LIVE UPDATES
Politike

Pse transporti publik falas është i pamundur? Veliaj: Pa logjikë! Vetëm 17% e njerëzve udhëtojnë me autobus

Sipas Veliajt, të marrësh atë lloj shume nga buxheti i bashkisë krijon hendeqe në kryerjen e punëve të tjera, pasi vetëm 17% e njerëzve në Tiranë udhëtojnë me autobus.

12 Prill 2023, 21:38 Nga k.m.
Pse transporti publik falas është i pamundur? Veliaj: Pa logjikë!
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shpjeguar se pse transporti publik falas është diçka e pamundur. Duke analizuar premtimin e kundërshtarit të tij, Belind Këlliçi, në një intervistë të dhënë për “Milori Live”, Veliaj pretendon se është naivitet fëminor dhe pa logjikë. Sipas Veliajt, të marrësh atë lloj shume nga buxheti i bashkisë krijon hendeqe në kryerjen e punëve të tjera, pasi vetëm 17% e njerëzve në Tiranë udhëtojnë me autobus.

“Ishte njëherë Nastradini dhe kishte një gomar. Një ditë, pati një ide brilante Nastradini edhe tha: Po sikur mos t’i jap ushqim unë këtij gomarit? Ça ndodh? Tani, ky eksperimenti i eci mirë nja 30 ditë, ditën e 30-të i ngordhi gomari dhe nuk po kuptonte si një gjë që 30 ditë i funksionoi shumë mirë, si lloci te dita e 30-të. Pra, kjo është në nivelin e një barcalete. Sot ka transport falas, studentët sot janë falas. Për atë që bëri studentët falas, si mendon nuk na shkoi mendja ta bëjmë për të gjithë falas? Po është e parealizueshme. Së pari, nga taksimi i përgjithshëm. Sot vetëm 17% e njerëzve udhëtojnë me autobus, 83% e të tjerëve nuk udhëtojnë me autobus, 51% ecën në këmbë, pjesa tjetër është me biçikletë dhe pjesa tjetër me makinë. Pra, ti po i thua dikujt që përdor biçikletën që do të të taksoj për një shërbim që ti nuk e merr. Ose tjetri që thotë ore unë eci në këmbë, përdor vetëm një stacion.

Pra do ta marrësh nga taksimi i përgjithshëm se ato taksat nuk janë një gjë abstrakte. Populizmi duhet të ketë një llogjikë, dhe pyetja e dytë është a ka funksionuar diku tjetër. Është përmendur Luksemburgu. Në Luksemburg të ardhurat për frymë janë 108 mijë euro për banor, niveli i Katarit. Luksemburgu është sa gjysma e Tiranës dhe është gjithë koncentrimi i bankave të Europës. Batel sot është miku im dhe thotë kur ne e bëmë falas ishte tashmë i subvencionuar 97%, ai 3%-i që kishte mbetur kostoja administrative nuk justifikonte biletat. Do të ketë një deklaratë të kryetarit të bashkisë të Talinit, sepse ai dështoi në këtë eksperiment, por duke hequr 500 milionë nga gjithë punët e tjera, jo vetëm që nuk ju shtuan njerëzit që përdorin autobusin, duke qenë se u mor buxheti i bashkisë vetëm për këtë punë, ishte vetëm 3% diferenca e shtimit të pasagjerëve.

Aboneja..se dëgjoj këto gënjeshtrat… Këta i kanë lëshuar duart te populizmi, si i kursen njeriut 52 lekë kur aboneja e përgjithshme për të gjitha linjat është 16 mijë lekë të vjetra?! Për një linjë është 9 mijë lekë ndërkohë që studentët e kanë falas, po kaq mban sistemi. E fundit, që kur të vijnë këta me rrena, do subvencionosh vetëm biletën, po llogaritë në banka? Po këta që do paguajnë kredinë e autobusit, llogaria naive gati fëminore, naive deri në dhimbje bëhet vetëm duke mat biletat. Ndërkohë pyeti çik autobusat, një autobus kushton 250 mijë euro edhe i përdorur, i riu shkon deri në 500 mijë euro”, shpjegoi Veliaj.

Po ashtu, ndër të tjera, Erion Veliaj ka ironizuar kandidatët e opozitës në zgjedhjet e 14 majit duke u shprehur se të gjithë do të hyjnë në histori si "mercenarë".

“Të gjithë kandidatët e Saliut dhe të Ilirit me vetëdije po shkojnë si tek “cjapi tek kasapi”. Pra do të hyjnë në histori si njerëz që u rreshtuan në togën si mercenarë të dy forcave ”non grata”. Është si të thuash, çfarë mendon dikush që lufton për kompaninë “Vagner”? Pra një mercenar që është non grata dhe i ka hapur luftë Amerikës mund të thotë çfarë të dojë, por nuk ndryshon thelbin. Kush shkon sot me Ilir Metën dhe Sali Berishën është turp i tij dhe turpi i forcës që përfaqëson,”-shtoi ai. 

erion veliaj zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë