15 Gusht 2022, 12:37
Nga A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme përballë gazetarëve se ajo që po ndodh me Portin e Durrësit është afera më e rëndë korruptive në vend. Gjatë konferencës për shtyp, Meta tha se është detyrim që të bëhen publike emrat e pronarëve që përfitojnë nga ky projekt, vlera, burimi dhe cilat janë garancitë ligjore. Po ashtu, kreu i Partisë së Lirisë kërkon të dijë se nëse ndërtimi i portit të ri tregtar do të realizohet me fonde të buxhetit apo do të kërkohet një tjetër borxh prej 2 mld eurosh.
DEKLARATA E METËS:
Kjo është afera më e rëndë, e portit të Durrësit. Dua të përshëndet Confindrustria dhe qëndrimin e saj publik. Ekonomistët dhe analistët që kanë bërë kërkime të thelluara për këtë aferë. Është detyrim absolut dhe në interes kombëtar që të bëhen publike urgjentisht pronarët fundorë të kompanisë partnere, vlera dhe burimi, garancitë ligjore.
Partia e Lirisë është shumë e qartë në raportet me ndërkombëtarët, por investitori më strategjik mbi këtë tokë është populli i Shqipërisë. Kush hyn në aventura me një njeri të marrë që e di që është në fundin e vonuar të qeverisjes së vetë të dështuar, dhe që kërkon të lërë peng Shqipërinë edhe për 5 vjet të tjera, bën gabim që përfshihet në këtë aferë që mund të shkojë në vlerë edhe më shumë se inceneratorët. Pra 3 milionë euro për pozicionin më strategjik të Shqipërisë, në tokën e Korridorit 8. Iku koha kur punët e Shqipërisë dhe të shqiptarëve i gjykonin zyrtarë dhe burokratë që se kanë lexuar asnjë ditë marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE. Vetëm rruga e transparencës së shpejtë dhe të menjëhershme mund të qetësojë këtë situatë për ndryshe Edi Rama i ka përllogaritur shumë keq pasojat e kësaj aventure të re.
Përmes Vasilit i ka bërë për dijeni, thirrje kryeministrit Edi Rama që të japin përgjigje brenda afateve për të gjitha këto pyetje. A është dhënë statusi i investitorit strategji? Nëse po, cilës kompani? A parashikohet si në rastin e inceneratorëve, që prona publike të lihet kolateral nga kompanitë e huaja? Cila është kosto e portit të ri tregtar dhe sa është kohëzgjatja e realizimit të ndërtimit të portit? Ndërtimi i portit të ri tregtar do të realizohet me fonde të buxhetit apo do të kërkohet një tjetër borxh prej 2 mld eurosh meqë nuk na mjaftojnë aq borxhe sa kemi. Cili është qëndrimi i BE për këtë projekt dhe a e cenon marrëveshjen e stabilizim asociimit. Të gjitha këto pyetje dhe shumë pyetje duhet të marrin përgjigje brenda kohës së duhur.
ilir meta
Politike
15 Gusht 2022, 12:23
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ka falur 1.5 mln metra kat...
Politike
15 Gusht 2022, 12:01
A.B
Bajram Begaj
KOSOVË- Presidenti Bajram Begaj gjatë konferencës së përbashkët me homologen e tij Vjosa Osmanin, deklaroi se li...
Politike
15 Gusht 2022, 11:57
A.B
Vjosa Osmani
KOSOVË- “Kosova do të ecë në të njëjtat hapa për integrimin. Ne kemi nevojë ende p&eu...
Politike
15 Gusht 2022, 11:13
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë video nga situata aktuale në plazhin e Dhërmiut. Berish...
Politike
15 Gusht 2022, 10:57
A.B
Noizy dhe Edi Rama
TIRANË- Një natë më parë, reperi Noizy mbajti një koncert në sheshin “Nënë Tereza&rdq...
Politike
15 Gusht 2022, 10:49
A.B
Dhurata Çupi
TIRANË- Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, ka deklaruar se PD do të kërkojë rritjen e numrit të bash...
Politike
15 Gusht 2022, 10:07
k.m.
Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani
PRISHTINË- Presidenti i Republikës Bajram Begaj po zhvillon sot vizitën e parë zyrtare në Republik&e...
Politike
15 Gusht 2022, 08:28
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë në rrjetin e tij 'Facebook', video nga koncerti i mbrë...
Politike
15 Gusht 2022, 07:36
A.B
Bajram Begaj
KOSOVË- Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë zyrtare në Kosovë. Vizit...
Politike
14 Gusht 2022, 12:40
k.m.
Himarë
HIMARË- Pronarë të shumtë himariotë të zonës së Porto Palermos, drejtues të organizatave të b...