Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj që zëvendësonte sot Lindita Nikollën tha se nuk ka asnjë rast të ngjashëm që i jep të drejtë opozitës.
TIRANE- Kuvendi nuk e pranoi kërkesën e një grupi prej 7 deputetësh të opozitës për të zhvilluar debat në seancën e sotme parlamentare për përfundimin e mandatit të ministres dhe deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka. Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj që zëvendësonte sot Lindita Nikollën tha se nuk ka asnjë rast të ngjashëm që i jep të drejtë opozitës. “Kërkesa e 7 deputetëve për mbarimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk qëndron. Në rendin e ditës së seancës së sotme është miratimi i dy raporteve të dy relatorëve. Në asnjë rast sipas rregullores nuk ka pasur debat për çështje të tilla. Kërkesa për zhvillimin e debatit nuk do të pranohet”, tha Felaj.
Por deputetja e PD, Albana Vokshi e shikon këtë rrëzim si një tentativë për ti mbyllur gojën opozitës. “Ajo që po tentoni të bëni, është që po tentoni ti mbyllni gojën opozitës. Nuk i referohem kësaj seance, por dhe seancave të tjera, na kemi hequr të drejtën e fjalës ne deputetëve, grupeve të interesit. Nuk është parë ndonjëherë që mos të jepet fjala. Ju shkelni në mënyrë të vazhdueshme rregulloren. Këtu po mbroni ministrat tuaj që po rrëmbejnë pronat”.-tha Vokshi.
Prej muajsh, opozita dhe qeveria janë në debat mbi mandatin e Xhaçkës. Sipas opozitës, deputetja socialiste Xhaçka shkeli Kushtetutën dhe gjendet në konflikt interesi, sepse shoqëria e bashkëshortit të saj përfitoi statusin e investitorit strategjik si dhe të drejtën e përdorimit për një periudhë 30 vjeçare të bregut të detit pranë hotelit turistik, që pritet të ndërtohet. Për këtë, PD kërkon heqjen e mandatit. /Dosja.al
Tritan Shehu TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka ngritur një akuzë në parlament për bashkëpunim mes Partisë Social...
Albana Vokshi TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi kërkon përjashtimin e kryeministri Edi Rama nga Kuvendi. Në s...
Sali Berisha TIRANË- Seanca e sotme plenare nisi me debate. Ishte kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ai i cili mori fjalën pë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është nisur për në Beograd. Sot, së bashku me liderë të tjerë t&e...
Flutura Acka TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka shpjeguar emocionet që ka përjetuar në momentin kur Grida ...
Lulzim Basha TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u është rikthyer mbledhjeve me kolegët e tij pas dorëheqjes...
Kryesia e Partisë së Lirisë TIRANË- Kryesia e Partisë së Lirisë u mblodh mbrëmjen e sotme ku janë bë...
Gazment Bardhi dhe Klotilda Bushka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar një ditë pas ‘shpërthi...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbledhur kryesinë e PL-së pasditen e sotme. Gjatë fjal&...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka prezantuar një paketë me 9 pika për krizën që...