LIVE UPDATES
Politike

"Rama nis mandatin e katërt..."/ Reuters për përplasjet në Kuvend: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

Reuters shkruan se imazhi i Shqipërisë është dëmtuar nga skandalet e korrupsionit dhe vendi është një qendër për bandat që kërkojnë të pastrojnë para nga trafiku i drogës dhe armëve. 

18 Shtator 2025, 19:35 Nga E. D
"Rama nis mandatin e katërt..."/ Reuters për përplasjet
Edi Rama

TIRANË- Agjencia e njohur ndërkombëtare e lajmeve Reuters i ka kushtuar një artikull zhvillimeve që ndodhën sot në seancën plenare, ku mazhoranca kaloi pa debat programin 4 vjeçar të qeverisë. Reuters shkruan se imazhi i Shqipërisë është dëmtuar nga skandalet e korrupsionit dhe vendi është një qendër për bandat që kërkojnë të pastrojnë para nga trafiku i drogës dhe armëve. 

Më tej Reuters shkruan se Rama mori 82 vota në parlamentin shqiptar dhe se partia e tij siguroi shumicën për herë të katërt radhazi në zgjedhjet e muajit maj. Ndër të tjera në artikullin e Reuters përmendet edhe Diella. Sipas Reuters Rama javën e kaluar emëroi një robot të gjeneruar nga inteligjenca artificiale për të menaxhuar dhe dhënë tendera publikë kompanive private për të adresuar shqetësimet për korrupsion.

Artikulli i Plotë: 

Parlamenti i Shqipërisë konfirmoi të enjten një mandat të katërt katërvjeçar për kryeministrin Edi Rama, i cili u zotua se do ta bënte misionin e tij që vendi ballkanik të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. Rama, i cili ishte kandidati i vetëm për kryeministër, mori 82 vota në parlamentin me 140 vende. Partia e tij Socialiste fitoi shumicën për herë të katërt në zgjedhjet e majit.

“Shqipëria 2030 në BE është pjesa qendrore e këtij mandati. Shqipëria Europiane është busulla udhërrëfyese për çdo aspekt të programit tonë dhe metronomi për ritmin e çdo reforme që do të ndërmarrim," u tha Rama ligjvënësve.

Imazhi i Shqipërisë është dëmtuar nga skandalet e korrupsionit dhe analistët politikë thonë se vendi është një qendër për bandat që kërkojnë të pastrojnë para nga trafiku i drogës dhe armëve, duke i komplikuar përpjekjet e saj për t'u bashkuar me BE-në deri në objektivin e saj të vitit 2030.

Në një veprim të papritur, Rama javën e kaluar emëroi një robot të gjeneruar nga inteligjenca artificiale të quajtur Diella (Dielli) për të menaxhuar dhe dhënë tendera publikë kompanive private për të adresuar shqetësimet për korrupsion.

"Nuk jam këtu për të zëvendësuar njerëzit, por për t'i ndihmuar ata", tha Diella gjatë një fjalimi në video përpara se të votohej qeveria e re.

Emërimi u kritikua nga opozita si jokushtetues pasi roboti nuk është njeri, nuk ka kombësi shqiptare dhe mund të çojë në më shumë korrupsion.

"Është e vërtetë, unë nuk kam asnjë shtetësi, as nuk kam ndonjë ambicie apo interes personal."

Politikanët e opozitës kritikuan gjithashtu Ramën për mungesën e debatit përpara votimit për qeverinë e re.

"Ky mandat bazohet në krim, në korrupsion, në drogë dhe në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit", tha Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet