LIVE UPDATES
Politike

"Merkel uli liderët e Ballkanit në një tryezë", Rama për Der Spiegel: Putin nxit problemet e pazgjidhura

Rama nuk la pa përmendur nismën 'Ballkani i Hapur', për të cilën tha se Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi po krijojnë një lloj mini-zone Shengen për të bërë shkëmbime më të mira.

4 Shtator 2022, 11:13 Nga A.B
"Merkel uli liderët e Ballkanit në një tryezë",
Edi Rama

GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën e njohur gjermane “Der Spiegel”. Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se vendimi për pavarësinë e Kosovës ishte i duhuri e se tashmë vendi është në një proces paqeje dhe pajtimi me Serbinë. Rama nuk la pa përmendur nismën 'Ballkani i Hapur', për të cilën tha se Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi po krijojnë një lloj mini-zone Shengen për të bërë shkëmbime më të mira. 

'Vladimir Putin kërkon të krijojë konflikt duke përmendur sa më shpesh Kosovën'-kështu pretendon kryeministri gjatë intervistës.

SHKRIMI i plotë i “Der Spiegel”.

“Putini thotë: Kosovë, Kosovë, Kosovë”

“Rusia po nxit konfliktin në Ballkan dhe po rrezikon paqen e brishtë”.

Njëmbëdhjetë vjet më parë, shqiptarët zgjodhën për herë të parë kryeministër Edi Ramën me një shumicë të madhe votash. Si kryetar i bashkisë së Tiranës, rrugët ishin të lyera me ngjyra të ndezura ndërsa i shpalli luftë gjyqësorit të korruptuar. Sot kritikët akuzojnë Ramën se mban kontakte me të inkriminuar, gjë që ai e ka mohuar.

Dhe korrupsioni nuk është aspak problemi i vetëm i Shqipërisë. Lufta në Ukrainë, vetëm rreth një mijë kilometra larg, po rihap plagët e vjetra në rajon. Fuqitë e mëdha po tërheqin sërish Ballkanin Perëndimor tashmë të brishtë. Muajt e fundit janë intensifikuar sërish tensionet mes Serbisë dhe Kosovës e cila është e lidhur ngushtë me Shqipërinë. Në rrezik nuk është asgjë tjetër përveç paqes në Ballkan.

Ashtu si Ukraina, Serbia kërcënon të bëhet mollë sherri mes Rusisë dhe Perëndimit: vendi po përpiqet të bashkohet me BE-në, por nuk mund të shkëputet nga Rusia aleate. Ndërsa Putini po mbyll furnizimet me gaz në Evropë, Rusia po e furnizon Beogradin me energji dhe me armë. Çmimi për këtë është besnikëria, një kërkesë që e copëton Serbinë.

“Askush nuk do të shkatërrojë marrëdhëniet tona me Serbinë”, tha ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov kohët e fundit kur vizita e tij e planifikuar në Beograd u anulua në një njoftim të shkurtër për shkak të një urdhër ndalim për të udhëtuar.

U duk si një kërcënim. Rusia nuk e fsheh dot dëshirën e saj për të frenuar ndikimin e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.

Deti ngjyrë turkeze shkëlqen pas Ramës dhe skeletet e betonit të hoteleve luksoze gjysmë të përfunduara ngrihen nga kodrat e gjirit të Dhërmiut. Këtu do të hapen së shpejti disa hotele me pesë yje. Është e vështirë të imagjinohet se dy dekada më parë Shqipëria ishte ende në prag të luftës civile, kur vendi po luftonte me bandat, milicitë dhe grupet lokale vigjilente pas rënies së sistemit komunist. Sot shteti i ri mbështetet në industrinë e turizmit.

Shqipëria është më e vogël se Brandenburgu dhe me vetëm 2.8 milionë banorë. Këtu jetojnë më pak banorë sesa në Berlin. Megjithatë, vendi në Ballkanin Perëndimor është i rëndësishëm për mbrojtjen strategjike, edhe kundër manovrave të mundshme përçarëse nga Moska. Anëtare e NATO-s që nga viti 2009, duke u përpjekur për t’u anëtarësuar në BE, Tirana vepron si një lloj kundërpeshe ndaj Serbisë.

Pak para sulmit rus ndaj Ukrainës, NATO sapo kishte filluar të shndërronte një aeroport të vjetër në jug të Shqipërisë në një bazë të forcave ajrore. Qeveria e Ramës i ofroi gjithashtu aleancës transatlantike për të ndërtuar në të ardhmen një bazë detare të NATO-s pranë qytetit port të Durrësit. Nëse do të kishte konflikte mes serbëve dhe shqiptarëve në të ardhmen, për shembull në veri të Kosovës, Tirana ndoshta do të luante një rol qendror.

Rama shpjegon se banorët në rajon ndahen në ata që kundërshtojnë Putinin dhe ata që e mbështesin atë. Dhe ai beson: “Rusia do të ishte e kënaqur nëse diçka do të lëvizte në drejtim të konfliktit në Ballkan”.

“80% e serbëve ortodoksë mendojnë pozitivisht se Putini thjesht po i tregon Perëndimit topat në Ukrainë… nëse mund ta themi kështu”, thotë kryeministri Rama. Tensionet e reja në Ballkan po ecin thuajse përgjatë linjave të vjetra të ndikimit sovjetik dhe perëndimor.

Në Shqipëri, nga ana tjetër, miratimi për veprimet e Putinit ishte vetëm 0.7%. Qeveria e tij i zbuloi numrat me anë të një sondazhi.

Rama beson se simpatitë për Moskën janë “të forta” në Serbi, madje “shumë të forta” në Republikën Srpska, ku jetojnë shumica e serbëve të Bosnje-Hercegovinës.

Në Mal të Zi, nga ana tjetër, ka një përçarje të thellë mes popullatës malazeze dhe serbe: “Duhet të jemi të vetëdijshëm se ky ndikim mund të kthehet në diçka të tmerrshme”. Edhe 23 vjet pasi trupat e NATO-s ndërhynë në Kosovë, rajoni ende kontrollohet nga aleanca ushtarake perëndimore. Në vitin 2008, Kosova më në fund shpalli pavarësinë e saj.

Mosmarrëveshja me Serbinë nuk është zgjidhur asnjëherë politikisht. Humbja e krahinës e populluar kryesisht me shqiptarë, prek edhe sot Beogradin. Për shumë serbë, pra, paqja ka mbetur e zbatuar edhe sot e kësaj dite.

Për të ndaluar vrasjen e mijëra shqiptarëve dhe shpërnguljen e qindra mijëra njerëzve në vitin 1999, aleanca e NATO-s theu rregullat e veta. Sulmi ndaj Serbisë, bombardimi i Beogradit, nuk u mbulua nga asnjë mandat i OKB-së. Politikanët në Uashington dhe Berlin e justifikuan masën si një “përpjekje humanitare”.

Gati njëqind vende e kanë njohur tani Kosovën. Megjithatë, Rusia, Kina dhe disa vende të BE-së, përfshirë Spanjën dhe Greqinë, nuk e kanë njohur atë.

Mund të thuhet gjithashtu se misioni i NATO-s në Kosovë, shërben si një lloj justifikimi për politikën agresive të aneksimit të Putinit në Krime, Donetsk, Luhansk, Abkhazi dhe Gjeorgji.

Ndoshta ishte fillimi i krizës së sotme. A mund të përsëritet katastrofa e luftërave jugosllave?

Rama i përgjigjet me një kundërpyetje: “A keni dëgjuar sa herë Putini përmend Kosovën në fjalimet e tij?”, pyet politikani shqiptar.

“Përsërit vazhdimisht: “Kosovë, Kosovë, Kosovë”. Shefi i Kremlinit nxit “problemet më të dhimbshme nga të gjitha të pazgjidhurat” në Ballkan dhe bën gjithçka për të krijuar një fitil të ri.

Rama e sheh vendin e tij të ankoruar fort në Perëndim. Si pak politikanë në rajon, ai ka kapur botën e interesave të ndryshme dhe kultivon ato ndërkombëtare. Kontaktet, nga Riadi në Stamboll, Paris dhe Uashington.

