LIVE UPDATES
Politike

REL: Lideri sfidues i Kosovës me më pak mbështetje

Kurti udhëhoqi Qeverinë e Kosovës për katër vjet nga viti 2021 dhe për një periudhë disajavëshe në vitin 2020. Krahasuar me zgjedhjet e para katër vjetëve, mbështetja për partinë e tij ra për rreth 10%.

10 Shkurt 2025, 07:27 Nga r.ll
REL: Lideri sfidues i Kosovës me më pak mbështetje
albin kurti

KOSOVË- Mbështetësve u premtoi angazhim në “cep më cep” të Kosovës dhe ata i dhanë besimin. Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, fitoi zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë me rreth 41 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare.

“Ne do t’i vazhdojmë punët e mira që i kemi nisur në katërvjeçarin e kaluar dhe do të bëjmë shumë punë të tjera, në përputhje me zotimet tona, cep më cep Kosovës”, tha Kurti pas shpalljes së fitores.

Kurti udhëhoqi Qeverinë e Kosovës për katër vjet nga viti 2021 dhe për një periudhë disajavëshe në vitin 2020. Krahasuar me zgjedhjet e para katër vjetëve, mbështetja për partinë e tij ra për rreth 10%. Përkundër kësaj, Kurti tha se Vetëvendosje do të jetë në krye të Qeverisë edhe për katër vjet të tjerë. Nëse dhe me cilën forcë politike do të bashkohet kjo parti për të siguruar 61 deputetë në Kuvendin e Kosovës, nuk është ende e qartë, ashtu siç nuk është as politika që do të ndjekë.

Kurti është një udhëheqës që ngjall reagime të forta në të dyja anët e spektrit politik. Për mbështetësit, ai është reformator dhe mbrojtës i interesave të vendit, përballë presioneve nga jashtë. Për kritikët, është ideolog i sertë, mosgatishmëria e të cilit për kompromise ka çuar në tensionimin e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë dhe izolimin e Kosovës në skenën botërore.

Kurti është rritur si figurë në vitet 1990, pas organizimit të protestave kundër represionit të Sllobodan Millosheviçit. Për aktivizmin e tij, ai ka kaluar dy vjet në burgjet e Serbisë dhe është liruar vetëm pas trysnisë ndërkombëtare. Në vitin 2005, bashkë me aktivistë të tjerë të Rrjetit të Veprimit kanë formuar Lëvizjen Vetëvendosje, e cila më vonë është regjistruar si parti politike.

Si lider i saj, Kurti ka ndërtuar karrierën duke kritikuar elitat e mëparshme politike për korrupsion dhe nepotizëm dhe duke kundërshtuar ndikimin nga jashtë. Dikur i njohur për udhëheqjen e protestave në rrugë, e madje edhe për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, Kurti, ndër vite, e ka zbutur retorikën - nuk avokon më për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por për konsolidimin e mëtejshëm të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

Kurti është zgjedhur kryeministër për herë të parë në shkurt të vitit 2020. Por, ajo qeveri e tij ka qenë më jetëshkurtra në Kosovën e pasluftës. Mosmarrëveshjet për trajtimin e pandemisë COVID-19 e mbi të gjitha për qasjen ndaj bisedimeve me Serbinë, janë përshkallëzuar në luftë politike. Dhe, më 25 mars, Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngritur një mocion mosbesimi, duke çuar në kolapsin e Qeverisë Kurti.

Më pak se një vit më vonë, në shkurt të 2021-shit, janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 50 për qind të votave.  Si kryeministër për herë të dytë, Kurti është zotuar se shëndetësia, arsimi dhe drejtësia do të jenë përparësi të punës së kabinetit të tij. Kurti ka premtuar qeverisje të fokusuar në transparencë e llogaridhënie dhe ka theksuar, gjithashtu, rëndësinë e ruajtjes së sovranitetit kombëtar.

Pavarësisht kësaj, Qeveria e tij e ka gjetur veten në raporte të Departamentit amerikan të Shtetit për korrupsion qeveritar, apo të Reporterëve pa Kufij për kufizimin e lirisë së mediave. Papunësia nga viti 2021 ka qenë në trend të rënies, ndërsa rritja ekonomike është sjellë nën 4 për qind. Pagat dhe pensionet janë rritur, ashtu si edhe investimet e huaja direkte.

