LIVE UPDATES
Politike

"Përdori mediat", Veliaj i bën biografinë Bushatit, gazetari: Problem, sjellja antidemokratike

Shkak për debatin është bërë një kritikë e gazetarit Andi Bushati për një dalje të kryebashkiakut në inagurimin e godinave të reja të konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë. 

13 Tetor 2022, 12:12 Nga f.g
"Përdori mediat", Veliaj i bën biografinë Bushatit,
Andi Bushati dhe Erion Veliaj

TIRANE- Një replikë ka nisur mes kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe gazetarit Andi Bushati jo më në televizion por në distancë përmes rrjeteve sociale. Shkak për debatin është bërë një kritikë e gazetarit Andi Bushati për një dalje të kryebashkiakut në inagurimin e godinave të reja të konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë. "Televizioni opozitar News 24 nderpret transmetimin dhe jep live nje lajm te madh: Veliaj viziton konviktet",-shkruan Bushati me ironi në rrjetet sociale teksa bashkëngjit një foto nga ekrani i televizionit. 

Kaq ka mjaftuar që Veliaj të kthejë përgjigje dhe të merret gjerë e gjatë me të. Veliaj thoshte se analistët u revoltuan dhe japin mend për gjëra që nuk i dinë fare. 

Erion VeliajDje ndodhi gjëja më e pabesueshme, që nuk e kisha parë ndonjëherë. Analistët u revoltuan pse u transmetua në televizor hapja e konvikteve? Por, dje, përveç hapjes së konvikteve, në dhamë lajmin se Bashkia e Tiranës vendosi të paguajë gjysmën e tarifës së konviktit për studentët dhe analistët u revoltuan pse u transmetua kjo gjë. Jo vetëm kaq!

Duke qenë se këta studentë vijnë nga rrethet, ne vendosëm që t’ua japim abonetë falas. Edhe për këtë ishin trembur analistët, thanë: “Si ka mundësi të jepet live kjo gjë? Ndërpriten llogjet tona nëpër banaqe dhe jepet ky lajm për abonetë falas për studentët. Si ka mundësi të ndërpritet logoreja jonë nëpër televizione dhe jepet lajmi që konviktet do të subvencionohen 50% nga bashkia? Si ka mundësi të ndërpriten këto idiotësitë tona, që themi nëpër banaqe, dhe ne duhet të dëgjojmë që paska konvikte te reja për mjekët e ardhshëm?”.

Sot kemi një hegjemoni banaliteti nga njerëz që rrinë nëpër banaqe dhe japin mend për gjëra që nuk i dinë fare; janë njerëz që janë rritur në prehrin e Enver hoxhës dhe nuk e kuptojnë fare atë fëmijën që thotë: “Mami ka ardhur nga Puka, babi ka ardhur nga Laçi e nga Tropoja”, kanë lënë gjithçka dhe e kanë filluar nga zero për fëmijën. Por, kjo shkollë, ky investim, kjo përpjekje, ky angazhim, ky përfaqësim është për çunat dhe për gocat që nuk janë rritur në prehrin e Enverit, po për çunat dhe për gocat që ia dalin vetë, që i bëjnë gjërat me mund, që i bëjnë gjërat me djersë dhe janë produkt i një sakrifice të jashtëzakonshme të burrave dhe grave, që mund të kenë ardhur nga gjithë cepat e Shqipërisë, por që e shohin Tiranën si vendin ku duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre”.

“Është mërzitur Andi sepse Andi nuk e njeh tollonin, nuk ka shitur as fiq, por Andi nuk ka bërë as miq. Andi dhe gjithë Andët e tjerë, që janë analistë sot, nuk e dinë se çfarë do të thotë të rrish tek radha e qumështit, se kur të mban Enveri në prehër s’e kupton këtë. Andi nuk e di se çdo të thotë tollon, nuk e di se çdo të thotë buka me riskë, nuk di se çfarë do të thotë mishi me gramaturë. Andit nuk duhet t’i pritet biseda sepse ai po flet për çështje globale, ndërkohë që ne na interesojnë çunat e Pukës, Fushë Arrëzit, Shkodrës, Malësisë së Madhe, Tropojës, Maqellarës, Peshkopisë, Pukës, Kukësit, Këlcyrës, Përmetit. Kjo është diferenca e madhe.

Nëse janë kaq të mirë [analistët] dhe dinë të bëjnë ndonjë punë, ja ku janë zgjedhjet! Të vijë Andi [Bushati], qoftë në prehrin e Enverit, qoftë në prehrin e Saliut, të kandidojë nëse dinë të bëjnë ndonjë punë. Sa herë që shikoni një nga këta Andët nga prehri i Enverit, që flet për qeverinë, që i bën kritika Edi Ramës, që nuk do konviktet, nuk do abonetë falas, nuk do 50% të pagesës së kostos së konviktit, që nuk do të shohë shkollat e reja, pyetja që duhet t’i bëjë secili vetes është: “Çfarë ka bërë ky për vendin?”. Se është shumë kollaj të thuash vendi nuk ka mjaftueshëm pemë, edhe pse kemi mbjellë 900.000 mijë, por pyetja është: Kur e ka mbjellë ky pemën e vet të fundit? Kur e shërbeu pjatën e fundit të supës në një qendër sociale?

