LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Presidentja e Aleancës Socialiste Evropiane takime me grupin e PS-së, Rama e pret tek Vila 31

• Mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste. • Sot, e pranishme ishte dhe presidentja e grupit socialist dhe demokrat Europian Iratxe García Pérez. • Fjalën e parë në mbledhje e mbajti, Taulant Balla. • Kreu i grupit parlamentar të socialistëve, sipas Ballës, sot më shumë se kurrë kërkohet të jemi të bashkuar, Evropa duhet më e bashkuar dhe çdo politikë mbështetëse që planifikon Komisioni për përballimin e luftës duhet të përfshijë njëkohësisht dhe njëtrajtësisht edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. E po ashtu, paralajmëroi se nga nesër do të vihet në zbatim taksa e jashtëzakonshme. • Ndërsa Perez vuri theksin tek ecuria e reformave që lidhen me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. • Takim me të pati edhe kryeministri Edi Rama, por tek Vila 31.

2 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Taulant Balla: Javën që vjen do të fusim taksën e jashtëzakonshme

Presidentja e Aleancës Socialiste Evropiane takime me grupin e PS-së,
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se javën që vjen, HEC-eve private do t'u vendoset e ashtuquajtura taksa e jashtëzakonshme për të mbuluar shpenzimet e rritjes së çmimit të energjisë elektrike. E ndaj, sot në fjalën e tij para Iratxe García Pérez, presidente e Grupit të Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, Balla dha edhe një afat për vendosjen e taksës pas paralajmërimit nga ana e kryeministrit Edi Rama. Po ashtu përmendi dhe çështje të tjera lidhur me luftën në Ukrainë dhe vështirësitë ekonomike.

"Me angazhimin për solidaritet social, ne do të vazhdojmë të përkujdesemi për ata që janë më shumë në nevojë. Jemi ne socialistët europianë që e inicijuam dhe po e zabtojmë në disa vende në Europë taksën e jashtëzakonshme për prodhuesit dhe shpërndarësit e energjisë elektrike. Ne do ta miratojmë taksën e jashtëzakonshme javën e ardhshme dhe tre prodhuesit e mëdhenj të energjisë do të paguajnë më shumë në buxhetin e shtetit, sepse lufta atyre u dha mundësinë të fitojnë më shumë. Ata që fitojnë më shumë duhet të paguajnë më shumë, ata që fitojnë më pak duhet të paguanë aspak ose më pak taksa. Ky është dallimi i madh i yni, i socialistëve europianë, me të djathtën dhe konservatorët. Ne socialistët qoftë në Tiranë apo në Bruksel, ishim të parët që e paraljmëruam se rreziku më i madh i luftës së Putinit ishte shpërthimi i inflacionit. Ne jemi duke bere me te miren, aq sa është e mundshme, ne kushtet kur askush nuk e di se sa gjate kjo lufte do te vazhdoje. Eshtë pikërisht lufta ajo që ka rritur cmimet kudo, duke filluar nga cmimi i energjise, tek nafta dhe gazi dhe ushqimet e shportës. Mesatarisht, ne vendet e BE inflacioni eshte mbi 10%, nderkohe qe SHBA po perjeton normen me te larte te rritjes se cmimeve qe pas luftes se dyte boterore,"-tha Balla.

PJESË NGA BISEDA:

Europa po jeton epokën e rrezikut të madh dhe të një lufte edhe më të madhe se ajo që vazhdon prej 9 muajsh në Ukrainë, ndërsa një rraketë prodhim rus ra mbrëmë në një fshat mbi Poloni, ende e pakonfirmuar se nga dhe kush ishte nisur. Polonia është një vend anëtar i Bashkimit Europian dhe NATO-s dhe për pasojë mbulohet nga neni 5 i Traktatit të Aleancës: “një sulm i armatosur kundër një ose më shumë anëtarësh në Europë apo Amerikën e Veriut do të konsiderohet një sulm kundër (nesh) të gjithëve”. Ndërkohë që prej 24 Shkurtit inflacioni i luftës së Putinit po prek njëlloj çdo familje europiane, njëlloj çdo familje shqiptare. Sot më shumë se kurrë kërkohet të jemi të bashkuar, Europa duhet më e bashkuar dhe çdo politikë mbështetëse që planifikon Komisioni për përballimin e luftës duhet të përfshijë njëkohësisht dhe njëtrajtësisht edhe vendet e Ballkanit perëndimor. Sot kërkohet më shumë solidaritet, jo sepse solidariteti është vlera jonë dalluese, por sepse duhet të kuptojmë se Vladimir Putin është një kërcënim për demokracinë dhe vlerat tona Europiane. Me angazhimin për solidaritet social, ne do të vazhdojmë të përkujdesemi për ata që janë më shumë në nevojë. Jemi ne socialistët europianë që e inicijuam dhe po e zabtojmë në disa vende në Europë taksën e jashtëzakonshme për prodhuesit dhe shpërndarësit e energjisë elektrike. Ne do ta miratojmë taksën e jashtëzakonshme javën e ardhshme dhe tre prodhuesit e mëdhenj të energjisë do të paguajnë më shumë në buxhetin e shtetit, sepse lufta atyre u dha mundësinë të fitojnë më shumë.

Ata që fitojnë më shumë duhet të paguajnë më shumë, ata që fitojnë më pak duhet të paguanë aspak ose më pak taksa. Ky është dallimi i madh i yni, i socialistëve europianë, me të djathtën dhe konservatorët. Ne socialistët qoftë në Tiranë apo në Bruksel, ishim të parët që e paraljmëruam se rreziku më i madh i luftës së Putinit ishte shpërthimi i inflacionit. Ne jemi duke bere me te miren, aq sa është e mundshme, ne kushtet kur askush nuk e di se sa gjate kjo lufte do te vazhdoje. Eshtë pikërisht lufta ajo që ka rritur cmimet kudo, duke filluar nga cmimi i energjise, tek nafta dhe gazi dhe ushqimet e shportës. Mesatarisht, ne vendet e BE inflacioni eshte mbi 10%, nderkohe qe SHBA po perjeton normen me te larte te rritjes se cmimeve qe pas luftes se dyte boterore.

Niveli i inflacionit ne Shqiperi ështe ende tek 8.5%. Por ne e dimë mirë se duhet të jemi te pergatitur jo vetem per te tashmen, por edhe per te ardhmen. Ne si shumice qeverisese kemi zgjedhur te mos e rrisim cmimin e energjise elektrike per familjaret dhe biznesin e vogel, pasi e kuptojme se per shqiptaret energjia elektrike, sidomos ne dimer, eshte nje sherbim i pazevendesueshem. Pra konsumatori familjar dhe biznesi i vogel vazhdojnë të paguajnë të njejtin cmim per energjine elektrike, si para luftës, ndonese në bursë prej muajsh cmimi i importit eshte shumefishuar. Kjo eshte nje arritje shumë e madhe. Dhe kolegia Garcia mund ta konfirmojë se vendosja e një tavani për cmimin e energjisë dhe të gazit, është një betejë sot e socialistëve dhe e demokratëve në Parlamentin Europian dhe në vendet anëtare.

Në shumë vende të Europes, familjet dhe biznesi vuajne rritjen e faturave mujore të energjisë elektrike, nderkohe ne Shqiperi energjia paguhet sot njesoj si perpara nisjes se luftes. Kjo pasi qeveria eshte duke e paguar vete diferencen e rritjes se cmimit, cka sigurisht eshte nje barre e madhe per buxhetin e shtetit. Nga ana tjeter, kemi marre disa masa per te zbutur efeketet e inflacionit të luftes, masa te cilat kane shenjestruar grupet më në nevoje, te cilat jane prekur me se shumti nga pasojat e luftes. Pensionet jane indeksuar dy here per te reflektuar shtrenjtimin e cmimeve, duke sjelle nje rritje thuajse 10% te tyre vetëm brenda këtij viti. Eshte dyfishuar ndihma ekonomike per nenat kryefamiljare me dy femije, nderkohe qe muaj me pare aplikuam te njejten skeme per nenat kryefamiljare me tre femije. Ne e dime se pavaresisht ndihmës, situata nuk eshte e lehte. Por vetem duke qene bashke e duke ndihmuar njeri tjetrin, njesoj sic bëmë gjatë tërmetit dhe pandemisë, ne do ia dalim edhe kete here. Situata të tilla sfiduese dhe të vështira kërkojnë lidership të fortë dhe ekip të fortë. Dëshiroj gjithashtu të ndalem edhe në dy çështje të tjera.

Së pari, sikurse edhe vetë Parlamenti Europian ka vërejtuar me shqetësim në Rezolutën e miratuar më 10 tetor 2019 mbi “Ndërhyrjen e huaj në proceset zgjedhore dhe dezinformimin në proceset demokratike”, si dhe instrumentet e miratuara nga BE në funksion të parandalimit dhe mbrojtjes ndaj luftës hibride dhe fenomenit të dezinformimit; Vihet re një rritje e fenomenit të dezinformimit në media; dhe po ashtu edhe fenomeni i ndërhyrjes nga aktorë jomiqësorë në proceset demokratike sikur është rasti i financimeve të paligjshme ruse ndaj partive të caktuara politike. Së dyti, ne deputetët e Grupit Parlamentar Socialist i bashkohemi shqetësimit të shprehur nga Grupi Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Europian se kudo në Europë po vërehet me shqetësim një rritje e tendencave ekstremiste si anti-semitizmi, ksenofobia apo islamofobia. Ishte pikërisht kjo retorikë që çoi në krimet më të tmerrshme kundër njerëzimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është momenti të kundërshtojmë me forcë çdo shfaqje ekstremiste në rrjetet sociale apo nga politikanë të caktuar në Europë, të cilët synojnë përfitime afat-shkurtra politike me qëndrimet apo deklaratat e tyre. Rasti i fundit ishin deklaratat e anëtarit të Parlamentit Europian, Nicolas Bay, përfaqësues i ekstremit të djathtë, i cili bëri deklarata tepër të rënda fyese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe besimeve tona fetare, duke cënuar rëndë dinjitetin kombëtar të shqiptarëve. Parlamenti Europian në respekt të rregulloreve të veta kundër racizmit dhe anti-diskriminimit duhet të distancohet nga këto deklarata të papërgjegjshme.

3 VITE ME PARE

Rama takim me presidenten e Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve në PE

Presidentja e Aleancës Socialiste Evropiane takime me grupin e PS-së,
Pamje nga Vila 31

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Iratxe García Pérez, presidente e Grupit të Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian. Takimi është zhviluar në Vila 31 në zonën e ish-Bllokut, ndërsa pjesë e mbledhjes ishte dhe kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla. Pas takimi në vilë me Ramën, Perez do të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar në Kryesinë e Kuvendit. 

kryesia e kuvendit ps mbledhja e gr te ps 16 nentor 2022

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës