët në Verona ITALI- Lejet e punës do të hiqen në muajin korrik të këtij viti. Kështu u kryeministri i Maqedoni...
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovaçevski ITALI- Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të hapin kufijt&eu...