Përgjigjen ia ka kthyer vetë Bushati përmes një editoriali në portalin që drejton Lapsi.al. Në shkrim, Bushati thotë se referuar etiketimit të Veliajt "ata që ulen në prehrin e Enverit" thotë se nuk është ulur në prehrin e askujt si legen nga një diktator i ri si Rama për të kapur lopën apo për të lyer murin e shkallës (ngjarje pas tërmetit).  

 

Andi Bushati: Dje postova një status dy radhësh në Facebook pasi pashë një fenomen të përsëritur shpesh deri në neveri. Televizionet që si me komandë ndërpresin programet e tyre sa herë që Erion Veliaj bën edhe levizjen më të parëndësishme, që duhet të jetë puna e rëndomtë e administratorit të një qyteti. i bindur se kjo nuk është as gazetari, as kujdes për të informuar publikun dhe duke ditur se pikërisht për fenomene si ky “Reporterët pa kufij” e kanë zbritur me 20 vende Shqipërinë në klasifikimin e lirisë së mediave, pasi vënë re se politikat editoriale ndikohen nga ata që japin punë publike dhe leje ndërtimi, shkruajta për këtë. Sot pashë me çudi një batare sulmesh e fyerjesh nga Erion Veliaj, që si gjithmonë ua kishte nisur me tekst të gatshëm mediave që komandon.

Për të justifikuar uzurpimin që i ka bërë ekraneve me ato 7 minuta bredhje nëpër korridoret e konvikteve të rikonstruktuara të mjekësisë, që në çdo vend të demokratik nuk do të zinin asnjë sekondë kronikë, ai sot ka thënë gjera që as i përmendi dje…Pra se studentëve do tu jepen abonetë falas dhe se bashkia do tu paguajë gjysmën e tarifës. Po s’ka problem ndoshta këto i kishte ruajtur për të uzurpuar kohë tjetër televizive sot. Megjithatë, vëmendjen nuk ma tërhoqi manipulimi meskin i zakonshëm, por pjesa ku ishte marrë personalisht me mua…  Besoj se ky përrua psikik e do një përgjigje, jo për logjikën e çartur të atij që e ka hartuar, por sepse autorin e tij rrezikojme ta kemi me shumë gjasë edhe për katër vite në drejtimin e kryeqytetit…

Ç’ka bërë ai për vendin, ç’farë quan ai punë që të transmetojë kronika sikur po shpërndan supë për të varfrit, në të njëjtën ditë që gjendet përtej Atlantikut? Ç’ka bërë ai për vendin, ç’farë quan ai punë, të retushojë foto ku shfaqet duke mbjellë pemë duke fshirë në sfond kullat e larta? Ç’ka bërë ai për vendin, ç’farë quan ai punë, që të gënjeje zgjedhësit me slloganin “zero ndërtime” dhe ta shndërrojë Tiranën në parajsën e lejeve, 60% të të cilave ndërtohen me para të pista? Ç’ka bërë ai për vendin, ç’farë quan ai punë që të fshijë me prokurorët e partisë gjurmët e gjakut të Ardit Gjoklajt? Ç’ka bërë ai për vendin, ç’farë quan ai punë, që të firmosë dokumente që i hapën rrugë inceneratorit të Tiranës, dhe që në ç’do vend normal do ta kishin shpënë në dyert e burgut? Lista e këtyre “punëve” për vendin mund të qe e pafundme por edhe këto janë mjaft për ta karakterizuar “zdromsin” që vazhdon të përsërisë fabulën e fiqve dhe dasmës së bërë me kursimet e mamasë.

E sa për atë, se në prehërin e kujt ulemi, duke e zhveshur këtë shprehje nga çdo konotacion seksual, për të cilat refuzoj ti paragjykoj njerzit, mua s’besoj se me ka ndodhur, as ne prehërin e Enverit, as në atë të Saliut të më çojë si legen diktatori i ri, për të kapur lopën e fshatarit apo për të lyer murin e shkallës të bërë pis… E megjithatë, përtej këtyre replikave me batuta hidh e prit, problemi i madh mbetet po i njëjti: overdoza e sponsorizuar dhe antidemokratike e Erion Veliajt në ekranet tona. Kontrollin që ka bashkia e tij mbi mediat ku shpërndan shkrime me të njëjtin tekst, të njëjtën foto dhe të njëjtin titull. Lavazhi i trurit që mëtohet ti bëhet qytetarëve duke përdorur pushtetin e lejeve të ndërtimit dhe parave të pista që i lartësojnë ato. Kjo është pika për të cilën ia vlen të debatohet, ky është në radhë të parë debati real që rëndon mbi ndërgjegjjen e njollosur të shumë prej mediave tona. Dhe ai nuk mund të fshihet duke krijuar konfikte shterpë me fiq, tollona, radhë qumshti, Enver, Sali, apo Edi qoftë./Dosja.al

erion veliaj andi bushati

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës