Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rama pyeti se përse prokurorja Carla del Ponte nuk i vijoi hetimet për çështjen.
STRASBURG- Në fjalën e tij në Këshillin Europian, kryeministri Edi Rama u ka drejtuar të gjithë të pranishmëve një pyetje “kush i pengoi akuzuesit e UÇK-së të kryenin hetime të thella”? Ai pyeti se përse prokurorja Carla del Ponte nuk i vijoi hetimet për çështjen.
'Lufta është punë e shëmtuar, është në natyrën e saj që dikush të presupozojë se ka simetri luftëtarësh e të presupozojë se të dyja palët kanë shkaktuar dëme, por lufta në Kosovë nuk ishte një luftë e zakonshme, ishte një shfaqej e përgjakshme e një diktature ultra nacionaliste në kërthizë të Europës. Ishte një tubim i ndërgjegjes së perëndimit demokratik, ishte një thirrje e dëshpëruar nga zemra e Europës për të shpaguar integritetin e bashkësisë ndërkombëtare pas dekadash shpërfillje të vuajtjes së miliona civilëve në mbarë botën. Perëndimi u ngrit në lartësinë e sfidës. Bashkësia ndërkombëtare e gjeti ndërgjegjen e vet, Europa gjeti busullën e saj morale e megjithatë jo shumë më pas, kjo busull humbi. Humbi pikërisht në këtë ndërtesë. Të njëjtat institucione ndërkombëtarë që sollën fundin e luftës në Jugosllavi dhe i dhanë Kosovës të drejtën e lirisë, të paqes, të dinjitetit minuan vetë veprimet e tyre, vetë parimet e tyre. Ata jo vetëm përfunduan duke vëne në pikëpyetje motivet dhe integritetin e luftës për liri të Kosovës, por gjithashtu përmes veprimeve të tyre, presupozuan e hamendësuar se kurrë nuk kishte pasur një të tillë. Si ndodhi një gjë e tillë?
Do t’iu kursej spekulimet pa interes. Këtu janë faktet. Më pak se një dekadë pas ndërhyrjes së NATOS- në vitin 2008, Carla del Ponte, ish- kryeprokurore e Gjykatës Ndërkombëtarë Penale për Ish Jugosllavinë, botoi një libër kujtimesh titulluar “Zonja Prokurore”. Në këtë libër zonja del Ponte pretendonte se krime të tmerrshme ishin kryer nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë mbi të gjitha, trafikimin e organeve njerëzore. Libri natyrshëm shkaktoi valë tronditjeje në mbarë botën dhe kjo akuzë zuri faqet e para nga Europa në Australi. Pavarësisht faktit, akuzat u mohuan kategorikisht në Kosovë. Pyetja më misterioze e të gjithave ishte: çfarë e ndaloi një prokurore të pushtetshme që punonte me një mandat shumë të fortë i cili ishte dhënë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të hetuar më tej. Hetimet e saj për çështjen, përfshi dhe në Shqipëri në vitin 2004 kishin dalë me rezultate jo bindëse për të thënë më të paktën, por si vazhduan të mbeteshin këto akuza? Edhe një herë, nuk do të angazhohem në spekulime në përgjigje por pyetjet e ngritura në librin me kujtime të Del Pontes, pa gjejeni, ishin kaq interesante sa tërhoqën vëmendjen e njerëzve të Vladimir Vladimoviç Putinit këtu në këtë Këshill. Një njeri i tillë që quhej Konstantin Kosachev, kreu i delegacionit rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, në vitin 2008 paraqiti një mocion për të gjithë paraardhësit tuaj dhe dëgjoni titullin: “Trajtim çnjerëzor i njerëzve dhe trafikim i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovo”. Kështu e quajnë pushtuesit Kosovo. Kosachevi vetë, një parlamentar që përfaqësonte partinë Rusia e Bashkuar, partia e Putinit për ata që nuk e njohin, u përballë më vonë me sanksione nga SHBA dhe nga BE. Natyrisht jo për ndonjë vepër të mirë, por ndërkohë që ky njeri ra, puna e tij mbeti dhe vazhdoi përmes Këshillit të Europës dhe jo vetëm vazhdoi, por u ngrit në një nivel më tej.'- tha Rama.
Edi Rama STRASBURG- Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk mund të hiqet një paralele mes situatës së Kosovës ...
Edi Rama STRASBURG- Kryeministri Edi Rama nisi fjalimin e tij në Asamblenë e Këshillit të Europës në Strasburg duke kërk...
Edi Rama STRASBURG-Kryeministri Edi Rama është duke kryer përgatitjet e fundit para se t'i drejtohet Këshillit të Evropë...
Alastari King Smith KUKËS- Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastari King Smith iu është drejtuar të rinjve shqiptarë me...
Kryeministri, Edi Rama dhje Marija Pejčinović Burić BRUKSEL- Kryeministri Edi Ram aka ndarë fotot nga takimi me Me Sekretaren e Përgjithshme...
Yuri Kim TIRANË- Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, mori pjesë ditën e sotme në ceremoninë për Festimi...
Kryebashkiaku Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj është futur në rolin e një mësuesi këtë paradite, tek...
Foto ilustruese BRUKSEL- Progres-raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë ngre disa shqetësime kyçe në lidhje me ecurin...
Luçiano Boçi TIRANË- Nënkryetari i partisë Demokratike, Luçiano Boçi u shpreh se ankimimi në Gjykatë i...
Luçiano Boçi TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka bërë me dije se bisedimet ne g...