LIVE UPDATES
Politike

Pritja e afganëve/ Rama: Modestia s'është pika ime e fortë, ndodhi që isha unë kryeministër

Rama tha se ajo çfarë ndjeu përballë kaq shumë hezitimi dhe kaq shumë refuzimesh që vinin nga vende mjaft më të pasura për t’iu hapur dyert afganëve ka vetëm një emër: “Turp”.

2 Qershor 2022, 14:23 Nga DOSJA
Pritja e afganëve/ Rama: Modestia s'është pika ime e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Joan Ganz Cooney Global Leadership Award” në darkën vjetore të Sesame Workshop për pritjen që vendi ynë i bëri afganëve të ikur nga vendi i tyre për shkak të dhunës së talebanëve. Gjatë mesazhit të tij, Rama tha se ajo çfarë ndjeu përballë kaq shumë hezitimi dhe kaq shumë refuzimesh që vinin nga vende mjaft më të pasura për t’iu hapur dyert afganëve ka vetëm një emër: “Turp”.

FJALA E KRYEMINISTRIT RAMA

Jam shumë, shumë mirënjohës, por jam edhe tejet i keqardhur, që më duhet të përsëris diçka që e kam thënë shumë herë, sa në pozitë ndihem. Mos më keqkuptoni, është një nder, nder i madh e, gjithashtu, një kënaqësi e madhe që gjendem sot këtu, po nuk arrij dot ende të bëj paqe me faktin që ajo çka duhej të ishte rregulli, është përjashtim. Më duhet t’ju them, duke qenë se jemi këtu pas dyerve të mbyllura e nuk na dëgjon kurrkush, se ajo çfarë ndjeva përballë kaq shumë hezitimi dhe kaq shumë refuzimesh që vinin nga vende mjaft më të pasura për t’iu hapur dyert afganëve ka vetëm një emër: “Turp”.

Shumë njerëz më kanë pyetur: “Pse? Pse do ta bënte Shqipëria këtë? Pse do e merrja unë këtë vendim?” Ndoshta, edhe në këtë sallë ka njerëz që pyesin veten “pse”, si ndodhi që një prej vendeve më të varfra të Europës ishte një ndër vendet e para që u hapi dyert njerëzve, që përpëliteshin mes jetës e vdekjes.

Përgjigjen e kësaj pyetjeje e gjejmë në historinë tonë, që është një histori mikpritjeje, një histori respekti karshi njerëzve në nevojë, një histori e mishëruar në kushtetutën tonë të parë, kodin e shqiptarëve, ku shkruhet: “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”. Me “mik” nuk nënkuptohej thjesht ai që ftohej, por ai që të trokiste derë, se gjendej në nevojë. Në bazë të këtij kodi, trokitja në derë është vullneti i Zotit dhe ti duhet ta hapësh. Kujtdo që i bie asaj dere i duhet dhënë strehë, kujdes dhe mbrojtje.

Ndoshta këtu e ka zanafillën arsyeja se pse Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë që pati më shumë hebrenj pas luftës sesa para saj; vendi ku asnjë hebre, as edhe një i vetëm, nuk iu dorëzua nazistëve. Në ato kohëra aq tragjike, kur hebrenjtë braktisnin shtëpitë e tyre kudo në Europë, Shqipëria u bë vendi tek i cili hebrenjtë vinin, nuk iknin; vinin për t’u mbrojtur.

Ka një histori, mes shumë të tjerash, që dua ndaj me ju, për katër udhëheqësit fetarë të vendit tonë, që shpesh thuhet se është vend mysliman, por jo. Ne jemi një vend ku myslimanët dhe të krishterët bashkëjetojnë me respekt të plotë për njëri-tjetrin. Këta katër udhëheqës, të cilët u thirrën në Berlin nga njeriu që ishte në krye të operacionit “Zgjidhja përfundimtare”, përfaqësonin katër bashkësitë fetare të Shqipërisë, të krishterët katolikë, të krishterët ortodoksë, myslimanët sunitë dhe bektashinjtë, myslimanët shqiptarë. Atyre iu kërkua të nënshkruanin një marrëveshje me Rajhun e Tretë, që kishte dy pika: të lejonin regjimin nazist të merrte floririn shqiptar, që asokohe gjendej në bankën e Romës dhe të bashkëpunonin me regjimin nazist për të kapur hebrenjtë. Ata dhanë firmën për floririn, por nuk e dhanë për hebrenjtë. E kështu historia vazhdon, për të ardhur te ne, kur ishim refugjatët që linim vendin, duke marrë arratinë jo nga një regjim fetar fondamentalist si ai i talebanëve, por nga një regjim ateist, që pati kurajë ta shkruante në kushtetutën tonë se Republika e Shqipërisë është republikë ateiste, ku besimet fetare ishin tërësisht të ndaluara, ku jeta ishte një ferr dhe vendi, asokohe, ishte Koreja e Veriut e Europës. Kështu, e lamë vendin, për të gjetur strehë diku tjetër, tridhjetë vjet më parë dhe kur Afganëve iu desh të linin vendin për të gjetur strehë e për t’i shpëtuar vdekjes, si mund të thoshim “jo”! Si mund të mos ua hapnim derën dhe si mund të pyesnim për ngjyrën e lëkurës, për fenë në cilën besonin apo sa afër a larg ishin nga Shqipëria?! Jo, nuk mundeshim! Thjesht, thamë “po”. Për aq kohë sa kemi një shtëpi, ajo shtëpi i përket gjithkujt që gjendet në nevojë dhe ne u vijmë në ndihmë e do t’u vijmë përherë në ndihmë, jo me fjalë, por me vepra. Pra, e bëmë për nder të traditës sonë, e bëmë në nderim të historisë sonë personale si refugjatë, por e bëmë po ashtu në nder të fëmijëve tanë dhe fëmijëve të fëmijëve tanë, pasi, në fund të fundit, e vetmja pasuri që kemi dhe u detyrohemi fëmijëve tanë është kujtesa. Unë shpresoj fort që, një ditë, Shqipëria të jetë vend i pasur, por lutem kaherë që të mos renditemi mes vendeve më të pasura që kanë humbur kujtesën. Duhet ta ruajmë kujtesën.

Falë Zotit, ka shumë, kaq shumë njerëz në këtë vend, njerëz vullnetmirë, që ngrihen për atë çka është kaq e vlerë e nuk mund të shpërfillet në emër të asnjë zgjedhjeje, në emër të asnjë pushteti, në emër të asnjë interesi të caktuar dhe që është humanizmi. Jam shumë krenar, shumë i nderuar dhe ndihem shumë i përulur që gjendem sonte mes jush e që e kam renditur veten e vendin tim krah jush e krah shumë njerëzve që kanë nderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që nderon me vepra, jo me fjalë, atë çka Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë për këdo. Njerëzit, ashtu siç na tha edhe Nazarini, janë tri herë më të prirë e më të gatshëm t’u hapin dyert refugjatëve sesa qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fund, dua t’ju them se jam këtu, sepse Shqipëria, që prej ditës së sotme dhe duke nisur nga nesër, do të jetë vendi që do të mbajë kryesimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Është hera e parë në historinë tonë që ulemi në atë Këshill dhe do të ishim shumë krenarë e shumë mirënjohës, nëse Sesame bashkë me Ëelcome US do të pranonin ftesën tonë për të ardhur më 6 qershor në Këshillin e Sigurimit, për t’i folur Këshillit dhe mbarë botës për fëmijët e Ukrainës dhe të gjithë fëmijët e njerëzve, familjeve anekënd botës, që po vuajnë kaq shumë duke lënë shtëpitë, duke u zhvendosur.

Sherrie tha se ishin 100 milionë. Janë shumë! Ajo çfarë bëmë shpëtoi disa mijëra. Dua ta përmbyll duke nderuar një shqiptare të madhe, Nënë Terezën e Kalkutës, Shën Terezën e Shqipërisë, e cila ka thënë: “Në vend që të mallkosh errësirën, ndiz një qiri”. Ne i ndezëm qirinjtë tanë dhe do të vazhdojmë kështu. Ju falënderoj shumë, shumë, për diçka për të cilën dua të tregohem shumë modest e modestia nuk është pika ime e fortë, por dua të tregohem modest, sepse kjo është e vërteta. Nuk ishte merita ime, sepse thjesht ndodhi që unë të isha kryeministri, është merita e shqiptarëve, që e mbështetën plotësisht vendimin dhe kur u pyetën sesi ndiheshin për këtë vendim, një shumicë tejet më e madhe sesa ajo që mbështet qeverinë tha: “Patjetër. E kemi kaluar vetë. E dimë si ndihesh dhe e kemi për nder t’u hapim dyert atyre që, sot, janë shqiptarët e 30 viteve më parë”.

Sondazh

Poll

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...