LIVE UPDATES
Politike

"Rama është përfshirë në vorbullën e McGonigalit"/ Berisha: Ka të dhëna tronditëse për përfshirjen e tij në procesin e vetingut

Ndër të tjera, Kreydemokrati theksoi se e vërteta është se hetimi parlamentar është i një rëndësie të jashtëzakonshme në Shqipëri.

30 Tetor 2025, 20:29 Nga E. D
"Rama është përfshirë në vorbullën e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar gjatë fjalës së tij në Kuvend se Kryeministri Edi Rama është përfshirë në vorbullën e ish-agjentit të FBI Charls McGonigalit, armikut të deklaruar të presidentit amerikan. Berisha gjithashtu tha se ka të dhëna tronditëse për përfshirjen e tij në procesin e vetingut. Ndër të tjera, Kreydemokrati theksoi se e vërteta është se hetimi parlamentar është i një rëndësie të jashtëzakonshme në Shqipëri.

"Të dashur qytetarë dhe qytetare, grupi parlamentar i PD ka kërkuar në mënyrë të përsëritur këtë komision hetimor për njërin prej skandaleve ndërkombëtare më të mëdha të kohës. Skandal ndërkombëtar që bashkon në një kryezbuluesin e FBI të SHBA, Charles McGonigal, kreun e ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, ministra të tij, zyrtarë, gjykatës, prokurorë dhe dimensionet e këtij skandali janë ende të papërcaktuara. Një gjë është e sigurt, McGonigal, me të cilin Edi Rama ishte krenar për miqësinë e tij, u soll në këtë vend si një horr që shkelmoi betimin në Kushtetutën e vendit të tij, u bë një me Edi Ramën, u përfshi në akte të shëmtuara korruptive që u kushtojnë shqptarëve gjer tani 40, por mundet edhe qindra miliona euro.

Duke i hequr licencat një kompanie ruse dhe duke ia dhënë një kompanie tjetër ruse. U përfshi në procesin e vetingut dhe në fakt, sipas shumë të dhënave, përveç ministres së Drejtësisë, në këtë akt të shëmtuar janë përfshirë vetorë, Pamela e stërpamela, Bunga e stërbunga. Po, po, ka të dhëna tronditëse shumë. Janë vendosur gjoba ndaj biznesmenëve shqiptarëve, dhe e gjitha kjo në mënyrë që ky njeri qëkishte humbur integritetin moral dhe besnikërinë ndaj vendit të tij, të përdorej kundër opozitës shqiptare.

E vërteta është se hetimi parlamentar është i një rëndësie të jashtëzakonshme në Shqipëri. Në qoftë se McGonigal është një armik i deklaruar i presidentit të SHBA, ai është qytetar nderi i bashkive socialiste në Shqipëri. Ku shkoi ky Damiani njëherë? Tani që duhej të ishte pikërisht këtu, ikën ai... Pikërisht ky njeri duhet të merrte ndëshkimin më të madh për aferën McGonigal, ai bën sikur nuk ka ndodhur asgjë. Edi Rama e ruan në fshehtësi krenarinë e tij, por duhet të themi edhe një gjë, sigurisht këtë po e heton dhe do e hetojë drejtësia amerikane, McGonigal ishte i përzgjedhuri numër një për të faktuar atë nuk kishte ndodhur kurrë, për të faktuar lidhjet e presidentit Donald Trump në atë kohë me Kremlinin dhe Moskën, bazuar në një dosje shpifëse, false të një ish-agjenti britanik. Pra, në këtë vorbull është kreu juaj, është kryetari juaj dhe nga kjo vorbull ai nuk del kurrë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës