LIVE UPDATES
Politike

Qeveria Shqiptare strategji për zhvillimin e agroturizmit, Balluku: Lehtësime për nxitjen e sipërmarrësve

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dhe Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ishin në Klos në një takim me sipërmarrës të cilët kanë investuar për ngritjen e bujtinave. Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dhe Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ishin në Klos në një takim me sipërmarrës të cilët kanë investuar për ngritjen e bujtinave.

16 Shkurt 2024, 18:58 Nga h.k
Qeveria Shqiptare strategji për zhvillimin e agroturizmit, Balluku:
Foto ilustruese

TIRANË-Qeveria Shqiptare synon të nxisë edhe më tej zhvillimin e agroturizimit, si një sipërmarrje e rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit. Me strategjinë e hartuar janë parashikuar një sërë lehtësimesh të mëtejshme për investitorët të cilët kanë dëshirë të angazhohen në këtë sektor.

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dhe Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ishin në Klos në një takim me sipërmarrës të cilët kanë investuar për ngritjen e bujtinave.

Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi se Qeveria Shqiptare kërkon që të kthejë në njësi ekonomike çdo fermë edhe çdo bujtinë, pasi secila prej tyre kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe të zonës ku ajo është ngritur. Rritja e numrit të vizitorëve është gjithashtu një tregues për nevojën e shtimit dhe zgjerimit të kapaciteteve. Referuar shifrave, tha Balluku, numri i vizitorëve në qarkun Dibër për vitin 2023 ishin 73 mijë, çka tregon sa tashmë edhe kjo zonë po kthehet në një destinacion.

“Na lind një nevojë e menjëhershme që ti përgjigjemi me struktura kësaj kërkese të vizitorëve. Të kemi më shumë bujtina, të kemi më shumë shtretër, të kemi më shumë produkte vendase, pasi dikush që vjen të vizitojë një agroturizëm vjen për të provuar produktet vendase dhe jo ato të importuara. E gjitha kjo e thënë thjesht me fjalë kërkon një punë kolosale nga të gjitha ministritë sektoriale, nga pushteti vendor këtu dhe sigurisht nga secili prej jush të cilin e kanë traditë blegtorinë, bujqësinë. I ka traditë i gjithë populli jonë mikpritjen që është turizmi praktikisht sot”, tha Balluku.

Zëvendëskryeministrja shtoi më tej se janë ndërmarrë një sërë politikash lehtësuese për nxitjen e këtij sektori, duke synuar që deri në vitin 2030 numri i bujtinave në Shqipëri të jetë 1 mijë.

“Nga 240 bujtina, pika agroturizmi, mikpritje që ka sot në Shqipëri ne synojmë që në vitin 2030 të kemi 1000 njësi të tilla. Dhe për të pasur 1000 njësi të tilla ne na është dashur gjithashtu që të kërkojmë edhe ndihmën e partnerëve tanë. Partnerëve tanë ndërkombëtarë të cilët përmes eksperiencave të tyre të mëparshme që kanë rezultuar të suksesshme kanë punuar së bashku me ne për të dizenjuar këtë strategji dhe si rrjedhojë për të pasur pastaj të gjitha ato akte nënligjore të cilat duhet të zbatohen për të lehtësuar punën tuaj, duke nisur nga zero taksë për infrastrukturën, tek 6% TVSH apo vetëm 5% tatim fitimi e shumë e shumë ndihma e paketa të tjera mbështetëse të cilat do të aplikohen sigurisht pas gjithë kësaj strategjie të gjatë dhe të mirë studiuar”, u shpreh Balluku.

Ministrja Kumbaro theksoi se është e rëndësishme që kjo strategji të kthehet në një instrument dhe në një dokument që të ndihmojë dhe lehtësojë të gjithë sipërmarrësit.

“Një ndër atraksionet kryesore që vijnë vizitorët ne Dibër janë ushqimet tradicionale. Kjo është një mundësi për t’ua prezantuar te gjithëve atyre qe nuk njohin Klosin, Matin, Dibrën jo thjesht për kënaqësi, por për te prodhuar ekonomi. Nuk mund të gjenim vizion më të mirë se sa turizmin dhe bujqësinë t’i bashkojmë në një ekonomi që është agroturizmi. Strategjinë e re të agroturizmit duam ta kthejmë në një instrument që ju ndihmon, sepse duke u certifikuar si agroturizëm ju përfitoni nga ulja e TVSH në 6%, zerohet taksa e infrastrukturës dhe ulet në vetëm 5% tatim-fitimi. Dua të ndaj një lajm të mirë me ju, që bashkë me Ministren e Bujqësisë po bëjmë një lehtësim tjetër të gjithë procedurës së certifikimit si agroturizme me qëllim që t’jua lehtësojmë akoma më shumë punën”, nënvizoi Kumbaro.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, u shpreh se “prezantojmë një strategji për herë të dytë, por për herë të parë në zonën e veriut, pasi mendojmë që vetëm kështu në komunikim të drejtpërdrejtë, marrim komentet dhe vlerësimet tuaja. Agroturizmi ndërlidh bujqësinë me turizmin për të krijuar një ekonomi e cila e bën zhvillimin e Shqipërisë në 2/3 e saj por duhet shpirti i sipërmarrjes, dëshira për të shkuar dhe për të zhvilluar këto agroturizme duke filluar si bujtina në radhë të parë pastaj për ti certifikuar”. Sipas ministres Denaj, certifikimi është një proces i sigurt drejt kësaj ekonomie, drejt këtij punësimi. Ministrja Denaj nga Klosi u bëri thirrje dhe autoriteteve të pushtetit vendor për të nxitur gjithmonë e më shumë drejt këtij investimi.

belinda balluku

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës