LIVE UPDATES
Politike

"Rreth 500 mijë euro përfitime"/ Lala shpjegon dosjen e SPAK: Pushteti i Berishës përkthehej në përfitime për të bijën dhe dhëndrin!

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Berisha ka favorizuar dhëndrin e tij me vendime qeveria dhe duke i vënë shtetin në dispozicion dhe më pas ka përfituar prej dhëndrit dhe të bijës. 

16 Shtator 2024, 22:23 Nga N.F
"Rreth 500 mijë euro përfitime"/ Lala shpjegon dosjen e
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka shpjeguar dosjen e SPAK për Sali Berishën, i cili akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim me dhëndrin Jamarbër Malltezi.  Lala ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku renditi të gjitha momentet kyçe të cilat e kanë bërë SPAK të marrin të pandehur Berishën.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Berisha ka favorizuar dhëndrin e tij me vendime qeveria dhe duke i vënë shtetin në dispozicion dhe më pas ka përfituar prej dhëndrit dhe të bijës. 

"SPAK e akuzon Berishën për korrupsion të kryer në bashkëpunim me Jamarbër Malltezin. Thuhet se Berisha ka përfituar avantazhe të padrejta, jo vetëm nga Malltezi por edhe nga Homeplan. SPAK argumenton se zoti Berisha ka ruajtur profilin e një politikani që nuk është pasuruar, por e ka bërë përmes vajzës dhe dhëndrit këtë. Prokuroria konsideron si përfitim, disa pagesa.

Në vitin 2014 SPAK pretendon se përfitoi 24 mijë euro, 6 mijë për shërbime shëndetësore të bashkëshortes, këto para janë deklaruar nga ai dhe janë dhënë nga Jamarbër Mallteiz. 18 mijë euro hua e deklaruar nga Shkëlzen Berisha nga Jamarbër Malltezi. Në vitin 2017 Berisha akuzohet se ka pëfituar mbi 27 mijë euro, paguar nga vajza. Në vitin 2021, 19 mijë euro shpenzime për konsulencë në Francë, kur ishte sanksionuar non-grata dhe vendosi të padiste Anthony Blinken. Argita Malltezi ka paguar shpenzimet. Njëra shumë, rreth 19 mijë euro. Ndërkohë shuma tjetër, studio ligjore në Mbretërinë e Bashkuar, ku Argita Malltezi ka paguar 213 mijë euro. Pra në total të gjitha pagesat, 450 – 500 mijë euro.

SPAK thotë se zoti Berisha bëri ndryshime ligjore që të favorizohej Malltezi në privatizimin e Partizanit, pastaj vendosi shtetin në dispozicion të dhëndrit, që të bëhej privatizimi, aty janë ndërtuar pallate dhe janë përfituar shumë të mëdha parash. Lejet për pallatet janë dhënë nga tre kryetarë të Bashkisë, Rama, Basha dhe Veliaj, ndër vite. Të gjithë personat, sipas SPAK, që janë përfshirë, sidomos ata të KRT, kanë përfituar favore apo rryshfete nga personat e përfshirë.

Përmendet si argument kryesor, lidhja dhe marrëdhënies mes Argita Malltezit, dhëndrit dhe Damir Fazliç. Në momentin kur ka dalë VKM, për ndërtimin e Porto Romano dhe Flutura Kola, kolegia e Malltezit, kanë blerë sipërfaqje toke dhe ia kanë shitur Damir Fazliç, ose kompanisë së tij. SPAK thotë se kur Berisha bëntë një VKM, të parët që merrin punë ishin dhëndri i tij dhe e bija. 

Një tjetër argument, shitja e një apartamenti nga Malltezët, shtetasit Safet Gjici. Iu shit Gjicit, por SPAK thotë se Argita Malltezi deklaronte të ardhura afro 4 vite nga qiraja e këtij apartamenti edhe pse ishte shitur. Së dyti çmimi i apartamenteve është deklaruar më i ulët se shitja reale.

Një argument tjetër, Enton Punavija, që është zyrtar i lartë në bashkinë e Tiranës, ishte anëtar i KRT, ai ka blerë apartament në Home Plan dhe nuk e ka shlyer një pjesë të apartamentit, ka përfituar nga “kontributi patriotik”.

SPAK arsyeton që zoti Berisha duke miratuar ligje dhe akte nënligjore, duke vënë shtetin në shërbim të dhëndrit, ka bërë të mundur që Malltezi të privatizojë pronën dhe në këtë kuardër, SPAK thotë, kur Beisha nxirrte VKM apo vendim për ndërtim në Porto Romano, Jamarbër dhe Argita Malltezi blejnë toka dhe ia sheisn Fazllic. Pra pushteti i babait përkthehej në përfitim për Jamarbër dhe Argita Malltezi.

Në studion ligjore Pustina është gjetur një folder, me mbishkrimin “KP, kontribut patriotik”, nga ky fond janë bërë pagesa ndaj personave që mund të kenë favorizuar persona për të përfituar pronën.

Punavija dhe Bicoku që përmenda, kanë përfituar. Bicoku nuk ka paguar fare apartamentin. Punavija ndërkohë qe jepte leje ndërtimi ishte në marrëdhënie biznesi me Bektashin.

Ka transaksione drejt Hungarisë të Jamarbër Malltezit. Transferta e parë dhjetor 2018, pagesa e dytë për kontratë shitblerje. Më pas transferta në disa banka në Gjermani, ku është blerë banesë në emër të vajzës së Malltezit. Pikërisht në këtë kohë, ka patur një hetim me sa duket, pyetje nga banka në Gjermani, që i kanë bërë vajzas së çiftit Malltezi, se nga vinin këto para.

Flitet edhe për një transfertë që lidhet me Belgjikën, por kjo nuk është shumë e qartë.

Në standartin që SPAK ka futur me zotin Berisha, të gjithë ligjet speciale të zotit Rama mund ti hetojë dhe të gjejë shkelje. Pra Berisha akuzohet të jetë korruptuar për të favorizuar dhëndrin. Ndërkohë qeveria ka bërë dhjetëra ligje speciale për të favorizuar oligarkë", tha Lala. 

klodiana lala spak berisha

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës