LIVE UPDATES
Politike

Raporti i ISP: Problem gjuha bullizuese në Kuvend! 22 deputetë heshtën për 4 muaj në Kuvend, Tabaku dhe Braçe më aktivët

Në vlerësimin e ISP, deputetët me performancën më të lartë ka qenë Jorida Tabaku dhe Erion Braçe ndërkohë që grupet me më pak aktivtet janë ai i PSD dhe PDIU.

16 Janar 2023, 21:09 Nga k.m.
Raporti i ISP: Problem gjuha bullizuese në Kuvend! 22 deputetë
Kuvendi i Shqipërisë

Instituti i Studimeve Politike ka publikuar ditën e sotme një raport në lidhje me sjelljen e deputetëve në Kuvend. Në raport thuhet se ky sesion që lamë pas kuvendi nuk ka arritur të ushtrojë kontrollin e pushtetit ekzekutiv, ndërkohë që qeveria nuk ka dhënë llogari përpara parlamentit. Një vëmendje në raport i është dhënë edhe gjuhës bullizuese të përdorur nga deputetët të caktuar në seancat plenare.

“Në dallim nga legjislaturat e kaluara nuk pati bojkotim dhe as kontestim të parlamentit, si dhe sesioni nuk u shoqërua me protesta të dhunshme apo akte politike paralele me parlamentin. Megjithatë as këtë sesion Kuvendi nuk arriti të ushtrojë kontrollin e pushtetit ekzekutiv, qeveria nuk dha llogari përpara parlamentit dhe ky i fundit shpesh e njësoi veten me këtë pushtet,”- shkruhet në raportin e ISP.

Në lidhje me gjuhën bullizuese, parlamenti vë në dukje përplasjen dhe gjuhën e përdorur nga nënkryetarja e kuvendit Felaj ndaj deputetes Tabaku duke e quajtur atë “grifshë” sipas raportit “Kodi i Sjelljes nuk u respektua dhe masat disiplinore nga Kuvendi ndoqën standarde të dyfishta, duke penalizuar vetëm deputetët e opozitës. Drejtuesit më të rëndësishëm të dy palëve politike ishin edhe bartësit kryesor të kësaj retorike, një zhvillim më negativ në krahasim me dy sesionet e tjera të kësaj legjislature.”

Në vlerësimin e ISP, deputetët me performancën më të lartë ka qenë Jorida Tabaku dhe Erion Braçe ndërkohë që grupet me më pak aktivtet janë ai i PSD dhe PDIU. Qarku më aktiv ka qenë qarku i Fierit ndërkohë që më pak i përfaqësuari ishte ai i Shkodrës. Gratë deputete kanë qenë 6% më efikase se burrat. 22 deputetë kanë zgjedhur që këtë sesion të flasin me “heshtje” pasi nuk marrë pjesë as në diskutimet në komisionet parlamentare.

Erion Braçe dhe Jorida Tabaku janë cilësuar edhe si deputetët më efiçentë në këtë sesion bashkë me deputetin Enkelejd Alibeajn. Në listën e deputetëve më pak aktivë renditen Flamur Noka, Belind Këlliçi, Ornaldo Rakipi, Tomorr Alizoti dhe Rrahman Rraja. Sipas raportit, 36% e 19 deputetëve më pak eficentë janë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike ndërkohë që pjesa tjetër janë të shpërndarë në deputetët pa grup dhe socialistët. Raporti ISP nënvizon se janë 23 nisma ligjore të dërguara nga deputetët për t’u votuar nga deputetët në formën e projekt-ligjeve. Raporti thekson se 9 prej tyre janë realisht nisma të deputetëve ku thekson 3 projektligjet e propozuara nga Jorida Tabaku, projektligji i propozuar nga Agron Shehaj, më tej projektligjet e propozuara nga Braçe dhe Vasili.

Si grupe parlamentare deputetët e aPartisë së Lirisë kanë një eficencë më të lartë me 46.5 pikë nga 100 të mundshme ndërkohë që deputetët e PD janë 41.8 pikë këtu nuk janë përfshirë deputetët demokratë që PD i ka deleguar në grupet parlamentare të opozitës që drejtohen nga Mediu dhe Idrizi.

Raporti vlerëson si modele pozitive mes deputeteve zonja si Jorida Tabaku dhe Flutura Açka (PD), Emilia Koliqi dhe Ina Zhupa (PD), Antoneta Dhima dhe Etilda Gjonaj (PS) Erisa Xhixho (LSI). Kurse modelet tek deputetët meshkuj ishin ato të Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj (PS), Bujar Leskaj dhe Ferdinand Xhaferaj (PD), Nasip Naço dhe Petro Koçi (PS), Agron Gjekmarkaj dhe Saimir Koreshi (PD). Një pjesë tjetër e madhe e deputetëve të dy gjinive ishin aktivë, por kryesisht duke imituar tezat, retorikën dhe sjelljen e liderëve të tyre politikë, ose duke riprodhuar në parlament materialet procedurale të përgatitura nga këshilltarët në komisione./ISP

kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!