LIVE UPDATES
Politike

“Rama dhe gjysma e qeverisë të përfshirë në korrupsion dhe vjedhje”/ PD denoncon: Po jepen me koncesion pronat e ushtrisë

Jola Hysaj u shpreh se strategjia për "gllabërimin" e pronave të ushtrisë ka nisur që në vitin 2019.

21 Mars 2023, 16:39 Nga k.m.
“Rama dhe gjysma e qeverisë të përfshirë në
Jola Hysaj

TIRANË- Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj ka denoncuar se kryeministri Edi Rama dhe qeveria po jep koncesion territorin dhe aset të flotës detare të Shqipërisë. Në një deklaratë për shtyp nga selia e PD, ajo u shpreh se strategjia për "gllabërimin" e pronave të ushtrisë ka nisur që në vitin 2019.

"Dhënia me koncension e bazës detare të Limanit në Sarandë, një pikë rreth 100 milje larg bazës më të afërt, të Pasha Limanit, e izolon këtë të fundit dhe zhbën rolin baze të Flotës detare, atë të kontrollit dhe sigurisë së kufijve detarë. SPAK e ka vendosur nën sekuestro preventive territorin e Bazës Detare, me argumentin se dhënia me qera ka cënuar operacionalitetin e Flotës, por kontrata e koncesionit për Portin e Jahteve qëndron në fuqi.

Strategjia ka qenë e qartë që në vitin 2019, kur nisi skema për gllabërimin e bazës detare, dhe koncesioni i portit ishte hapi i parë i një plani që parashikonte eleminimin e Bazës, pa e nxjerrë më parë nga Plani i Përhapjes. Pas kontratës nga Ministria e Infrastrukturës për Portin e jahteve, një muaj më vonë ministria e Financave nëshkroi një kontratë për ndërtim hotelesh e vilash,"-thuhet në deklaratën e PD.

FJALA E PLOTË:

Gjysma e qeverisë shqiptare, me gjithë Kryeministrin, dhe me firmën begenisëse të presidentit të Republikës, janë përfshirë në një akt të qartë vjedhjeje e korruptimi, duke dhënë me konçension territore dhe asete të Flotës detare të Shqipërisë. Edhe pse ligji shqiptar nuk parashikon koncension për pronat e ushtrisë, kryeministri që firmos ‘fap e fap’, dhe ministrat e tij që firmosin sipas urdhrit, jo ligjit, e kanë dhënë badihava bazën detare të Sarandës. Edhe pse jemi vend i NATO-s, nuk ka siguria rëndësi, as zhvillimi i qyteteve për taksapaguesit, por pasurimi i qeveritarëve dhe 3 përqindëshit që jeton në kurriz të tyre, dhe shfrytëzon pasuritë e përbashkëta publike. 40 mijë metra katrorë të bazës detare në Sarandë futen në xhepin e atyre që duan të ndërtojnë port jahtesh dhe vila dhe përfundojnë në llogaritë offshore, të atyre që japin lejen e tjetërsimit të një aseti ushtarak që i përket shtetit.

Dhënia me koncension e bazës detare të Limanit në Sarandë, një pikë rreth 100 milje larg bazës më të afërt, të Pasha Limanit, e izolon këtë të fundit dhe zhbën rolin baze të Flotës detare, atë të kontrollit dhe sigurisë së kufijve detarë. SPAK e ka vendosur nën sekuestro preventive territorin e Bazës Detare, me argumentin se dhënia me qera ka cënuar operacionalitetin e Flotës, por kontrata e koncesionit për Portin e Jahteve qëndron në fuqi.

Strategjia ka qenë e qartë që në vitin 2019, kur nisi skema për gllabërimin e bazës detare, dhe koncesioni i portit ishte hapi i parë i një plani që parashikonte eleminimin e Bazës, pa e nxjerrë më parë nga Plani i Përhapjes. Pas kontratës nga Ministria e Infrastrukturës për Portin e jahteve, një muaj më vonë ministria e Financave nëshkroi një kontratë për ndërtim hotelesh e vilash.

Për të kuptuar se sa larg është shkuar me vjedhjen, dhe sa lart është marrë vistoja për të, mjafton fakti që vetëm dy ditë pasi Gjykata vendosi në sekuestro bazën, Ministria e Infrastrukturës miratoi rregulloren e funksionimit dhe sigurisë, të Portit që do të ndërtohet me koncesion në territorin ujor të Bazës. Kjo ishte një shenjë e qartë për Gjykatën se ishte futur në ujra të turbullta. Ky është një veprim tipik prej organizate mafioze dhe jo qeverie të një republike parlamentare. Ky është veprimi i një njeriu që ka në dorë të gjitha pushtetet dhe i sheh gjykatat si anekse të qeverisë. Ky është rasti për të kuptuar se Edi Banda me 40 hajdutë e quan vjedhjen “zhvillim” dhe don ta shesë si të tillë. Por, nëse duket si vjedhje, tingëllon si vjedhje dhe i vjen era vjedhje, nuk është gjë tjetër veçse vjedhje. Këtë bandë grabitësish të pasurive publike duhet ta largojmë me forcën e votës së lirë. Më 14 maj, kandidatët e koalicionit me qytetarët dhe Shqipërinë janë alternativa e opozitës kundër kandidatëve të bandave dhe shpellës. Bashkë fitojmë!

jola hysaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet