LIVE UPDATES
Politike

Publikohet studimi: Shqiptarët nuk besojnë tek institucionet

Qytetarët pohojnë se punësimi në institucionet publike është jo i drejtë dhe as i bazuar në merita, ndërsa nepotizmi cilësohet si mënyra më e përdorur për punësim në administratë.

31 Janar 2023, 22:20 Nga k.m.
Publikohet studimi: Shqiptarët nuk besojnë tek institucionet
Foto ilustruese

Mbi 40 për qind e të anketuarve pohuan se gjendja e korrupsionit ka mbetur e njëjtë në 12 muajt e fundit, ndërsa mbi 25 për qind e tyre u shprehën se gjendja u përkeqësua dhe se tani ka më shumë korrupsion se më parë. Sipas anketës, mbi 26 për qind pohuan se këtë vit pati një përmirësim të vogël në përpjekjet e qeverisë kundër korrupsionit, ndërsa vetëm 7 për qind panë një përmirësim të rëndësishëm.

Qytetarët pohojnë se punësimi në institucionet publike është jo i drejtë dhe as i bazuar në merita, ndërsa nepotizmi cilësohet si mënyra më e përdorur për punësim në administratë. Gjysma e të anketuarve (50.35%) pohuan se punësimi në institucionet e sigurisë bazohet në lidhje politike dhe 40.03% e mendojnë këtë për punësimin në administratën publike.

Punësimi përmes rryshfeteve dhe korrupsionit cilësohet nga 25 për qind e të anketuarve për në institucionet e sigurisë dhe 17.53% të tjerë e pohojnë këtë për në administratën publike. Nëse do të ishin dëshmitarë të një akti korrupsioni, pjesa më e madhe e të anketuarve (43.69%) pohuan se nuk do ta raportonin atë, sepse mendojnë që kjo nuk do ta ndryshonte situatën dhe institucionet nuk do të reagonin, ndërsa 36.71% e të anketuarve pohuan se do ta raportonin ngjarjen tek autoritetet kompetente.

Mbi 18 për qind të tjerë pohuan se nuk do ta raportonin korrupsionin për shkak të frikës nga hakmarrja, prej shkarkimit nga puna, diskriminimit apo arrestimit. Qytetarët pohuan se institucionet ku kanë më shumë besim për të raportuar korrupsionin janë së pari media, policia dhe SPAK, dhe më së paku besojnë tek ministria e drejtësisë, tek Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe OJQ-të.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, Arjan Dyrmishi, thotë se anketa zbuloi një apati të përgjithshme shoqërore dhe rënie besimi tek të gjithë institucionet, sepse e ndjejnë që prapa këtij mosbesimi qëndron korrupsioni, paaftësia dhe ineficensa.

“Përsëri edhe këtë vit korrupsioni shihet nga qytetarët si kërcënimi më i madh, gati i njëjtë me krimin e organizuar. Korrupsioni është instrument i krimit të organizuar dhe të dyja zhvillohen njëkohësisht. Aty ku ka kriminalitet të lartë, ekziston një presion në rritje që të shtohet edhe korrupsioni, sepse të dy veprojnë me para të pista. Kriminaliteti siguron përfitime të paligjshme, dhe zhvillon korrupsionin e administratës, që t’i pastrojë paratë e mbledhura nga veprimtaritë e errëta”, thotë Dyrmishi.

Forcat e armatosura mbeten institucioni më i besuar i sigursë në Shqipëri, ndërsa administrate doganore shikohet si institucioni më pak i besuar. Qytetarët pohojnë një rënie besim ndaj të gjithë institucioneve të sigurisë, që janë listuar, krahasuar me një vit më parë, por ndryshimi më i madh është shënuar tek policia e shtetit. Po ashtu nivele të ulëta besimi nga publiku kanë edhe policia e burgjeve dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Besimi i qytetarëve ka shënuar rënie edhe Kuvendi dhe qeveria, krahasuar me një vit më parë.

“Kuvendi i Shqipërisë konsiderohet si institucioni më pak i besuar nga të anketuarit, ku vetëm 1 në 10 persona (10.91%) u përgjigjën se i besojnë ose besojnë plotësisht këtij institucioni, ndërsa 2 në 3 persona (66.11%) u përgjigjën se ka pak ose aspak besim tek ky institucion. 18.49% e të anketuarve i besojnë ose besojnë plotësisht qeverisë, ndërsa 60.59% kanë pak ose aspak besim tek ky institucion”, thuhet në përfundimet e anketës.

Edhe besimi i qytetarëve tek gjykatat dhe prokuroritë ka shënuar rënie krahasuar me një vit më parë. Media dhe ojq-të nuk gëzojnë nivel të lartë besimi. 21.42% e të anketuarve i besojnë ose besojnë plotësisht medias dhe 40.44% i besojnë disi. Nga ana tjetër vetëm 12.81% i besojnë ose besojnë plotësisht ojq-ve në vend. Besimi i publikut është minimal tek partitë politike: vetëm 1 për qind e të anketuarve pohuan se u besojnë plotësisht partive politike dhe vetëm 5 për qind e tyre thanë se u besojnë atyre.

Në perceptimin e sigurisë publike për vitin 2022, pjesa më e madhe e të anketuarve pohuan se ndjehen të sigurt në shtëpi, lagje dhe qytet, por jo edhe në shtet, ku 36 për qind pohojnë se ndjehen të sigurt. Të anketuarit renditën si kërcënimet më të mëdha për komunitetet e tyre largimin e trurit (83.48%), shërbimet e dobëta shëndetësore (53.61%) dhe ndotjen e ajrit (51.48%) dhe ndjejnë më pak kërcënim nga infrastruktura e dobët, mungesa e ndriçimit publik.

Gjysma e të anketuarve mendojnë se policia dhe gjyqësori kanë kapacitete deri në një masë të caktuar për t’u marrë me kërcënimet e ndryshme ndaj sigurisë kombëtare. Mbi 65 për qind e të anketuarve mendojnë se policia ka kontribuar vetëm pjesërisht në përmirësimin e sigurisë së komunitetit përgjatë 12 muajve të fundit.

Si kërcënime kryesore për sigurinë vetjake të anketuarit renditën përdorimin e drogës, zotërimin e paligjshëm të armëve, vrasjet, aksidentet rrugore, grabitjet e shtëpive. Ndërsa si kërcënime të brendshme për sigurinë kombëtare pjesa dërrmuese e të anketuarve theksuan krizën ekonomike, krimin e organizuar, ikjen e të shkolluarve, papunësinë, korrupsionin, ndërsa më poshtë renditin ekstremizmin e dhunshëm, dhe lajmet e rreme. Të gjithë treguesit e këtyre kërcënimeve të brendshëm janë përkeqësuar ndjeshëm për vitin 2022 krahasuar me vitin 2021.

Në anketë si kërcënimet e jashtme më të mëdha ndaj sigurisë kombëtare renditen rritja e çmimeve, sulmet kibernetike, kriza energjitike, lufta në Ukrainë, ndryshimet klimatike. Ndërsa përshkallëzimi i çështjeve rajonale (45.15%) konsiderohet si kërcënimi i jashtëm më pak i rëndësishëm për sigurinë kombëtare të vendit./VOA

institucionet shqiptare

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës