Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një e nga një pyet nxënësit se nga janë me origjinë, nga i kanë prindërit, nëse janë fëmijë të vetëm apo kanë motra e vëllezër më të mëdhenj. Çfarë interesi mund të ketë një kryebashkiak për të ditur origjinën e prindërve të nxënësve të një prej dhjetëra shkollave të Tiranës? A është ky një informacion i vlefshëm për përurimin e një institucioni arsimor?
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj është futur në rolin e një mësuesi këtë paradite, teksa vë në ‘test’ nxënësit e dy shkollave në Kodër Kamëz, “Nënë Tereza” dhe “John F. Kennedy”. Mes dhjetëra problemeve me të cilat përballen nxënësit dhe prindërit në ditët e para të shkollës, Veliaj ka gjetur momentin për të bërë propagandë, duke qenë se na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet lokale që pritet të mbahen mes muajit prill dhe maj të vitit 2023.
Dispozita normative për arsimin e thotë mjaft qartë që propaganda në ambientet e shkollave, kopshteve dhe çerdheve është e ndaluar me ligj.
“Ora mësimore është e pacenueshme. Ora e mësimit nuk ndërpritet nga drejtuesit e institucionit, mësuesit e tjerë, punonjës të institucioneve të tjera ose vizitor, përveç lajmërimit të fatkeqësive familjare të nxënësit ose mësuesit ose të lajmërimeve të emergjencës. Mësuesi nuk e ndërpret procesin mësimor për të komunikuar me një person tjetër,”- por për Veliajn, shkelja e këtyre rregullave nuk përbën lajm. Skandali në ‘takimin përurues’ nis që në fillim të videos, në momentin që kryebashkiaku vë përpara tij një nxënëse dhe i kërkon të recitojë për të.
Pas recitimit që ‘mësuesi’ Veliaj e duartroket, kryebashkiaku teston edhe nxënës të tjerë. Njërin e pyet për alfabetin, një tjetri i kërkon gjithashtu të recitojë. Madje me këtë të fundit, shkon deri aty saqë i ulet në bankë dhe e konsideron ‘shok klase’. Nuk mungojnë as testet për sportin e teknologjinë, por në fund Veliaj i futet me ‘kokë' misionit për të cilin ka shkuar në këto shkolla. Një e nga një pyet nxënësit se nga janë me origjinë, nga i kanë prindërit, nëse janë fëmijë të vetëm apo kanë motra e vëllezër më të mëdhenj.
Çfarë interesi mund të ketë një kryebashkiak për të ditur origjinën e prindërve të nxënësve të një prej dhjetëra shkollave të Tiranës? A është ky një informacion i vlefshëm për përurimin e një institucioni arsimor?
“Ndërprerja e veprimtarisë së institucioneve arsimore në të gjithë vendin ose në zona të caktuara propozohet nga njësia bazë e qeverisjes vendore ose Ministria e Shëndetësisë dhe miratohet me vendim të posaçëm të ministrit,”- thuhet në pikën 10 të dispozitës arsimore, duke ngritur të tjera pyetje.
A ka dalë ndonjë vendim nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi për këtë ndërprerje që u bë sot, e cila gjithashtu e shoqëronte Veliajn në këtë ‘përurim’?
Pika 11, shkon akoma më tej.
Nxënësit që recituan e dhanë ‘provim’ para Veliajt, do të duhet të bëjnë orë shtesë mësimi për të zëvendësuar minutat që humbën sot me kryebashkiakun.
“Titullari i DAR/ZA-së i propozon ministrit mënyrën e kompensimit të kohës së humbur nga ndërprerja e mësimeve,”- thuhet në pikën 11.
Veliaj e arriti misionin, tashmë mbetet që nxënësve të këtyre dy shkollave t'ju jepet edhe shamia e pionerit dhe të nisin prezantimin e radhës për spektaklin e vlefshëm elektoral me një dëm të pariparueshëm mbi arsimin dhe fëmijët tanë.
Foto ilustruese BRUKSEL- Progres-raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë ngre disa shqetësime kyçe në lidhje me ecurin...
Luçiano Boçi TIRANË- Nënkryetari i partisë Demokratike, Luçiano Boçi u shpreh se ankimimi në Gjykatë i...
Luçiano Boçi TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka bërë me dije se bisedimet ne g...
Luçiano Boçi TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka vijuar dhe ditën e sotme me akuzat ...
Edi Rama STRASBURG- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Strasburg, aty ku do t'i drejtohet Këshillit të Evropës në lidhje m...
Ledi Shamku dhe Skender Gjinushi TIRANE- Studiuesja Ledi Shamku ka reaguar pas intervistës së Skënder Gjinushit, Kryetar i Akademisë s&...
Çlirim Gjata TIRANË- Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në protestën e zhvilluar sot para Prokurorisë së Pos...
Pamje nga konferenca TIRANE- Zv.ambasadori i SHBA në Shqipëri, Denian Smith deklaroi se shteti shqiptar duhet tëe mbrojë viktimat e tra...
Edmond Budina TIRANË- Regjisori Edmond Budina i është bashkuar protestës para prokurorisë së Posaçme Kundër Korr...
Zgjidhen drejtuesit e departamenteve të Arsimit dhe Brain Gain/Ekselencës. Hapje ndaj kontributeve më të mira akademike dhe profesionale. ...