Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jepe dorëheqjen!
Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej" 9 Korrik, 19:07 P...
Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej" 9 Korrik, 19:07 P...
Plagosja me thikë në Shëngjin, policia: I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën 9 Korrik, 18:22 ...
EMRAT/ Krimi brenda familjes në Shkodër, identifikohet viktima dhe autori 9 Korrik, 13:55 Krim brenda familjes n&eu...
"Rama ka shndërruar fondin rezervë në llogari personale"/ Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk jan&eu...
Sipas tij, fakti që nuk pati një konferencë të posaçme për shtyp nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s është një tjetër tregues që kërkon sqarim.
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi edhe pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Ramës në samitin e NATO-s, duke thënë se Rama ishte i vetmi që u përçmua në atë Samit. Duke folur në konferencë me gazetarët, kryedemokrati shtoi gjithashtu se konferenca e paralajmëruar për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s nuk u zhvillua. Sipas tij, fakti që nuk pati një konferencë të posaçme për shtyp nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s është një tjetër tregues që kërkon sqarim.
"Së pari, thashë dhe një herë, akti i bllokimit të deputetëve të koalicionit VLEN është një akt që shkelmon marrëveshjet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por dhe marrëveshjet ndërkombëtare, mbasi këta ishin me pasaporta diplomatike.
Edi Rama përpiqet të fshihet pas këtij skandali. Sepse ky është një gjest tjetër, një damkë tjetër, që ai merr jo vetëm në rajon, por në Europë dhe në mbarë botën. Ju e patë vetë, e patë vetë në samit. E patë besoj apo jo? Aty ishte njeriu më i vetmuar. Sharlatani më i damkosur. Hokatari më i shpifur. Që mendoi se me atletet e bardha, s'po përdor shprehjet që i meriton në këtë rast, do mund të tërhiqte vëmendje dhe tërhoqi vetëm përçmim.
E patë vetë. Nuk ka një foto. Nuk ka një fjalë. Ka vetëm atletet e tij. Për të cilat protokolli turk, në darkën presidenciale i nxori kartonin e kuq: S'mund të vish! Edhe u detyrua të kthehet, mos bëjë më ekzibicionistin, por të zbresë tek këpucët normale për ngjarje të tilla. Shikojeni ju kur shkon, kur futet në pallatin presidencial për darkën e presidentit. Por aty nuk u tolerua, u përçmua. Ai pra hyri dhe doli nga ai samit si i vetmi njeri i përçmuar. Kjo është e vërteta. Kishte informuar këtu, kishte bërë gati televizionet se do dilte në konferencë shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm. Do ishte një konferencë e veçantë shtypi. Po ajo nuk ndodhi. Nuk ndodhi asgjë. Përveçse e kthyen në rresht kur humbi orientimin, gjoja humbi orientimin, që t'i dukeshin këpucët e bardha, shakaxhi i paskrupullt," tha Berisha./Dosja.al
Monika Kryemadhi TIRANË- Monika Kryemadhi i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme gjatë seancës gjyqësore q&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka cilësuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për ndërhyr...
grupi i deputeteve socialiste ne straburg STRASBURG- Disa qytetarë kanë kapur “mat” një grup deputetësh të Partis&eum...
Monika Kryemadhi TIRANË- Seanca gjyqësore në GJKKO ndaj Kreut të Partisë Liria, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit ësht&eum...
STRASBURG: Në Strasburg është zhvilluar mbledhja e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropia...
Taulant Balla STRASBURG- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Strasburg ësht&eu...
Meloni, Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografitë nga Samiti i NATO-s në Ankara. Në foto, Rama sh...
Gazment Bardhi STRASBURG- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi gjatë fjalës së tij...
STRASBURG- Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri-Bashkimi Evropian nuk arriti të miratojë një rezolutë t&eum...
GJKKO TIRANË- Sot mbahet seanca e rradhës gjyqësore mbahet sot në GJKKO ndaj Kreut të Partisë së Lirisë ...