LIVE UPDATES
Politike

Refugjatët në Shqipëri/ DW: Cilat janë reagimet në Gjermani mbi marrëveshjen Rama - Meloni

Eksperti i migracionit, Ruud Koopmans, i cili ka vite që e ka propozuar zhvendosjen e qendrave pritëse jashtë BE-së, i tha DW, se marrëveshja Meloni-Rama do të ishte diçka historike.

10 Nëntor 2023, 08:31 Nga r.ll
Refugjatët në Shqipëri/ DW: Cilat janë reagimet në
foto ilustruese

GJERMANI- Reagimet në Gjermani ndaj marrëveshjes Rama Meloni për migrantët janë të ndara. Ndërsa disa janë euforikë dhe presin që të pasojnë marrëveshje të ngjashme me vende të tjera, të tjerë parashikojnë dështimin e saj.

Eksperti i migracionit, Ruud Koopmans, i cili ka vite që e ka propozuar zhvendosjen e qendrave pritëse jashtë BE-së, i tha DW, se marrëveshja Meloni-Rama do të ishte diçka historike. Koopmans tha se modeli i Shqipërisë mund të aplikohej edhe në vende të tjera të sigurta të treta, si për shembull në Maqedoninë e Veriut. Por ai vuri në dukje, se fakti që marrëveshja Rama-Meloni është një marrëveshje bilaterale, ekziston rreziku i një "migracioni dytësor", që do të thotë, se azilkërkuesit e refuzuar mund të përpiqen të kalojnë kufirin dhe të kërkojnë sërish azil në një vend tjetër të BE-së. Që kjo të mos ndodhë, Shqipëria dhe Italia duhet të kërkojnë mbështetje nga BE-ja që ta kthejnë këtë marrëveshje në marrëveshje multilaterale. 

Skup i Melonit

Në do të ketë BE vërtetë dëshirë t'i bashkohet marrëveshjes së Melonit me Ramën, siç e sugjeron Koopmans, kjo nuk dihet ende. Reagimet e para nga Brukseliishin të rezervuara. As Gjermania zyrtare nuk pranoi ta komentonte marrëveshjen.

Pyetjes përkatëse të DW, një zëdhënëse e qeverisë iu përgjigj duke i kujtuar vendimin e marrë në takimin e kancelarit Olaf Scholz me shefat e 16 landeve federale për të sonduar mundësitë e kalimit të procedurave të azilit në vende jashtë BE-së. Për këtë po insistojnë sidomos politikanë të opozitës konservatore dhe të partisë liberale -  një nga tre partitë e koalicionit të qendrës së majtë në pushtet. Disa nga këta politikanë kishin përmendur edhe Shqipërinë si opsion, por preferencat ishin që azilkërkuesit ta parashtronin kërkesën e tyre për azil në vende afrikane. Sepse kështu do t'u kurseheshin azilkërkuesve të refuzuar peripecitë e rrugës së gjatë përmes Mesdheut.

Kancelari Olaf Scholz  gjatë vizitsë së tij të fundit në Ganë dhe Nigeri tha, se është e vështirë të gjesh vende që janë të gatshme të marrin përsipër qendra të tilla. BE kishte bërë para ca kohësh një marrëveshje të ngjashme me Tunizinë, por në verë kjo e fundit ia ktheu paratë e depozituara për ndërtimin e qendrave. Edhe një marrëveshje e ngjashme e Britanisë së Madhe me Ruandën u shpall si e paligjshme nga një gjyq në Londër ngaqë Ruanda nuk është vend i sigurtë. 

Skup i Melonit? 

Para këtij sfondi, në Gjermani ka shumë zëra që e shikojnë me njëfarë zilie marrëveshjen e Ramës me Melonin. Gazeta bavareze "Augsburger Allgemeine" shkruan se "kush e quan këtë skup të Melonit, një Guantanamo italiane, i bie tepër shkurt. Nëse BE dëshiron të pengojë hapa të tilla unilateralë si ai i Melonit, ajo duhet të kujdeset që pakoja e azilit e prezantuar prej asaj vetë prej shumë vitesh të realizohet më në fund. Sepse migracioni është një çështje fati për Evropën. Është në pyetje se sa izolim mund t'i lejojmë vetes pa i tradhëtuar vlerat tona. Dhe se sa izolim duhet t'i lejojmë vetes për të frenuar ngritjen - siç duket - të pandalshme të partive ekstremiste të djathta dhe të majta në Evropë". 

Gjtihsesi marrëveshja me Melonin ka një përparësi, tha për DW Ruud Koopmans: Italia do të dërgojë në Shqipëri, vetëm persona që nuk e kanë shkelur territorin e Italisë, por që kapen në ujërat pranë brigjeve italiane. "Në këto raste, Italia është e detyruar vetëm t'i transferojë refugjatët në një port të sigurt", sqaron eksperti. "Nëse do të dërgoheshin njëherë në Itali  e më pas në Shqipëri, kjo do të binte ndesh me  rregullat për procedurat e azilit të BE-së, sipas të cilave azilkërkuesit mund të kthehen vetëm në ato vende të treta, me të cilat kanë pasur më parë një lidhje. Prandaj edhe migrantë që kanë hyrë në Itali nëpërmjet Saharasë, nuk mund të dërgohen në Shqipëri," thotë Koopmans.  

Demotivim për emigrim?

Koopmans vetë megjithatë kujton se ende është e paqartë se çfarë do të ndodhë  me refugjatët e refuzuar. Sipas marrëveshjes, ata do të riatdhesohen, por në praktikë kjo nuk është shumë e lehtë, sepse shumë vende të prejardhjes nuk kooperojnë dhe nuk i bëjnë gati dokumentet e nevojshme për riatdhesim. Eksperti i migracionit në Universitetin e Humboldtit në Berlin parashikon se kjo do të jetë sfida kryesore për Shqipërinë. Por Koopmans thotë se fakti që refugjatët do t'i presin dokumentat në Shqipëri dhe jo në Itali, do t'i demotivojë ata që të harxhojnë kaq shumë për kontrabandistët dhe të vënë jetën në rrezik e të kapërcejnë Mesdheun.

Por Koopmans është i vetmi nga ekspertët që mendon, se një kamp në Shqipëri do të ketë ndonjë efekt trembës ose demotivues për refugjatët. Në fakt, sipas marrëveshjes Italia duhet t'i marrë mprapsht pas një farë kohe edhe azilkërkuesit e refuzuar që nuk i riiatdheson dot, por ministri i brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, i tha DW se nuk dihet se sa mund të zgjasin këto procedura. 

Në një intervistë për "Die ZEIT" eksperti i migracionit, Gerald Knaus, jep dy skenarë për  azilkërkuesit e refuzuar: "Shqipëria, një nga vendet më të varfra në Evropë, së shpejti do të përballet me dy skenarë. "Ose do të mbajë azilkërkuesit e refuzuar, e për rrjedhojë kampet shumë shpejt do të mbushen. Ose, dhe kjo është më e mundshmja, refugjatët do të marrin rrugën drejt veriut, nëpërmjet Itinerarit të Ballkanit."  Edhe Pëllumb Nako, i cili ka shërbyer për shumë vite si drejtor i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shqipërisë, i tha DW, se Shqipëria është tepër afër BE-së, dhe vendeve veriore, për të trembur migrantët që të mos vijnë në Evropë. Ai i tha DW se marrëveshja nuk do të sjellë zgjidhje për refugjatët, por ajo ka vlerë politike, sepse tregon gatishmërinë e Shqipërisë për të ndihmuar Italinë për të kapërcyer këtë fazë të vështirë.

Rama bujar apo kalkulues? 

Gazeta e përditshme gjermane "tageszeitung" dyshon në këtë narrativë të përhapur nga qeveria shqiptare, të cilën Rama e ka përmbledhur me fjalinë tashmë shumë të cituar: "Kur Italia thërret, Shqipëria përgjigjet". "Kjo bujari nuk i shkon Ramës, i cili është një politikan mendjemprehtë. Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE është hapur që nga viti 2022, por rruga është ende e gjatë dhe jo pa pengesa. Italia ka premtuar mbështetje 100% për Tiranën. Muajt ​​e ardhshëm do ta tregojnë nëse është vetëm ky favor, me të cilin po e shpërblen Italia këtë bujari të Shqipërisë."

Dhe tek e fundit, taz  dyshon se kjo marrëveshje do të realizohet: "Italia është padyshim e përgatitur politikisht t'i injorojë të drejtat e atyre që kërkojnë mbrojtje. Por ligji i BE-së përcakton saktësisht se ku dhe si duhet të akomodohen azilkërkuesit. Nuk ka plane për t'i çuar në ndonjë shtet tjetër dhe për t'i mbajtur atje të mbyllur. Prandaj mbetet me pikëpyetje, nëse marrëveshja e Melonit do të arrrijë të kapërcejë Strasburgun", përfundon "taz".

Marrë nga DW.

shqiperia marreveshje me italine per emigrantet

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet