LIVE UPDATES
Politike

Projekti TID/ Auron Tare: Specialistët e trashëgimisë nuk kanë folur! Modeli që ofron AADF është i dështuar

Ai tha se takimin me banorët e prekur duhet ta kishin bërë nga vartësit e kryeministrit vite më përpara.

15 Shkurt 2026, 08:19 Nga E.d
Projekti TID/ Auron Tare: Specialistët e trashëgimisë nuk
Auron Tare

TIRANË- Eksperti i trashëgimisë kulturore, Auron Tare ka folur për projektin TID në Durrës. Gjatë një interviste televizive, Tare u shpreh se nuk ka pasur konsultime apo debate publike me banorët, të cilët preken nga investim.

Ai tha se takimin me banorët e prekur duhet ta kishin bërë nga vartësit e kryeministrit vite më përpara. Tare deklaroi se modeli i Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AAFD) në projekte të tilla, është i dështuar.

Eksperti tha se specialistët e trashëgimisë nuk kanë folur, në lidhje me këtë situatë. Sipas tij ata duhet të ishin të parët që duhet të kishin reaguar. Ai tha se nuk mund të prishësh 74 shtëpi pa debate publike. 

“Është një projekt i cili, për 6 vjet tashmë, prej 2021, Ministria e Kulturës, bashkia e asaj kohe, dhe AADF, u ulën bashkë, firmosën një marrëveshje për të bërë një projekt në këtë zonë. Që nga ajo kohë, nuk ka pasur konsultime debate, vërejtje, komente me banorët. Nëse ajo zonë do kishte ndërtime të bëra pas vitit 1990, projekti, shteti do kishte të drejtën për t’i prishur. Nëse do të ndërhyhet në objekte që kanë mbi 100 vjet atje, banorët kanë 100 vjet aty që jetojnë, është jashtëzakonshme mënyra se si është operuar deri më sot, fshehurazi, pa diskutuar me njerëzit.

Sot takimi që pati kryeministri me banorët, duhet ta kishin bërë vartësit e kryeministrit, vite përpara, duhet të ishin ulur me banorët, të kishin diskutuar. Projekti rreth e qark amfiteatrit, por bëhen nga njerëz që nuk folën kur u bë Veleira dhe u prish zona arkeologjike. Po lexoja pak dokumentacionin ekohës, projekti do të bëhet nga bashkia, Ministria e Kulturës dhe opratorët privatë, kush janë këta operatorët privatë. Unë jam shumë dakord që zona do një riformatim, do e gjithë trashëgimia e Durrësit. Nuk mund të kesh një amfiteatër të rrethuar me kulla, me pallate.

Kush i kërkon llogari ish kryetarit të bashkisë, që prishi portën atje dhe ndërtoi pallatin e vet? Kryetarja e bashkisë e lejon të prishë trashëgiminë dhe të bëjë pallat, ndërsa ata banorë i përzë.  Godina e viteve 1940, sipas ligjit, duhet të jenë diku te 100 vjet që t’i kapë ligji i trashëgimisë ka një problem, periudha italiane dhe e vilave tona në Tiranë, Durrës, kanë vlera të jashtëzakonshme kulturore. Periudha e mbretërisë dhe arkitekturës së mbretërisë ka vlera të jashtëzakonshme. Kanë rëndësi shumë të madhe. Sa i përket menaxhimit, unë mendoj se ka ardhur koha që zërat e rëndësishëm të trashëgimisë kulturore, duhet të flasin për projektet e AAFD, është fond bankar.

Futet me para, por nuk ka eksperiencë. Morën Butrintin, dhe nuk kanë sjellë asnjë specialist, kanë sjellë ish komunalen e Gjirokastrës për ta menaxhuar. Pazari i Gjirokastrës, është dështim i plotë në administrim. Modeli që ofron AADF, është model i dështuar. Piramida, kemi organizuar fushatë për ta shpëtuar shembjen e piramidës nga qeveria e Berishës. Sot piramida është transformuar. Mund t’iu jap të tjera shembuj të impaktit që ka AAFD. Për të vërë para po, por për të menaxhuar trashëgimin kulturore të shqiptarëve, nuk kanë eksperiencë.

Vetë specialistët e trashëgimisë, e kanë shitur lojën. Janë ata të parët që nuk flasin. Po të kishin folur ata, arkitektët, do ishte një zë i fuqishëm, që do i thoshte kryeministrit dhe institucioneve, prit se duhet diskutua dhe duhen debatuar këo çështje. Nuk mund të prishësh 74 shtëpi pa debate publike. Unë nuk jam marrë specifikisht me këtë çështje, ka një gjë. 6 vjet që ky proces ka zgjatur, në dijeninë time është bërë pa konsultimet e banorëve. Unë do doja ta shikoja amfiteatrin të restauruar, të bukur, nuk mund të shikohet i shkëputur nga pjesët e tjera. Unë do e shikoja të gjithën në kompleks, jo të shkëputur. Gjëja shikohet në kompleks, nuk mund të shkosh vetëm te amfiteatri, duhet të shohësh të gjithën. Edhe unë po të isha qytetar atje, do protestoja", tha Tare./Dosja.al

auron tare tid durrës

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet