LIVE UPDATES
Politike

Protesta/ "Me bukë në gojë", Këlliçi: Të veshur me maska në 1 të natës, patronazhistët arrestuan anëtarin e Kryesisë së PD, ndërkombëtarët të reagojnë

Ai shtoi se të veshur me maska, ata e kanë marrë me forcë "me bukë në gojë", si antishqiptarë të vërtetë.

21 Prill 2024, 13:41 Nga M.B
Protesta/ "Me bukë në gojë", Këlliçi:
Alfred Pllumbi dhe Belind Këlliçi

TIRANA- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka dalë sot në një deklaratë për mediat me anëtarin e kryesisë së degës nr. 2, Alfred Pëllumbin. Këlliçi deklaroi se mbrëmë pas mesnate, policia ka arrestuar në mënyrë të paligjshme, rreth orës 1 të mëngjesit, Anëtarin e Kryesisë së Degës 2, të Partisë Demokratike të Tiranës, z. Alfred Pllumbi. Ai shtoi se të veshur me maska, ata e kanë marrë me forcë "me bukë në gojë", si antishqiptarë të vërtetë. 

Nga ana tjetër, Pëllimbi tha, duke iu drejtuar kryebashkiakut, Erion Veliaj, se pushteti i policisë, kërcënimet dhe arrestimet nuk i trembin, përkundrazi, ai tha se i kanë bërë më të motivuar e më të fortë. Pëllumbi tha se nuk do të tërhiqen pa u larguar Veliaj nga bashkia.
 
 DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË NË PD, BELIND KËLLIÇI DHE ANËTARI I KRYESISË SË DEGËS 2, ALFRED PLLUMBI

Të nderuar qytetarë,
 
Mbrëmë pas mesnate, si në epokën e terrorit të Koçi Xoxes dhe të Bedri Spahiut, policia e Taulantit dhe Edit ka arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe burracake, rreth orës 1 të mëngjesit, në shkelje flagrante të ligjit, Anëtarin e Kryesisë së Degës 2, të Partisë Demokratike të Tiranës, z. Alfred Pllumbi. Të veshur me maska, e kanë marrë me forcë me bukë në gojë, si antishqiptarë të vërtetë, sepse kodi i shqiptarit e thotë qartë se njeriu nuk preket në bukë.
 
Këta janë patronazho-policët e narkoshtetit Rama-Balla. Të tërbuar nga rezistenca qytetare dhe protestat opozitare, për të mbrojtur hajdutin dhe kreun e Grupit të Strukturuar Kriminal 5D, Erion Veliajn dhe frikësuar opozitarët, ata kanë dalë prej dy ditësh në operacione kërkimi kundër protestuesve sikur të ishin terroristë.
 
Janë të njëjtët policë që figurojnë në listëpagesat e grupeve kriminale, që u japin atyre informacione, që punojnë për ta. Të shitur dhe frikacakë me kriminelët, trima të çartur me protestuesit e opozitës, me qytetarët e thjeshtë, që dalin para bashkisë, jo për krimin por kundër tij.
 
Edi Rama, Taulant Balla dhe Erion Veliaj, duhet të ndalin menjëherë operacionet kundër protestuesve të opozitës. Duhet të ndalojnë përndjekjen dhe kontrollet nëpër shtëpitë e tyre gjatë ditës dhe orëve të vona të natës. Përndryshe, hapi tjetër, ndalesa jonë e radhës, nuk është më bashkia, por vilat e tyre të bëra me gjakun dhe djersën e shqiptarëve, me paratë e narkotrafikut dhe krimit ekonomik.
 
Alfred Pllumbi, Franc Kaloshi, Kevin Vidrica dhe Bernard Metaliaj, që janë arrestuar dhe të tjerë që janë në kërkim, nuk ka shans të tremben apo intimidohen.

Alfred Pllumbi: Erion Veliaj, je fakti konkret se si një zvarranik ngjitet në majë, por do jesh dhe realisht një zvarranik që do të dështosh dhe do të rrëzohesh me turp, si hajduti më i madh i grupit të strukturuar të hajdutëve në Bashki të Tiranës.

Pushteti i policisë, kërcënimet dhe arrestimet dhe ato çka ke bërë nuk na trembin, përkundrazi na kanë bërë më të motivuar e më të fortë. Të jap garanci dhe siguri se ne të gjithë sëbashku nuk do të tërhiqemi pa u larguar nga bashkia ti Erion, si dështak dhe kryehajdut.

Belind Këlliçi: Demokratët, opozitarët, protestuesit, nuk ndalen. Dhuna e horrave me maska, nuk na tremb. Do të shihemi sërish të premten, sërish përpara tempullit të korrupsionit në vend që quhet Bashkia e Tiranës. Mund të keni shumë spiunë, patronazhistë, uniforma të shitura te krimi, por ne kemi më shumë popull. Ne kemi të drejtën në anën tonë.
 
Duke i falenderuar me mirënjohje, të gjithë ata që kanë dalë tri të premte rresht kundër regjimit, hajdutëve dhe narko-policëve të tij, u bëj thirrje, edhe në emër të Alfredit, Kevinit, Francit dhe Bernardit, të jemi më shumë, më të bashkuar, më të fortë, të premten në ora 11:00, përpara Bashkisë Tiranë.
 
Rama, Balla dhe pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj mund të na ndjekin natën, por ne u dalim përballë si burrat në mes të ditës.
 
Ftojmë të gjithë faktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, që të ngrenë zërin në mbrojtje të qytetarëve të thjeshtë, të cilët janë përditë në luftë më korrupsionin dhe keqqeverisjen e Erion Veliajt.

Të dënojnë një herë të vetme dhunën e ushtruar ndaj protestuesve paqësorë, nga paramilitarë dhe patronazhistë pa mjete identifikimi apo simbole të Policisë së Shtetit, një pjesë e të cilëve janë të evidentuar tashmë si kultivues e përdorues të lëndëve narkotike, e si rrjedhojë janë pranuar në polici tërësisht jashtë kritereve që kërkon ligji për Policinë e Shtetit dhe të vetmin kriter që plotësojnë është të qënurit anëtar i PS dhe përdorimi i tyre si kamikazë kundër protestuesve tëopozitës.
 
Garantojmë qytetarët se të gjithë ata individë dhe çdokush që uniformën e Policisë së Shtetit e identifikon si kontribut për PS e jo në shërbim të qytetarëve, do vijë shumë shpejt dita që do të përgjigjen para ligjit dhe qytetarëve shqiptarë.  
 
Sa për Erion Veliajn dhe shtabin e tij elektoral 5D, me të cilin vodhi votat dhe çdo ditë vjedh paratë e qytetarëve të Tiranës, na keni përballë dhe përballë do na keni!

belind kellici

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës