Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas Garos, këto tri faza përshkruajnë modelin e qeverisjes së 10 viteve të fundit të narkoregjimit të Edi Ramës.
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka reaguar lidhur me raportin e Freedom House, në të cilin thuhet Shqipëria është një vend me mungesë transparence, qeverisje jofunksionale, dhe pa zgjedhje të lira.
Sipas Garos, këto tri faza përshkruajnë modelin e qeverisjes së 10 viteve të fundit të narkoregjimit të Edi Ramës. Ajo ka përsëritur kërkesën për një qeveri teknike që sipas PD siguron zgjedhje të lira dhe të pranuara nga gjitha palët.
DEKLARATA E PLOTË:
Në raportin e fundit të Freedom House Shqipëria është një vend me mungesë transparence, qeverisje jofunksionale, dhe pa zgjedhje të lira. Këto tri fraza përshkruajnë në fakt shkurt, prerë dhe qartë, modelin e qeverisjes së 10 viteve të fundit të narkoregjimit të Edi Ramës.
Organizata “Freedom House”, me qendër në Uashington, sapo ka publikuar raportin vjetor, ku Shqipëria vazhdon të konsiderohet “vend pjesërisht i lire”, me sistem hibrid të qeverisjes. Mungesa e transparencës dhe qeverisja jofunksionale vazhdojnë të përbëjnë tiparin themelor te regjimit në Shqipëri, sipas autores së raportit për vendin tonë, në një intervistë për Zërin e Amerikës. Nëse transparenca duket si një term i boshatisur nga kuptimi, ajo që bie në sy në artikulimin e Freedom House është vlerësimi i zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.
“Nuk është krijuar një mjedis për zgjedhje më të lira dhe më të drejta”, thekson hartuesja e raportit të Freedom House.
Partia Demokratike e vlerëson raportin e Freedom House dhe sidomos përcjelljen në të të shqetësimit tonë për zgjedhjet e fundit, pasqyruar edhe në raportin final të OSBE-ODHIR.
Partia Demokratike ju bën thirrje organizatave dhe partnerëve ndërkombëtarë të vazhdojnë me trysninë ndaj qeverisë Rama, i cili shpërfill një prej rekomandimeve parësore të OSBE-ODHIR dhe të partnerëve, një reformë elektorale gjithpërfshirëse.
Partia Demokratike rithekson qëndrimin e saj se, pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë një Shqipëri funksionale.
Gjithashtu me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe as funksionalitet.
Kërkesa e opozitës mbetet relevante edhe në dritën e përfundimeve të raportit të Freedom House: një qeveri teknike që siguron zgjedhje të lira dhe të pranuara nga të gjitha palët. O sot o kurrë!
Eno Bozdo TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së, Eno Bozdo në një deklaratë për mediat ditën e sotmë...
pamje nga konferenca TIRANË- Pak minuta më herët u zhvillua konferenca e përbashkët për gazetarët mes kryeministrit Edi ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar propzoimin e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky ditën e djeshme pë...
Oliver Varhelyi TIRANË- Komisioneri Evropian për Fqinjësinë e mirë Oliver Varhelyi ka deklaruar Shqipëria është...
Olivér Várhelyi TIRANË- Komisioneri Evropian për Fqinjësinë e mirë Oliver Varhelyi ka zbardhur diskutimet n&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pengesa më e madhe për rajonin tonë është mendësia mes vendeve t&...
Oliver Varhelyi TIRANË- Komisioneri Evropian për Fqinjësinë e mirë Olivér Várhelyi ka deklaruar me planin e ri ...
Olivér Várhelyi TIRANË- Komisioneri Evropian për Fqinjësinë e mirë Olivér Várhelyi ka deklaruar se pla...
frederica mogherini dhe edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli pas nënshkrimit të marrëveshjes për hapjen e kampusit të...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se plani i ri i mbështetjes ekonomike nga BE-ja për vendin tonë,...