14 Shkurt 2024, 11:58
Nga N.F
Eduard Abazi
TIRANË- Kryetari i Aleancës Demokratike, Eduard Abazi gjatë fjalës së tij në mbledhjen online të Komisionit për Reformën Zgjedhore shprehu rëndësinë për masivizimin e votës në Shqipëri.
Ai më tej shtoi se në sistemin elektoral shqiptar duhet të kthehet balotazhi pasi sipas Abazit ndodh që 10 deri në 30% të votave një drejtues në nivel lokal të bëhet drejtues i qytetarëve. Kryetari i Aleancës Demokratike shtoi se problem ngelet regjistrimi i subjektit.
“Po përfshihemi me mendime së paku për procesin e reformimit të reformës zgjedhore. Një grupim i partive kemi iniciuar tryezën tonë për të adresuar dhe problemet tona. Shqetësimet e OSBE-ODHIR janë adresuar drejt këtij komisioni.
A është barazia e votës në të gjithë Shqipërinë? Duhet të bëhet vlerësimi real i votave në të gjithë Shqipërinë. Kjo është artikuluar dhe nga aktorët që morën përsipër ndryshimet e 2008-ës. Unë po sjell në vëmendje vetëm një element, në Shqipëri është hequr sistemi i balotazhit, pasi ndodh me 10 deri në 30% të votave që një drejtues në nivel lokal bëhet drejtues i qytetarëve. Balotazhi duhet të ekzistojë. Në fund mund të ngelen dy veta që më pas njëri të marrë shumicën.
Problem ngelet regjistrimi i subjektit. Nëse depozitojmë mbi 5 mijë firma mbështetëse, na ka ndodhur që gjatë procesit të verifikimit ushtrohet trysni për persona që kanë shprehur preferenën dhe kanë mundësuar që një subjekt të marrë pjesë në garë. Për koalicionet, 7 mijë firma mbështetëse. Ndikon tek mënyra e menaxhimit për të shkuar deri te gara zgjedhore. Nëse do i referohemi vendeve fqinje, si Italia qe e ka 500 po 700 vota, ne i kemi dhjetëfishuar,” tha Abazi.
aleanca demokra aeduard abazi balotazh
Politike
14 Shkurt 2024, 11:58
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ku ka qenë në ...
Politike
14 Shkurt 2024, 11:01
h.k
Foto ilustruese
SHKODËR- Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka qenë ditën e sotme në Shkod&eum...
Politike
14 Shkurt 2024, 10:58
h.k
edi rama dhe charles michel
BRUKSEL-Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar këtë të mërkurë drejt Brukselit ku do të takohet m...
Politike
14 Shkurt 2024, 09:45
h.k
Foto ilustruese
ABU DABI-Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin e tij në Abu Dabi. Rama tha se gjatë takimit me Presidentin e Emirateve t&eum...
Politike
14 Shkurt 2024, 08:18
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller ka zbardhur detaje mbi agjendën e Sekretarit B...
Politike
14 Shkurt 2024, 08:14
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-SPAK ka kërkuar ditën e djeshme 2 vite e 6 muaj burg për Fredi Beleri. Mediat greke i kanë kushtuar n...
Politike
14 Shkurt 2024, 07:34
N.F
Blinken
SHBA- Zëvendës ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Yuri Kim tha të ma...
Politike
13 Shkurt 2024, 21:02
S.N
Foto nga takimi
TIRANË- Ditën e sotme ambasadori britanik, Alastair King-Smith është takuar me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, H...
Politike
13 Shkurt 2024, 20:41
S.N
Ervin Salianji
KAVAJË- Pas takimit të sotëm ku u mblodh Kryesia e PD të Kavajës, Ervin Salianji ka reaguar me anë t&e...
Politike
13 Shkurt 2024, 19:35
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën në mitingun e radhës të zhvilluar nga mbështetësit posht...