Por, ajo që ka përcaktuar më thellësisht qeverisjen e dytë të Kurtit ka qenë diçka tjetër: vendosmëria e tij për të zgjeruar autoritetin e Kosovës në veri të vendit, ku popullata shumicë është serbe dhe, me vite, nuk u është bindur vendimeve të Prishtinës zyrtare.

Me gjithë kundërshtimet dhe protestat e saj, Kurti ka instaluar kryetarë shqiptarë në krye të komunave me shumicë serbe - pas bojkotimit të zgjedhjeve nga komuniteti shumicë, i ka zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës, ka hequr nga përdorimi dinarin serb dhe ka mbyllur shumicën e institucioneve të Serbisë, të cilat kanë funksionuar që nga paslufta dhe kanë punësuar mijëra njerëz.

Këto vendime, edhe pse qenësore për vizionin e tij për një Kosovë sovrane dhe të bashkuar, kanë pasur kosto të lartë mbi aleancat ndërkombëtare. Si rrallëherë në publik, zyrtarët e BE-së dhe të SHBA-së e kanë kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, duke i përshkruar veprimet e saj si të pakoordinuara dhe në kurriz të komunitetit serb. Kurti, me veprime të tilla, ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara, ka thënë ndihmëssekretari i atëhershëm i Shtetit amerikan, James O’Brien.

Kosova mund të përparojë vetëm me ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe duke i marrë parasysh shqetësimet e tyre, ka thënë ish-ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. Për ish-shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, Kurti ka qenë jobashkëpunues. BE-ja, për pasojë, i ka vënë disa masa ndëshkuese Kosovës, duke i pezulluar disa ndihma financiare dhe duke i kufizuar takimet e nivelit të lartë me zyrtarët kosovarë.

Sado që Kurti i ka justifikuar vendimet e veta si të ligjshme dhe në përputhje me Kushtetutën e vendit, aleatët kanë insistuar që çdo gjë që lidhet me veriun, të diskutohet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Ky dialog në nivel të lartë ka ngecur, gjithashtu. Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk janë takuar qysh në shtator të vitit 2023, edhe pse prej normalizimit të marrëdhënieve mes tyre varet integrimi evropian edhe i Kosovës, edhe i Serbisë. Pak ditë pas atij takimi, disa serbë të armatosur kanë sulmuar Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një polic. Në përleshjen që ka pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë. Kurti e ka fajësuar shtetin e Serbisë për këtë sulm, por autoritetet atje kanë mohuar se kanë gisht.

Ai e ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut me dorëzimin e Millan Radoiçiçit - ish-politikan serb nga Kosova, i cili e ka pranuar përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë. Por, edhe para kësaj, Kurti ka refuzuar t’u përgjigjet disa kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë, duke marrë hapa drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia kanë bërë marrëveshje në vitin 2013 - shumë kohë përpara qeverisjeve të Kurtit - dhe Serbia ka kërkuar me ngulm që ajo të zbatohet. Megjithatë, secila qeveri e Kosovës ka ngurruar, nga frika se do të mund të ndikonte keq në funksionalitetin e brendshëm të shtetit. Ngjashëm edhe Kurti: ai ka insistuar fillimisht në njohjen de facto të Kosovës nga Serbia - gjë që nuk ka ndodhur.

Në një tubim me mbështetësit e tij më 1 shkurt, Kurti ka përsëritur se “Republika e Kosovës, me Qeverinë tonë në udhëheqje, i thotë jo kurrë Zajednicës” - një referencë kjo që Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit e ka përdorur vazhdimisht për Asociacionin.

Me këtë qasje, Kurti sinjalizon një qëndrim të vazhdueshëm sfidues që rrezikon ta thellojë edhe më shumë përçarjen e Kosovës me aleatët e saj perëndimorë. Por, me fjalët e Charles Kupchanit, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA, “mund të ndodhë që pas rizgjedhjes, Kurti të jetë i përgatitur për t’i zbutur gjërat”.

“... për të marrë një drejtim që është më pak etno-nacionalist dhe më konstruktiv kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, thotë Kupchan për Radion Evropa e Lirë./REL

albin kurti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës