LIVE UPDATES
Politike

'Pushka iu bëftë top'/ Policia merr në pyetje Adriana Kalanë, PD: Akt i qartë politik, s'ka bazë ligjore

Komenti i Adriana Kalasë për plagosjen e punonjësit të IMT-së ka bërë që Policia ta procedojë penalisht. Ka ardhur dhe një reagim nga ana e Partisë Demokratike.

15 Gusht 2022, 14:06 Nga k.m.
'Pushka iu bëftë top'/ Policia merr në pyetje Adriana
Adriana Kalaja dhe Jola Hysaj

TIRANË- Plagosja me armë zjarri e punonjësit të IMT-së nga Qani Muça ka shkaktuar reagime të forta, që u shtuan edhe pas deklaratës së avokates së tij, Adriana Kalaja. E gjitha sepse pas publikimit të ngjarjes, ajo postoi në rrjetet e saj sociale: Pushka iu bëftë top! Thirrje që i kushtoi një procedim penal. 

"Ndërkohë që Policia e Shtetit, me urdhër politik të punëdhënësve të tyre por edhe të këtyre portaleve që dizinformojnë publikun nisin procedimin penal ndaj meje vetëm nga një status, për vepra penale që ne kemi kallëzuar me prova dhe fakte, SPAK jo vetëm që nuk ka guxim të nisë procedim penal por nuk guxojnë as në pyetje të marë pagatorët e tyre nga Rama, Veliaj, Çuçi, Nano e me radhë,"-shkruan ajo ndër të tjera. 

Ndërkohë që nuk ka munduar as një reagim nga ana e Partisë Demokratike për anëtaren e Këshillit të Partisë Demokratike. Sekretarja për Marrdheniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj ka dalë me një deklaratë sot, ku dënon nisjen e hetimeve nga Policia e Shtetit për Kalanë. 

"Partia Demokratike dënon thirrjen në polici të avokates Adriana Kalaja. E konsiderojmë një akt të qartë politik pa asnjë bazë ligjore dhe si përpjekje për të shmangur vëmendjen nga thelbi i ngjarjes dhe aksioni opozitar, i dalë nga apatia dhe shitblerja. Deklerata e zonjës Kalaja si avokate dhe aktiviste e shumë kauzave publike është nxjerrë qëllimisht jashtë kontekstit me synim krijimin e një ngjarjeje të re në ndihmë të makinës së vjetër të propagandës qeveritare. PD nuk e mbështet dhe as promovon dhunën,të kujtdo, qofshin ata edhe mbështetës të kauzave opozitare, si atë fizike dhe verbale, të cilat është pushteti që i ushtron çdo ditë kundrejt qytetarëve dhe të drejtave të tyre, të pronës, lirisë dhe fjalës. Ne besojmë megjithatë se fraza e zonjës Kalaja ka qënë përdorim metafore, një shprehje popullore aq të njohur, dhe është nxjerrë jashtë kontekstit të ngjarjes fatkeqe, se sa një thirrje apo ushtrim dhune. Ushtruesit e dhunës nuk duhen kërkuar te zonjat e opozitës, por te fabrikuesit e përditshëm të saj, lart në majën e pushtetit. Riedukimi, si i gazetarëve, ashtu dhe aktivistëve, nuk është një opsion i opozitës, por i pushtetit. Dhuna gjithashtu nuk është opsion i opozitës, por obsesion i Edi Ramës dhe njekësve të tij,"-shkruhet në reagimin e plotë të PD.

POSTIMI I PLOTË I ADRIANA KALASË:

Kur Shteti dhe Policia e Shtetit është në shërbim të një bande mafioze... Miqtë e mi, sot në orën 11.00 jam telefonuar nga Shefi i Krimeve kundër Jetës në Drejtorinë e Policisë Tiranë, ku më është kërkuar të jap sqarime lidhur me statusin në fb të datës 13 gusht 2022, lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 12 gusht ku shtetasi Qani Muça ka plagosur një punonjës të IMT'së. Auroritetet policiore nisur nga publikimi i statusit tim nga disa portale afer Qeverisë dhe Bashkisë Tiranë, si Neës Bomb, Top Chanel Shqiptarja.com etj., kanë nisur procedimin penal bazuar në dyshime se unë kam shtyrë autorin për kryerjen e kësaj vepre penale të rëndë. Dua të theksoj faktin se ashtu siç e kam deklaruar nē intervistat e mia të ditës së djeshme te Syri Tv, MCN Tv dhe te Faqja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, kjo është një ngjarje e rëndë dhe e dënueshme. Sipas deklarimit tim në Drejtorinë e Policise së pari kam theksuar faktin se statusi është në emrin tim personal dhe jo si zyrtare e PD-së, si dhe statusi bën thirrje për rezistencë, reagim ndaj grabitjes së pronës së qytetarëve dhe parandalimin e vetëgjyqësisë. Po kështu theksova faktin se kjo është ngjarje e rëndë dhe e dënueshme por se si inspektori i IMT-së ashtu dhe Qani Muça janë viktima të këtij regjimi mafioz. Janë viktima të regjimit mafioz të Edi Ramës dhe Erion Veliajt si dhe të frymës së dhunës dhe të vetëndërgjygjësisë që po kultivohet nga ky sekt kriminal. Nga ana tjetë r sqarova se ky status është keqinterpretuar dhe keqpërdorur nga portale afër pushtetit pasi unë kam thënë: "I lumtë pushka - thotë populli" dhe këtu i jam referuar reagimeve shumë të ashpra të publikut ndaj deklaratës së Veliajt publikuar te portali "Koha Jonë", për të vilin kam bërë dhe një status më datë 12 gusht 2022. Gjithashtu, nga ana e oficerëve të Policisë gjyqësore, u kontrollua e gjithë biseda me z. Qani Muça ku dhe u vërtetua se në asnje nga komunikimet e mia me klientin nuk kishte nxitje nga unë dhe se nuk kishte as edhe një shprehje nga z. Muça se mund të kryente këtë akt të rëndë. Këtë reagim te Drejtorisë së Policisë me urdhër të shefave të tyre e konsideroj si intimidim për shkak të opozitarizmit dhe aktivizmit tim. Vetëm si pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit SPAK kemi referuar në SPAK 18 kallëzime penale dhe 15 kërkesa penale kundër Edi Rama, Erion Veliaj, Bledi Çuçi, Gledis Nano etj., për konsumim të disa veprave penale që nga grabitja e pronës, korrupsioni e deri të vrasja e mbetur në tentativë. Ashtu si kam referuar disa kallëzime penale si përfaqësuese e banorëve të Zonës 5 Maji. Ndërkohë që Policia e Shtetit, me urdhër politik të punëdhënësve të tyre por edhe të këtyre portaleve që dizinformojnë publikun nisin procedimin penal ndaj meje vetëm nga një status, për vepra penale që ne kemi kallëzuar me prova dhe fakte, SPAK jo vetëm që nuk ka guxim të nisë procedim penal por nuk guxojnë as në pyetje të marë pagatorët e tyre nga Rama, Veliaj, Çuçi, Nano e me rradhë. Dhe për ironi të "fatit", Policia e Gledisit nuk pret as të kalojnë 24 orë, por me urgjensë të marrin edhe ditë të djelë për deklarim. Sikur kështu të vepronin për çdo kallëzim të qytetarëve, se për hetime kryesisht (pa kallëzues), do ja kishim kaluar edhe vetë Suedisë. Dua të shtoj faktin se pasi u kryen veprimet proceduariale të marrjes së deklaratës dhe kqyrjes së celularit, materialet do i dërgohen për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në fakt këto janë pasojat e kapjes së shtetit dhe Drejtësisë së Re të mbështetur dhe sponsorizuar nga Soros dhe veglat e tij. Këto veprime me urdhër politik dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore, nuk do më ndalin aspak në opozitarizmin tim deri në rrëzimin e këtij sekti mafioz që po vret çdo ditë shqiptarët dhe Shqipërinë. A duhet ndonjë veprim më shumë për t'u bindur se në këtë vend banditët në pushtet kanë rrëzuar shtetin ligjor të së drejtës? Mua përballë do më kenë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e 14 gushtit, rreth orës 17:30 në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti”, ndërsa konflikti erdhi si pasojë e një vendimi të firmosur nga punonjësi i IMT-së për shembjen e shtëpisë së 55-vjeçari Qani Muça. Nga hetimet e provat materiale ka qëlluar dy herë me armë pistoletë. Një plumb ka kapur Igli Gavellin duke kaluar tej përtej në bark e një plumb një mjet të parkuar aty. Megjithatë fatmirësisht nuk i ka rrezikuar jetën. Ndaj Muçës janë ngritur dy akuza pas ngjarjes së rëndë, ato për “vrasje ndaj funksionarëve publike” mbetur në tentativë dhe “armëmbajtje pa leje”.

adriana kalaja jola hysaj qani muca ilirjan gavelli

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni