14 Shtator 2023, 14:20
Nga f.i
Sali Berisha
Berisha: Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend përmendi qëndrimin e Shqipërisë ndaj agresionit rus si dhe akuzoi Ramën se mbrojti mosrespektimin e sanksioneve nga Beogradi, qëndrimin e Serbisë.
Berisha kërkoi një rezolutë ku të dënohen qëndrimet e dyshimta të Ramës, që duket se shkon në lidhje të forta familjare më Rusinë.
Berisha: Të diskutosh këtu një çështje kaq të rëndësishme, pa praninë e njeriut që qëndroi, ndonëse Shqipëria vend anëtar i NATO-s, qëndroi ambig në qëndrimet e tij, është e pandershme dhe e padrejtë. Për çdo shqiptar është e qartë se Edi Rama, fillimisht nuk guxoi të vendosë bllokimin e turistëve rusë në Shqipëri dhe këtu erdhën me qindra e mijëra vrasës të fëmijëve, grave, burrave ukrainas për të pushuar në plazhet tona dhe për t’u kthyer si kasapë në fushëbetejat e vendit që po luftonte për liri. Edi Rama ndoqi projektet e serbomadhisë dhe rusomadhisë pasi është i vetmi kryeministër në Europë dhe botë që mbrojti mosrespektimin e sanksioneve nga Beogradi, qëndrimin e Serbisë si një prapavijë direkte te Serbisë, ç’ka përbënte një rrezik të madh. Edi Rama promovoi me të gjithë verbërinë e tij politike, projektin e serbomadhisë të Ballkanit të Hapur. Në këtë kontekst, duhet një rezolutë që krahas përcaktimit të qëndrimeve të qarta të Shqipërisë ndaj agresionit barbar rus ndaj një vendi të lirë, duhet një rezolutë ku të dënohen të gjitha qëndrimet tepër të dyshimta të Edi Ramës, që duket se shkon në lidhje të forta familjare më Rusinë.
sali berisha seance plenare 14 shtator 2023
Politike
14 Shtator 2023, 14:27
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Berisha, ironizoi sistemin e drejtësisë në vend, ndërsa e cilësoi si...
Politike
14 Shtator 2023, 13:59
A.B
Bardhi dhe Nikolla
TIRANË- Seanca e sotme plenare u shoqërua me debate mes deputetit Gazment Bardhi dhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikol...
Politike
14 Shtator 2023, 13:23
r.ll
lindita nikolla
TIRANË- Debate të ashpra janë zhvilluar mes deputeti demokrat Gazment Bardhi dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla. Bar...
Politike
14 Shtator 2023, 12:46
r.ll
gazment bardhi
TIRANË-Ditën e sotme seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me debate mes kryeparlamentares Lindita Nikolla...
Politike
14 Shtator 2023, 12:54
A.B
Lindita Nikolla
TIRANË- Sërish tensione në seancën plenare. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla lexoi një shkresë nga Lulzi...
Politike
14 Shtator 2023, 12:36
A.B
Saimir Korreshi
TIRANË- Shkarkimi i Frida Krifcës nga pozicioni i ministres së Bujqësisë, nuk kaloi pa u komentuar nga deputeti i ...
Politike
14 Shtator 2023, 12:36
A.B
Bardhi dhe Nikolla
TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi është përplasur me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, pasi kjo e f...
Politike
14 Shtator 2023, 12:36
r.ll
Erion Braçe
TIRANË- Deputetja Demokrate, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend denoncoi dështimin e skemës&...
Politike
14 Shtator 2023, 12:13
A.B
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekreton lirime dhe emërime të Ambasadorëve.
Në Kosovë...
Politike
14 Shtator 2023, 12:00
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Edhe pas daljes nga seanca plenare, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i kurseu batutat për Elisa Spiropa...