Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ahmetaj u shpreh se qeveria është e kontaminuar nga sjelljet dhe praktikat e një njeriu të vetëm, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.
TIRANË- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur një tjetër akuzë të drejtpërdrejtë ndaj qeverisë dhe Partisë Socialiste, duke deklaruar se pushteti aktual përfaqëson në thelb ish-Bashkinë e Tiranës. Në një intervistë për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj u shpreh se qeveria është e kontaminuar nga sjelljet dhe praktikat e një njeriu të vetëm, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.
"Se është futur shumë thellë. Ky njeri nuk ka ardhur, dhe këtu ia ka dalë t'i gënjejë të gjithë, përveç shpurës së vet të ish-Bashkisë së Tiranës. Po ta shohësh sot, qeveria është ish-bashkia e Tiranës dikur, të kontaminuar të gjithë nga veset zyrtare, jozyrtare të këtij njeriu. Merri një nga një, të gjithë.
Ku është Partia Socialiste? S'ekziston Partia Socialiste. Çfarë lidhje ka Piro Vëngu me Partinë Socialiste? Çfarë lidhje ka ministrja e Brendshme me Partinë Socialiste? Çfarë lidhje ka plaçkitësja me Partinë Socialiste? Ka qenë te tenderat e ANTA-s, pastaj te tenderat e Bashkisë, pastaj te tenderat e Ministrisë së Infrastrukturës. E kam thënë unë këtë. Dhe të gjithë duartrokasin batutat e lagjes të kreut të organizatës dhe asnjëri nuk flet. Ku është pjesa tjetër?
Çfarë ka ndodhur me parlamentin, një nga shtyllat e shtetit? Parlamenti ka tre lloj deputetësh, po flas për pjesën e të majtës, e Partisë Socialiste. Mua më vjen keq se është socialisti kokëulur dhe është kupola e Partisë Socialiste. Ka një grup që janë rrogëtarë, që nuk kanë shkuar për mision atje. Kanë shkuar për pagën. Ka një grup që kanë vendosur të heshtin. Ka dhe një grup, jo të vogël, të përfshirë në afera, që nga AKSHI, që nga tokat, që nga solare, që nga hidrocentrale, që nga leje ndërtimi. Pra unë fola për Partinë Socialiste. Fatkeqësisht ka vdekur dhe ata dy-tre njerëz normal, përtej çdo lloj afere. Ke dëgjuar njeri ti të dali dhe të flasë? Ore do ishte normale," tha Ahmetaj./Dosja.al
ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka treguar se katër persona janë depozitat e Edi Ramës ndër vite. Në një int...
Arben Ahmetaj ZVICRA- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj i ka kërkuar falje ish-ministrit Ditmir Bushati, që nuk e ka dëgjuar...
TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se është i gatshëm të kthehet në Shqipëri kur Edi Ram...
Foto ilustruse BELGJIKA- Ministrja e Migracionit e Belgjikës, Anneleen Van Bossuyt, po shqyrton “çdo zgjidhje të mundshme” p&e...
ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar me akuza të reja ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke deklaruar se kryeministri ka nd...
ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se skandalet që kanë shpërthyer ditët e fundit nga apartamentet e zbuluara te ...
ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se është kërcënuar me jetë përmes mesazheve telefonike që vinin...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se pronat e Veliajt janë liruar indirekt nga sekuestrimi. Gjatë nj&...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar sot se të dhënat personale të shqiptarëve jan&eum...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj ka treguar sot se është tentuar rrëmbimi i fëmijës së tij, 1...