”Kur Hillary Clinton telefonoi një vit më parë dhe kërkoi të merrja disa mijëra refugjatë afganë pa dokumente, përgjigjja ishte menjëherë po”, theksoi Rama. Për shkak të mbështetjes në luftën e Kosovës në vitin 1999, Rama nuk do ta refuzonte kurrë një dëshirë të Clinton.

Në fund të shekullit, profesor në akademinë e artit të Tiranës dhe djali i një skulptori të njohur, i lidhur me lëvizjen për demokraci nuk kishte shumë si ai në atë kohë: atlet i mirë, artist i lirë, folës frymëzues.

Por në luftën e Ramës për njohjen e një Kosove të vetëvendosur, tonet nacionaliste shqiptare ndonjëherë ngatërrohen. Kur Rama udhëheq mbledhje të përbashkët të Prishtinës dhe Tiranës, kjo i shkakton Beogradit atë që i frikësohet, krijimit të “Shqipërisë së Madhe”.

Rama u rrit në një vend të izoluar. Për dekada Shqipëria u konsiderua si Koreja e Veriut në Europë.

Bazuar në këtë përvojë, 58-vjeçari po provon një ekuilibër të vështirë: ai dëshiron të integrojë Ballkanin Perëndimor dhe të garantojë Kosovën si shtet të pavarur, por në të njëjtën kohë të shërojë dhimbjet fantazmë të Serbisë.

“Vendimi për pavarësinë e Kosovës ishte i duhuri!”, thotë Rama duke shtrirë duart në ajrin e ngrohtë të verës.

“Në fund të fundit, tani ka edhe një “proces paqeje dhe pajtimi” edhe nëse do të vazhdojë për një kohë të gjatë”.

Pas zgjedhjes së tij në 2013, Rama udhëtoi për në Beograd, vizita e parë e një kreu të qeverisë së Tiranës në 68 vjet. Kur Rama i kërkoi qeverisë serbe që të njihte Kosovën, homologu i tij serb Vuçiç e mori mënjanë dhe tha se ”stafi i tij po e kërkonte që të dëbonte mikpritësin e guximshëm”.

Sipas Ramës, ai i është përgjigjur Vuçiç se këta ishin thjesht zyrtarë të tij, por ai ishte më i zgjuar dhe për rrjedhojë, kreu i qeverisë”.

“Megjithatë, kohët e fundit ka pasur edhe zhvillime inkurajuese në Ballkan. Kështu që unë dua që Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi të krijojnë një lloj mini-zone Shengen për të bërë shkëmbime më të mira”.

Projekti “Ballkani i Hapur” e bashkon atë me “armikun e tij më të dashur Aleksandar Vuçiç”. Premtimi për lirinë e lëvizjes ndërmjet vendeve është një ndjesi e vogël.

Në përfundim të vizitës, Rama thotë se në fakt e gjitha ka qenë ideja e Angela Merkelit. Përmes saj, ai dhe Vuçiç gjetën një marrëdhënie të qëndrueshme pune, “pavarësisht historisë së dhimbshme”.

Në vitin 2014, Kancelarja ftoi gjashtë krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor në Gjermani, të cilën e quajti “Procesi i Berlinit”. Merkel tha se ‘ishim evropianë, edhe pse jo ende anëtarë të Bashkimit Evropian”.

“Për herë të parë në historinë e Ballkanit, politikanë të lartë u ulën së bashku në një tryezë një herë në vit, gjithmonë në qytete të ndryshme evropiane, në Londër, Paris, Trieste, Vjenë.

Deri sa u largua nga politika, Merkel ishte personalisht çdo herë e pranishme. Kjo ka ndryshuar gjithçka”, thotë kryeministri shqiptar, Edi Rama. Në këto bisedime, gjashtë liderët e vendeve të Ballkanit ranë dakord të mos pajtohen. Por të gjithë kishin një vullnet të përbashkët, thotë Edi Rama: “ Të përmbysnin fatin e historisë”.

edi rama kosova

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës