LIVE UPDATES
Politike

‘Puç në parlament’/ BIRN: PS voton në mënyrë të njëanshme zgjatjen e mandatit të Gjinushit në krye të Akademisë

Anëtarët socialistë të Komisionit për Media dhe Edukim u mblodhën të mërkurën dhe në mënyrë të njëanshme dhe votuan projektligjin e ri për Akademinë e Shkencave, i cili i zgjat mandatin kryetarit aktual Skënder Gjinushi, një ish-politikan.

19 Korrik 2023, 14:13 Nga A.B

‘Puç në parlament’/ BIRN: PS voton në

Duke përdorur një klauzolë të rregullores së Kuvendit, ¼ e anëtarëve të komisionit kërkuan mbledhjen e Komisionit, pa vullnetin e kryetares Flutura Açka.

Mbledhja u drejtua nga nënkryetari socialist Petro Koçi, i cili është dhe nismëtar i ndryshimeve, dhe me pjesëmarrjen e 10 deputetëve nga të cilët 2 deputetë abstenuan, projektligji u miratua për 4 minuta.

Kryetarja Açka në një reagim publik e quajti një akt antiligjor dhe një “puç në Parlament për të zgjatur mandatin e Skënder Gjinushit”.

Açka e cilësoi mbledhjen “ilegale” dhe në kundërshtim të plotë me Rregulloren e Parlamentit, pasi sipas saj,  të gjithë komisionet parlamentare e kanë mbyllur sesionin e punës së tyre dhe kanë dorëzuar 48 orë para të gjitha vendimet për seancën e fundit plenare të së enjtes.

Ajo akuzoi nismëtarët e projektligjit se kishin ndërmarrë këtë hap të ngutshëm pikërisht në ditën që i mbaronte mandati i kryetarit Gjinushit, vetëm me synim zgjatjen e mandatit të tij.

Açka u bëri thirrje kolegëve deputetë të PS-së, që siç tha ajo, -“janë nën presionin e vazhdueshëm të ethes Gjinushiane që komisioni po kalon prej muajsh, të mos bien pre e akteve joinstitucionale dhe të ngrihen në përgjegjësinë e respektimit të ligjit, për të cilin janë betuar”.

Koçi tha se mbledhja ishte konform rregullores dhe me kërkesë të ¼ së deputetëve.Mbledhja e njëanshme erdhi pasi dështoi miratimi i këtij projektligji gjatë diskutimit në komision.  Kryetarja Açka, deputetët e opozitës por dhe disa deputetë të PS-së konstatuan se projektligji nuk mund të kalonte pa marrë mendimin e Këshillit të Ministrave, por nismëtarët së bashku me Gjinushi kundërshtuan për të mos humbur kohë në procedurë.

Gjinushi u investua në mbrojtjen e ligjit para komisionit duke dalë hapur si nismëtar i tij dhe tha se do të hiqeshin nenet ku flitej për fonde për të mos pritur përgjigjen e qeverisë.

Duket se qëllimi i socialistëve është që të fusin këtë projektligj për votim në seancën e fundit të sesionit parlamentar që mbahet të enjten, edhe pse nuk është në rendin e ditës së miratuar më herët.

Deputetja Ina Zhupa nga opozita i tha BIRN-it se nëse kjo ndodh “është një shkelje flagrante e rregullores së Kuvendit, që parashikon dorëzimin e projektligjeve të reja për votim të paktën 48 orë para seancës”.

Mandati 4-vjeçar i Gjinushit ka përfunduar dhe ligji i ri i jep të drejtën që të rikandidojë për një mandat të dytë 4-vjeçar radhazi, gjë që ndalohej me ligjin në fuqi.

Maxhoranca socialiste deklaroi në vitin 2018 se do të reformojë Akademinë e Shkencave, një institucion të kohës së komunizmit, sepse kështu ishte e nevojshme, por ligji i ri solli zgjedhjen e Skënder Gjinushit, një politikani në pension, si kryetar të akademisë.

Akademia e Shkencave u mbush pas kësaj me deputetë socialistë në pension, të cilët papritur filluan të prezantojnë veten si akademikë./BIRN

skender gjinushi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës