LIVE UPDATES
Politike

"Rama u bashkua me Vuçiç tani që po i mbyllet dera e BE"/ Berisha: Opozita kërkon integrim të plotë me merita në BE

Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale, Berisha kritikoi ashpër sulmet e Ramës ndaj Gjermanisë, duke theksuar se vendi ka dhënë mbështetje të jashtëzakonshme për projekte në Shqipëri me mbi 1.5 miliardë euro.

28 Shkurt 2026, 13:27 Nga I.A
"Rama u bashkua me Vuçiç tani që po i mbyllet dera e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se Edi Rama se po bashkohet me Aleksandër Vuçiç ndërkohë që dera e Bashkimit Europian për anëtarësim i është mbyllur Shqipërisë për shkak të politikave dhe vjedhjeve të qeverisë së tij. Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale, Berisha kritikoi ashpër sulmet e Ramës ndaj Gjermanisë, duke theksuar se vendi ka dhënë mbështetje të jashtëzakonshme për projekte në Shqipëri me mbi 1.5 miliardë euro.

Në fund, Berisha tha se Rama vepron vetëm për interesat e tij kriminale, duke shkelur ligjet dhe duke injoruar funksionimin e shtetit ligjor. Kreu i PD-së nënvizoi se opozita shqiptare mbetet e përkushtuar për integrim të plotë të vendit në BE, bazuar në meritë, standarde demokratike dhe sundimin e ligjit

"Edi Rama për interesat e tij kriminale është i aftë të sulmojë çdo vend dhe çdo njeri. Dënoj me forcën më të madhe sulmet e tij ndaj një vendi, i cili i ka dhënë Shqipërisë gjer sot ndihma jashtëzakonisht të çmuara në mijëra projekte nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, mbi 1.5 miliardë euro ose më shumë. Edi Rama nuk ka asnjë kriter tjetër as mirënjohje, as përgjegjësie përveç interesave të tij kriminale. Është e vërtetë se autoritetet gjermane kërkojnë funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Po rikujtoj këtu vizitën e ministrit federal për ndihmën ekonomike Nibel. Duhet të ketë qenë viti 2009 ose 2010. Inauguruam së bashku ujësjellësin e Beratit, financim i tyre dhe po pinim një kafe. Ai kishte deklaruar për gazetarët se ne jemi të interesuar për konsolidimin e shtetit ligjor. Një deklaratë shumë normale.

Dhe më pyeti, zoti kryeministër, a u lëndova unë me këtë deklaratë. Absolutisht aspak, çfarë kërkuat ju zoti ministër, ju kërkuat atë që është interesi i qytetarëve shqiptarë. Si mund të lëndohem unë kur ju kërkoni një gjë që është në interesin më të mirë të shqiptarëve. Dhe ai më falënderoi dhe më tha se edhe për ne, kur i japim këto ndihma, që ua marrim taksapaguesve tanë, duhet të jemi të qetë se i jepet një vendi ku qytetarët bëhen edhe më të lirë dhe më të sigurt. Tani, zhvillimi më i fundit siç e patë ju, ishte artikulli që shkroi me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç në Frankfurter Allgemine Zeitung. Aleksandër Vuçiç, i akuzuar së fundmi për safarin, gjahun e qytetarëve myslimanë në Sarajevë, si snajper që shkonte dhe bënte gjah në vikende, mori argatin e tij për t’u paraqitur me një editorial të gjatë në Frankfurter Allgemine Zeitung. Çfarë kërkonin dy kryetarët e organizatave kriminale më të rrezikshme të Europës, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç.

Po, po, Aleksandër Vuçiç është gjetur se ka lidhje me Bjelivukun apo Ujkun e Bardhë dhe bandën e tij, njerëz që thernin dhe bluanin mishrat e kundërshtarëve politikë në brigjet e Danubit, njësoj siç është Ergys Agasit i cili me pam-pam apo me pengmarrje zgjidhte të gjitha problemet e kopshtit privat të Edi Ramës.
Pra, këta bëjnë një kryeartikull, në të cilin i thonë Europës se nuk ka nevojë të jemi anëtarë me të drejta të plota në BE, sepse nënkuptohet rregullat nuk i zbatojnë dot, kriteret nuk i zbatojnë dot, por na jepni tregun. Pra, me një fjalë, ky argat u rikthye tek Ballkani i Hapur, na jepni tregun e lirë. U rikthye tek Ballkani i Hapur me të cilin ky shkatërroi përfundimisht ekonominë, bujqësinë shqiptare. Nuk kishte akt më antishqiptar.

Bashkohet me aleatin e Putinit tani që e sheh se dera e Brukselit, dera e integrimit po i mbyllet për shkak të vjedhjeve të tij. Ne jemi sot për t’i deklaruar Edi Ramës se opozita shqiptare ka dhe do ketë si ylli e saj polar integrimin e plotë të Shqipërisë në BE. Integrimin e bazuar në meritë, e bazuar në funksionimin e shtetit ligjor, e bazuar në kriteret dhe standardet demokratike. Prandaj dhe përpiqu, bëj gati kërkesën për strehim politik në Beograd, por të garantoj se bashkë me të do përfundoni diku tjetër se edhe atij demokratët dhe populli shqiptar do i japë përgjigjen e merituar," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha aleksadër vuçiç edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet